ME RASTIN E 40-VJETORIT TË NDARJES NGA JETA TË ARTISTES SË MERITUAR, Znj. EVGJENI SHTREPI (VESELAJ).
Nga: Natasha Limaj (Fejzaj )
Sot më 4 qershor , me rastin e eventit përkujtimor të artistes së madhe vlonjate Evgjeni Shtrepi organizuar në mënyrë dinjitoze për një ikonë arti , në teatrin e qytetit “Petro Marko “ kalova një ditë të paharrueshme.
Emocione të rralla më la vlerësimi i kësaj bije vlonjate , si dhe rikujtimi i gjithë punës së saj artistike , sidomos renditja e roleve të saj në skenë . Parodistët tanë perlë, Afrimi, Agroni dhe Meti, si dhe gjithë trupa e estradës së Vlorës na e ringjallën artisten e madhe duke luajtur rolet e saj. Gazmendin e qytetarisë e ndezi edhe zëri melodioz i këngëtares Ludmilla Baballëku. Më ndjeni , kushdo që ta lexoj, këtë shkrim, sinqerisht emocionet më erdhën të papërsëritshme, sa që muza ime shpërtheu në këto vargje :
UNIKJA EVGJENI
Ftesën, për një event arti,
Seç, e mora pasajdi “,
Stemimazhi kraharorit,
Ç’më kthehu, prap në fëmijë…
Para syve – Labëresha –
Karakteret furtunë deti,
Rolet në gojë të Matildës,
Ringjallur, EVGJENI SHTREPI…
Bijë vlore – labërie,
Humorin pikant në gojë,
Vetë memorja shekullore,
Për Ty… do të ligjërojë…
Panteonit artistik,
Gur i çmuar qoshelli,
Të ka ngjeshur Vlora gjakut,
Moj…Unikja Evgjeni!!!
Qofshë udhërrëfyese për ardhmërinë !…
Natasha Limaj ( Fejzaj )
Me dy aktorët e estradës së Vlorës që na kanë emocionuar për 50 vjetë në skenë Lavdie Bisha dhe Qirjako Sava.