PËR SYRIN E PËRLOTUR
Nga Ramiz Kuqi
Mëngjes me diell. Herët janë zgjuar ëndrrat sot, herët. Qielli duket gri . Mjegullnajë buzë Lypetenit. Re të bardha brufullojnë gjithandej.
Fjala ime kërkon syrin e liqenit, atë syrin e bukur që s’arrita ta gjej kurrë. Sa herë dua ta bëj portretin e atij syri magjepsës, fluturojnë pelikanët mbi syprinë dhe, çuditërisht krijojnë një rreth sikur duan të vallëzojnë mu aty ku kërshëria ime rri e zgjuar. Se dua ta shoh atë sy liqeni, të kaltër, dua ta shoh nga afër, si i hap qepallat e syve, si e vështron botën përreth, si fle, si zgjohet në mesnatë, si i fut në gji këto valë të trazuara. Po ja që syri, sa herë që i afrohem, ose mbyll kapakët që mos t’ia zbuloj bukurinë e bebëzave , ose erë e fortë ngrihet mbi syprinë dhe unë mbetem me gojë të hapur. Më shket nga syri im!
Për syrin e përlotur që udhëton, si çdo sy nëpër botë. Natën e lë portretin e syrit në mes dallgëve e flet me shtojzavalle, ato shtojzavallet e bukura si peri. Me flokëgjatat, këmishë lehorat, bardhokët e ëndrrave të njerëzve që s’i panë kurrë. Vetëm se i imagjinuan si duken ato.
Ky sy liqeni më përcjell dhe e përcjell e rrallëherë takohemi, rrallë.Në këto kohë të vështira, kur askush askë nuk e njeh më, ka marrë arratinë nëpër stinë mërgimesh. Vjen e kthehet, ulet buzë liqenit dhe e sheh portretin e tij në mes , rrethuar me pelikanë. E vet shndërrohet në palikanë, përplot ëndërrime. Deri të një rreze dielli sa udhë e largët, sy i liqenit. Sy magjepsës !
Ku ndeshet syei i poetit ,aty ku shpirti i ben gjemen dhe zemra i rrah per diqka te pa zbuluar ! Ajo pik loti si rrjodhi si krua ehhh ata sy te magjeps si ushterren pa kroje ne vap me djell,pa hije lisash ,ehh ku te qllodhej syri i tretur qe shumher gjithesin e gjen ngushllim per ti falur gjitheqka te fshehte qe jeto juk ja mundesoi dote te realizoj :(