Shtëpia Botuese “MALE” publikon librin e dytë “Dashuri cigane” të poeteshës Mimoza Çobo, me redaktim dhe kopertinë nga shkrimtari Vullnet Mato.

 

13384726_565618023646898_1048761751_n

 

Shtëpia Botuese  “MALE”  publikon librin e dytë  “Dashuri cigane”  të poeteshës Mimoza Çobo, me redaktim dhe kopertinë nga shkrimtari Vullnet Mato. 

 

 

Pak fjalë për këtë libër që flet vetë.

 

Për vlerat e spikatura të librit të dytë “Dashuri Cigane” të poeteshës së talentuar Mimoza Çobo, mendoj të flas shkurt, sepse më gjatë flet vet libri dhe është folur gjerësisht në librin e parë të saj, ku është thënë, se ajo sjell në poezi, krijime me mjaft elegancë, me brishtësi femërore, me ndjesi të holla dhe të veshura me një tis magjie, herë transparente e herë të nënkuptuara. Ku natyrshëm spikat bota e madhe e femrës dhe realiteti, dashuria dhe ëndrrat, të cilat janë nebuloza e krijimit të një realiteti poetik origjinal dhe tepër të bukur, të larë në një ujëvarë drite dhe gurgullimë dashurie, me tinguj të ngrohtë lirik.

 

 

Mimoza cobo - 1

Mimoza Çobo

 

Është thënë gjithashtu, se Mimoza operon në poezinë meditative me një bagazh të pasur mjetesh stilistike figurative, ku realitetit jepet nga një femër e ndjeshme, vibruese, e dridhshme, njerëzore dhe e ëndërrt, me figura të befta e të gjetura me fantazi të veçantë. Aty është femra që flet. Është zëri i saj tingëllues herë si një pëshpërimë, herë si një ledhatim dashurie, herë si një brengë dhe herë si një thirrje, për kohën dhe shqetësimet që sjell tek njerëzit.

Ajo mund të quhet me të drejtë një poeteshë e konsoliduar, mjaft e ndjeshme, me një varg të realizuar mirë, me shpirt të ndjeshëm plot shpresë, plot jetë dhe dashuri. Kjo krijuese mund të quhet edhe mjeshtre e përdorimit të figurave poetike. Krijimtaria e saj poetike është e pjekur dhe mjaft shprehëse, e prekshme dhe e kuptueshme, nga të gjithë lexuesit.

Në këtë libër të dytë, me këtë titull tërheqës; “Dashuri Cigane”, Mimoza Çobo, për një kohë relativisht të shkurtër, bën disa hapa të mëdhenj krejt befasues, duke u ngjitur në shpatmalet poetike, me një vendosmëri e guxim të paparë, për t’u renditur me dinjitet të merituar përkrah poetëve më të mirë të vendit tonë. Ky shembull i saj, është nja fakt i gëzueshëm, që tregon se në poezinë shqipe bashkëkohore, po buisin bisqe femëror, me një frymë krejt të re e botëkuptim të gjerë për jetën, që tërheqin vëmendjen e lexuesit e bëhen mjaft të dashur për ta.

 

 

vullnet

Vullnet Mato – shkrimtar, redaktor i librit.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s