TË DUA…!
Nga Ramije Ajdini
Mbrëmje e qetë praneverore dhe rrezet e brishta të hënës që butësisht më përkdhelin fytyrën. Qielli është i kthejellët dhe i stolisur me yje. Qetësi. Dëgjohet vetëm shushurima e gjetheve. Fryn një puhi e lehtë dhe e ngrohtë. Prej diku larg dëgjohet si në kllapi një melodi e bukur, e cila më kujton sërisht takimet tona, por që sonte jemi shumë larg. Në mendje mbaj kujtimin që më dhurove. E ky kujtim thuajse ndez një zjarr të madh në zemrën time, flaka e të cilit më shtyn të të shkruaj, Por se si të filloj, këtë as që vetë s’e di! Se di as se ç’ do të shkruaj! E megjithatë lapsin nga dora nuk e lëshoj. Të dua shumë! Ti je si ëndrrat e bukura, si kaltërsia e qiellit, si karafili i kuq, era e të cilit na kënaqte shpirtin të dyve. Jo! Kurrënjëherë s’mundem të të largoj nga vetja. Ti më je çdo gjë. Fytyra jotë i ngjan kësaj hëne e sytë e tu si dy yje, balli yt si hapësira e qiellit, zëri yt melodik që është më i ëmbël se zëri i bilbilit, duart e tua, ato duar të buta që dinë të më përkëdhelin edhe më butësisht. Buzet e tua të ëmbla si mjalti, dua ti puth sërish dhe të vdes për së gjalli. Gjithnjë më rri para sysh e s’më le të qetë.
I dashura im! Unë s’ mundem pa ty dhe ti këtë e di mirë, pasi ti je dielli im dhe tërë jeta ime. Çdo çast pa ty është një shekull, e çdo ditë pa ty është e errët. Të dua si e robëruara lirinë, si prindi fëmijën, si e sëmuara shëndetin, si e verbuara ditën ,…! Të dua. Fort të dua…! Të dua… Kjo është fjala ime e fundit që do ta shqiptoj deri sa të më soset edhe fryma ime e fundit . Kjo është kohë e zjarrtë dhe e artë, prandaj edhe ne të dy do kalojmë të lumtur…
Të dua, por ti: a më do i dashur?! Dashuria është FENERI i fatëbardhësisë tonë ! …, mandaj le të jetë pranverë me lule – karafilash, vetëm le të jetë verë e përjetshme?!!