Motrat Libohova, një rrugë plot dhunti e pasion në këngën shqiptare / Nga: Hyqmet B. HASKO

Motrat Libohova, një rrugë plot dhunti e pasion në këngën shqiptare

 

 

Hyqmet Hasko- 2

Nga: Hyqmet B.  HASKO

 

Motrat Libohova, si duet dhe secila më vete, janë individualitete të spikatura të këngës shqiptare, qoftë të këngës popullore, qoftë asaj të përpunuar e të lehtë, ku kanë sjellë një vokal zëri unikal, sharm dhe elegancë zëri të papërsëritshëm, një magji që vjen nga shumë elementë që ato mbartin me vete, si këngëtare dhe si femra me një botë të pasur ndjenjash dhe pasionesh njerëzore. Ngrohtësia dhe temporitmi i këngës së motrave Libohova, Irma dhe Eranda, janë në perfeksion me ëmbëlsinë e portretit të tyre, me notat e thella që zotëron vakacionin e tyre, me çiltërsinë dhe qashtërsinë që i karakterizon në skenë, ku duket sikur kanë lindur, janë rritur e kanë hedhur shtat, por dhe në jetë, ku pasioni i tyre për të bukurën i çon në kërkimin dhe zbulimin e rrugëve të vështira por të bukura të një arti të magjishëm.
Gjeografia e këngës së tyre është një gjeografi e thyer dhe përfshin jo vetëm këngët me motive tiranse dhe të Shqipërisë së mesme, ku ato, sigurisht, ndihen mjaft komode, por dhe këngë të jugut e të veriut shqiptar, të cilat ato i sjellin me një vokacion tepër interesant e mbresëlënës.
Motrat Libohova tentojnë të thyejnë traditën e këngës shqipare, me një modernitet të natyrshëm, që buron jo vetëm nga tematika dhe muzika e këngëve që këndojnë, por mbi të gjitha nga kompleksi individual i veçantive të tyre si këngëtare, që iu japin këngëve shpirt dhe i bëjnë shumë komunikative dhe të afërta për poublikun artdashës. Ky i fundit i ka ndjekur dhe vazhdoin t’i ndjekë ato kudo ku kanë shkuar, në të gjitha skenat shqiptare, brenda në Shqipëri, por dhe në mbarë hapësirën shqipfolëse, si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, diasporë e gjetkë, duke i përcjellë me ngrohtësi dhe dashuri.

 

 

13339506_1285724108123208_5886403148384815999_n

Motrat Libohova

 

Në këngën “Dy motrat”, shpaloset me dashuri mrekullia e një bashkimi jo vetëm familjar, mbi bazën e genit të përbashkët, që buron nga afërsia e gjakut, por dhe përbashkësia e shpirtit artistik, rritja e tyre në skenë me këngën, poezinë dhe dashurinë për të bukurën, për artin dhe botën e artistëve.
Tek kënga “Të kërkoj”, me muzikë të kompozitorit të shquar Agim Krajka, me nota të thellë lirike, motrat Libohova përcjellin një etyd dashurie, plot drithërima dhe pasione jete, plot gjallëri dhe ngrohtësi idiilke e romantike.
“Shiu i verës” është një kantatë plot drithërima pasioni, që motrat Libohova i thurin një dashurie të shkuar e të munguar, të cilëin e sjell si rekujem të një kohe tjetër një shi i ngrohtë dhe i trishtuar, një simbol i të kalurës që vjen me imazhin e një stine plot psherëtima dhe mall dashurie.
Kolazhi me këngë shqipe i motrave Libohova është një udhëtim gjeo-esetik në botën e muzikës sonë, brenda e jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë, një ndërthurje e folkut të mrekullueshëm me vokacionet e modernitetit, të muzikës fine të përpunuar, të cilës ato I japin dritë, temporitëm dhe një gjallëri të pazakontë.
Kur dëgjon këngët e motrave Libohova, irmës dhe Erandës, provon një shije të njomë ëndrre, shijen e plotë e diçkaje që ekziston përtej një realiteti të rëndomtë, shijen e një bote të transfiguruar në nota, ritme, muzikalitet lirik, e cila vjen herë me anë të unit të dy këngëtareve, herë me anë të mjediseve, pamjeve e peiazaheve të natyrës e të shpirtit njerëzor, të cilave ato iu bëjnë përcjellje me artin e tyre mrekullor.
Kënga e tyre është një këngë e pjekur, e thellë, meditativo-lirike, me tone të kthjellëta e të rrëmbyera njëherazi, me një diapazson të gjërë thyerjesh e këndshikimesh, me shpirt të përndezur nga thagma e dashurisë, erotikës, mallit, idilit, gjendjeve eterike, që ato na përcjellin në skenë, me një magji të plotë.
Është një këngë shumëplanëshe e dy këngëtareve të formuara në një shkollë të mirëfiltë artistike, por ende më shumë në skenë, ku vetëdija e tyre për misionin që kanë në jetë është identifikuar me këngën dhe skenën, kryedashuritë, që i shpien ato tek të gjitha dashuritë e tjera që i rrethojnë dhe të cilave iu blatojnë vetë shpirtin e tyre artistik .
Eranda dhe Irma iu bien kryq e tërthor imazheve që i shoqërojnë si nxitje muzikore e tekstit, kompozimit, gjetjeve të skenës, materializimit final si akt kriues, ku ato ndërthurin një botë të përndezur nga sharmi dhe vezullimi, me brengat, iluzionet e një kohe të vështirë, por të bukur.
Në këtë rendje të vrullshme malli, trishtimi, brenge, iluzioni, vetmie, melankoli, erotike, dhimbjeje, shkretimi, thirrje e këngëtareve për dashuri njerëzore është një thrrje zemre.
Në këtë shtrat rrjedh ujëvara e këngës së tyre magjike, unikale në llojin e vet, një endje idilike, ku dhimbja e dashuria rrinë bashkë, duke na treguar dimensionet e një shpirti të pasur e të pastërt, përtej retorikës kallpe dhe intonacioneve shabllone dhe imitative, me të cilat është mbushur dëng muzika shqiptare. Ato i këndojnë me një zë melodioz, plot ritme të hazhdisura, mallit, çastit mister e triller, dimrit të metropolit dhe të viseve të shkreta ku endet shpirti kërkimtar, vjeshtës së dashurisë së humbur, kaosit urban dhe rural, aromës së dashurive të ikura në një kohë pa kthim.
Motrat Libohova e kërkojnë lumturinë tek kënga, në atë harmoni me vetveten dhe të tjerët, ku gatuhet dashuria për të bukurën dhe për artin e fuqishëm, që ngre peshë shpirtin njerëzor dhe iu jep udhë pasioneve të forta.
Këngëtaret kanë në fokus të çdo kënge një shtysë nga jeta, një ndodhi të cilës ato i referohen dhe mbi to ngrejnë kubatorën e ndërtesës së tekstit, (në basjhklëpunim me autorët e teksteve) muzikës (në basjhkëpunim me kompozitorin), skenës dhe interpretimit mjeshtëror.
Koncepsioni lirik i këngëtareve përfshin përditshmërisë, brengat, iluzionet, vrazhdësinë e realitetit, butësinë e ëndrrës, rekujemin e dashurisë. Ato eksplorojnë në një realitet të prekshëm, ku secili gjen vetveten dhe duket sikur rijeton jetën e këngëtareve, vizionin e tyre për shoqërinë dhe botën që i rrethon.
Duket se Irma dhe Eranda nuk kanë dalë rastësisht dhe aspak për hir të modës në rrugën e këngës, por ardhja e tyre në këtë rrugë, m me një botë të larmishme mesazhezh dhe gjendjesh emocionale, tregon se ato janë në rrugën e tyre, në atë rrugë ku ka kohë që kanë shtruar shinat koleget më të spikatura të këngës shqiptare dhe ku ato rrinë denjësisht dhe me një portret të mrekullueshëm për atrtdashësit tanë.
Duke risjellë në vëmendje të lexuesit aktin e tyre artistik, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse tundim një dorë inkurajuese për motrat Libohova, këta dy këngëtare brilante, me një pasuri të madhe teknikash të të kënduarit dhe me një fokusim të shpirtit të tyre estetik, që është bërë shpirti ynë kolektiv për këngën dhe dashurinë njerëzore.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s