Poezi nga Raimonda MOISIU

 

13239342_10209326668902916_8845178793365372814_n

Poezi nga Raimonda MOISIU

 

 

Dëshira e ndezur në ….

 
Në castin e shpirtit të nxirë,
trishtim e mërzitje,
nuk gjej rezonncë,
në asnjë
shkëndijë drite.


Dëshira e ndezur,
në jastëkun e ëndërrave ,
me fton në kotësi
dhe asnjë yll
nuk shoh të ndizet në sytë e mi.


Mërzitem e trishtohem,
se e kaluara nuk kthen
e si gozhdë e ngulur,
në të sotmen,
pamundësia më mbërthen.


Tallazitur në erërat e kohës,
që fryjnë në cdo kënd të vetmisë,
një serenatë tashmë
i thurr vetes
ngecur në pengjet e rinisë…..


Ndjehem si një statujë e vetmuar,
diku në fundvjeshtë, në park,
a si anije ngecur,
në fund të detit,
me shpresë për jetë fare pak.

 

 

 

 

Korçë, po të vi me thinja…..!

 

Kur ty të lashë përgjithmonë plot lotë atë pranverë……

Fuqi nuk kisha, kokën pas ta ktheja edhe njëherë……..

 

Moj Korçe, Korça ime, të ika përgjithmonë,

Dhe mora oqeanet andej nga perëndon,

Te Varri i Mirahorit , kujtoj buzët ndala pak,

“Mos më braktis, moj bijë,”, tha Mirahori plak.

“Do të pres deri të kthehesh, do duroj pa u tharë”,

Me dha një lulebliri që kish çelur mbi varr.

 

Tingujt e serenatës vinin me kitarë:

“ Monda , mos e harro shtëpizën ku ke qarë,

Diku ta ruan fshehur ajo dashurinë e parë”,

Kalldrëmet e rrugicës veç heshtnin si kokalla,

Që papritur nisën të britnin porsi qenie të gjalla….

 

Avioni më së fundi u nis lart nëpër erë,

E di që kisha lënë pas nënën e mjerë,

Zemra e saj qante papushim,

Ndërsa mua avioni më mori në fluturim.

 

Korçë, po të vi me thinja, kam ikur si zambak

Më fal që s’i mbaj lotët, o Mirahori plak

Dikush pranë luleblirit paska mbjellur zambak

Ky zambak i panjohur më lutet ta puth pak

Po buzët po më dridhen e nuk e puthin dot

Ti do sy të qeshur, zambak, por i kam me lotë.

 

Tej, tingujt e serenatës më vijnë këtu mbi varr,

Dhe plakut i tregon dashurinë time të parë,

Tej duket Korça ime me flokët onde – onde

“Sa kohë ke pa ardhur…Sa të kam pritur, Monda!”

 

Kur ty të lashe përgjithmonë plot lotë atë pranverë…

Fuqi nuk kisha, kokën pas ta ktheja edhe njëherë .

 

 

Dua DIELL……diell DUA! 

 

Ftohtësira ka pushtuar shpirtin tim,
fluturon symbyllur nëpër trupin,që ngjet
si shtëpija e boshatisur e qyqeve.


….Lëviz e vetmuar ,kam ftohtë ,
Si një harabel i mjerë mes dëborës
Që nuk ndjen ngrohtësirë askund.


Me sytë e trishtuar të një murgeshe të re para altarit,
vështroj qiellin,
i kërkoj mëshirë, i lutem me zë
me përgjërim
-të më falë diellin.


Dua diell!
Diell !
Diell dua,
sic duan qëniet e gjalla ajër.
Diell,
që të më ngrohë, të më shpëtojë,
të më ndricojë rrugën, për
në kështjellën e dëshirave.


Diell,
t’i japë shkëlqim,
celësit të florinjtë, dhe
sekreteve të natës.
Diell,
të heqë muret e ftohtë,
që më rrethojnë mua
një grua të vetmuar…!


Si një shpirt i vetmuar, kam filluar të kuptoj ,
hipokrizinë, falsitetin e kësaj bote. E di

nuk kam, për t’u ngrohur
ndonjë ditë,
asnjëherë,
kurrë,
më.


Sorrat janë xhveshur nga ndjenja e hapësirës,
dhe me guakjet e tyre, prishin heshtjen ;guakje
që të kujtojnë ëndërrat e ftohta, të frikshme
si copëza të jetës…


Me këmbët në tokë iki rrugë e parrugë,
shkel nëpër shkurre e gjëmba,
shkel gurët e hedhur nga stuhia,
e detit të trazuar,
nën retë,
që nxijnë,
si sorrat.
Më janë të huaj tashmë,
krevati i argjentë i përkundur lehtë nga
aroma e trupit.


Kam harruar,
melodinë e ofshamave,
dhe rrëshqitjen përtokë të
bardhanës prej hëne
të carcafëve.


Jam nisur të kërkoj një qiri,
të më bëjë dritë,
në burgun e ftohtë të qënies sime.


Flaka e tij të largojë terrin e heshtur,
të largojë errësirën nga puset, në tunelin
e pafund të stinës së
dëshirave të mija….


Dëshiroj t’i marr erë qiririt ,që
ndricon mbi një varr, mbi varrin
e
virgjërisë së
rinisë time…..


Ndjej hapat e stinëve të jetës,
me këpucë të rënda me gozhdë
që vrapojnë mbi trupin tim të brishtë
trupin e një
gruaje të vetmuar.
-.-
Thërras erën të më sjellë një shpresë,
kërkoj dikë t’i japë ngrohtësi,ëmbëlsi,
këtij kopështi të vetmuar, me
rrezet e ngrohta të diellit, që ngroh,
kopështin e tij….


T’ia marr lulet e kopështit të tij
t’i mbështet fort,
në gjoksin tim,
T’u jap të pijnë nga gjiri im.


Me zërin e dëshirave të ndezura,
me sinfoninë e ujit që gurgullon,
me dritën e qiririt mbi feminitetin e trëndafilit,
të joshin botën e tik-takeve të zemrës,
si elektrone të lira në tërë akacjen,
e trupit tim….!

Unë jam si një akace e harruar,
që pret pranverën,për tu mbushur me lule.
Ndaj dua pak diell,
ndaj dua pak ngrohtësi.
Të vallëzojmë nën tinguj seranatash,
në zjarrminë e flakës së qiririt,
duke bashkuar ngjyrën e syve…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s