Poezi nga Alma Feruni

13315368_2030099700548835_4707652844954582727_n

Poezi nga Alma Feruni

 

 

KJO JETË…

 

Flori ju duhej, në t`errtën natë,

vala lag bregun eh dhimbje e ngratë…

 

Floriri u duhej në qiell të shtatë

Krijuar ndër grackë, një ndjenj përgjakë

Robotë të kthyer, të lodhur nga peshë

Më pas hyjnizuan njerinë peshqesh…

U duhej Adam, krijuar bota

Mbi supe mbi supe kjo jetë seç vloka

E pan që u lodh, e pan që u mplak

Nga brinja krijuar, hyjnesh një Zanë…

 

U duhej më shumë, u duhej flori

Skllevër të kthyer, babëzitur njeri

Tiranë, diktatorë, vrasës gjakatarë

Nga afshi i Tokës, sa netë përçarë…

Nuk lat të mbinte as loti I shkretë

Ju duhej shkretëtirës ku malli u tretë

Dhe Diellin e kapët, kthyer flori

U mbajt mbi supe kjo jet batërdi…

 

Flori u duhej, ky qiell lukuni

U turret të etur krijuat njeri

Të mbante ndër shpirt, të rrokte një ditë

Ndriçonte në agun që zgjohej pa dritë…

Më pas u mblodhët e hodhët ide

Të mbillnit në Tokë dhe dhimbje dhe vrer

Skllevër t`munduar me shpirt ndër dhëmbë

Pastonit ju shpirtin, shkëlqimit në Hënë…

 

U duhej më shumë, u duhej flori

Mbledhur rreth vetes mbretër, mbretëri

E kthyet njerinë, një ashkël në breg

Anije fundosur, dhembje ku tret?

 

 

 

EH…..IS BOLETINI.

 

Eh Is Boletini,

ndrin në qiellin amë,

vendit ku u linde ardh urimi i bardhë…

 

…EH Is Boletini fluturim tek retë

Trimat sypetrita, lënkan amanetë

N`Mitrovic të prehesh, fjala marrka jetë

Jehon historia, kushtrim vet legjendë…

EH Smail Qemali, Vlorën ngrite lavde

Kosov burrëria, plisat jetë përgjakte

Kushtrim I të parve, fort u ndesh përlesh

Besa trimëria, malet hovur resh…

 

Mos në Londër ende jehon kjo jehona

Ky Is Boletini mbron eh fatet tona

Buçet historia, flak po marrka stralli

Fatesh dhe qëndresash, bij të Shqipes zjarri…

Smail bej në Vlorë, Is në Mitrovicë

Shqipe me dy krena, veç lavdi lirisë

Po tmerrohet shkau, nga bir Ilirisë

Toka që e rriti, e pret gji lavdisë…

 

Eh, Is Boletini seç po ngre tufanë

Qiejt tok me malet, shekujsh s`hapkan anë

Veç një flamur gjaku, kraharorit ndesh

Trimat sypatrembur në luftë jan përlesh…

Vendi ku u rrite po të pret me mall,

Gjiri I tokës meme, shqotash ju bën ball

Trimat që I kishe flamurtar me fletë

Lapidar lavdie, kushtrim hovur jeta..

 

Eh Is Boletini n`Mitrovic do t`doje

Vendit të bekuar, trimat ti bashkoje

Po në hasmi I zi udhës u zë pritë

Ngrihesh hove lavde Shqipja jep fuqitë…

 

 

 

KJO JETË…

 

Kthyer të huaj, si qiell nevrik

S`paskemi mall, veç heshtje panik?

Boshllëk kjo jetë, oaz nostalgji

Trishtuar kjo ndjenjë

Frymëmarrje pezull rri…

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s