Poezi nga Fleta Satka

fleta satka

Poezi nga Fleta Satka

 

 

 

***

 

Të gjitha më lodhën,

e djeshmja

e sotmja

e nesermja

koha

njerëzit

fati

heshtja…

Më qëlluan

dreqi e marrtë

me plumb fjalësh

aq sa harrova

të buzëqesh

e të shoh yjet

si dikur

mendoja e të mbaja në shpirt…!

 

 

***

 

Perëndoi dhe kjo ditë,si gjithë të tjerat

Ku paqe bekoi, në shpirtin tim

Më kujtoi mbrëmja, se yjet ndizen

Sikur malli ndizet, për dashurinë

 

 

***

 

Çdo njëra ditë më e bukur se tjetra

Me natyrën që Zoti n’ a ka falur

Kur dashuria vdes një çast në zemër

Ndodh që natyra e ka ngjallur…!

 

 

***

 

Shpirti im

sa herë ka hedhur

copa të thyera

nëpër humnerë,

akoma e ndjej

jehonën e dhembjes,

kur në luginë

prisnin ujqërit

e uritur…

për një copë shpirt…!

 

 

***

 

I ngrysa perëndimet duke parë diellin

A duke pirë kafe dhe menduar,Ty

Duke folur me Zotin, si t’ i mbyll plagët

Ku rrobat kullonin mbi to vetmi

 

Dhe jetën e ngrysa,veç me një vegim

Ku si yjet vezullonte errësirën e shpirtit

Gjaku i derdhur mbi të mbeturin hi

Ndezi përsëri,ç’ ka u fik prej jezitit

 

Ndërsa zemra filloi të gëzojë nga e para

Dhe të qeshte buza prej lumturisë

Shpirti si dallga mbi shkëmb shkumohej

Kur hiri u ndez prej dashurisë …!”

 

 

***

 

Buzē të plagë’zuara nga heshtja e gjatë

Ku fjalë tē pa’thēna digjen aty’

Në sytë e mi fshehur lotët e brishtë

Me mallin e ndjerë në shpirt për ty

 

Ku ndjenjat vdesin në zemêr pak nga pak

Dhe vetëm eshtrat mbeten,kujtim në mua

Sa herë pranvera do mbushi lëndinat

Me mall do të qaj për shpirtin që dua!

 

 

***

 

Një pjatë dritëz

të shenjtë

prej shpirtit,

që rrezëllon më shumë

se yjet e qiellit,

me duart e mia të dhashë,

dhe djep u bë

fryma ime,

që mbeti e përulur për Ty,

në prangat e mallkuara

të dashurisë…!”

 

 

***

 

(Sa njerèz kanë vdekur në sytë e mi)

Njerëz të cilët me zemër bëja be

M’ i ktheu koha, a Zoti nuk e di

Që t’ i njihja, se ishin të pafe…

 

Kur bisedoja me shpirtin ndjeja mall

Se ndoshta,diku për dreq kam gabuar

Por vërtetova me kohën, se asnjë gabim

Nuk kam bërë me njerëz t’ pa merituar…!”

 

 

***

 

E lashë unë shpirtin në duart e tua

Si një flutur, që pranverën mrekullonte

Muzikë vendosa rrahjet e zemrës

Aq sa shpirti tek ty fluturonte…

 

Më more në krah, të vallëzojmë të dy

Ku bota më dukej, si një hënë e plotë

Askush nuk mund t’ më merrte,nga krahët e tu’

Kur më mbaje me shpirt aq fort!

 

 

***

 

Ti pashë sytë

të njëjtin shikim mbajnë

por…si një dritë e zbehtë

fshihen nën qepallat e dhembjes

nga pak’ gjumësia…

e buzët nën zë të qeshin,

por shpirti të hesht

di t’ a lexoj…,

sepse e njoh mirë

ah, ai shpirti yt

që kurrë nuk më deshi …

hazdisur nga ledha e syve t’ mi

m’ i fsheh sytë, për t’ mos me dhuru

shpresë të shtirme…

si të paren herë t’ pashë

rënë n’ dashuri m’ ty…,

por ti nuk m’ i shihje sytë e lotuar

se mos m’ i pe ndonjëherë,

ndërsa unë të sodis, si dikur

i avashtë,

i mendueshëm

të flas, a mos flas

kur flokët t’ a zbukuronin fytyrën e njomë,

…por…sot

ah…sot,vrazhdësia n’ fytyrë

më bëjnë më shumë, se të dua

gjer në dhembshuri

gjer në palce, dreqi e marrtë

oh, zot! …përsëri unë nisa

të tretem si një plis n’ ujë

me gjithë qënien time

vetëm e vetëm

duke t’ parë me t’ njëjtët sy

e me t’ njëjtin shpirt…!

 

 

***

 

Ti nuk e di

sa herë kam ardhur mbrëmjeve

të prek gjumin tënd

përmjet ëndrrave

e ku të shikoje ti duart e mia

të ledhatonin fytyrën e bukur

sytë plot dritë mbyllur në shlodhje

nuk kisha frikë,

pse dikush tjetër ishte pranë teje

unë vija të shihja, të prekja

të puthja me buzet e djegura

prej mallit dhe dëshirës

të prek, të ledhatoj

të bëj dashuri e të them

se të dua…

të them se në krahët e mi

dua të bësh gjumin

të prekim trupin

me njëri -tjetrin

dhe të rrëshqasim

në djersën e dashurisë

duke të puthur buzët

aroma e frymëmarrjes tënde

të jetë e  njëjtë

me zjarrin që shuaje

mbi mua, mberthyer në krahët e tu

ashtu si statuja të lëvizshme

të më mësoje dashurinë

të më largoje flokët nga fytyra

ngjitur prej djersës tënde

rëne mbi mua kur treteshim

në zërat e shkëputur të kënaqësisë

e të dukej vetja

brenda zjarrit të dashurisë

e të digjeshe, të digjeshe

dhe unë të shuaja me puthjet e mia

me trupin tim

e gjitha për ty

gjer në mëngjes

të ishim bërë një…

dhe kur dielli të vinte

i zbehtë në agim

Ti të besoje se unë isha aty

duke qenë akoma i nxehtë nga përqafimi im

puthjet e mia, ledhatimet e mia

gjer në lëkurë të shpirtit..

dhe enda t’ a kishte

në mbrëmje të më prisje përsëri

të mbuloja me trupin tim

me krahët e mi të merrja kokën

dhe të belbëzoja lehte

jam këtu, zgjohu

eja më mëso dashurinë!

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s