Poezi nga Rrekoni Sterkaj

rrekoni sterkaj

Poezi nga Rrekoni Sterkaj

 

 

Dashuro

 

Dashuro nëse ta thot zemra

dashuro nëse ta thotë shpirti

dashuro me të gjithë forcën

bjer edhe në mëkat për ndjenjën

kur ti jep ethet..

mos pyet…aspak..vrapo

aty ku të çon shpirti

dashuro si e çmendur

dashuro për kënaqësi

kurrë mos e shit ndjenjën

as për interes as për karrierë..

dashuro që ta lumturosh

zemrën..mishin..gjakun, shpirtin

dashuro që të kesh atë kujtim

si një ëndërr..ta përjetosh

edhe kur mos ta kesh më..

ajo mbin thellë…është e shenjtë..

do të të lërë rrënjë të përjetshme

dashuro..edhe varfërisht

dashuro..ndershmërisht…

 

 

 

PA – PUNËSIA

 

I bukur është mëngjesi

kur në gojë ka fjalën…Punë

e bukur vjen mbrëmja

me trupin të lodhur

nga fjala…Punë

i ëmbël vjen gjumi

kur pret zgjimin për fjalën…Punë

krenar është shpirti

kur është xhepi plot

me mundin e djersën

e më të bukurës fjalës…Punë

i qetë është mes njerëzve

ai që ka fatin sot, të ketë…Punë

sa i pa vlerë, sa i përulur ndjehet

njeriu sado i mirë, e i ndershëm

të jetë…kur e don…Punën

e nuk gjen…

ooohhh…nëna e varfërisë

e të gjitha të zezave…Pa-punësi

sa erë të keqe…që ke…

dhe nuk ja din i ngopuri

të unshmit…kurrë

s’ka me fatkeqësi…më të madhe

për cdo njeri…për cdo burrë

se sa të jesh…Pa-Punë…

 

 

 

KUSH JAM ?

 

Unë jam fjala e shpirtit

mbjellë ndër shekuj

dhe s’kam asgjë të vecantë

në të vorfnen furkë…esnafe

përvec shpirtit që shkruan

natë e ditë në shejtninë e tijë

për atë që gëzon e vuan…

për ethet e kësaj jete

rrin zgjuar…qëndis fjalët

pa cënuar kurrë askënd…

unë…binjake me këtë muzë

…gurrë…në rrjedhën e vet

ku shpirti…qan e qesh

me motivin e artë….

gjithkush…lir e hallallë

jam…një kokërr grurë

buk e bekuar…amanet nga të parët

kjo do të mbes…gjithë jetën e jetës

e…kjo dua të vdes…

 

 

 

***

 

Udhët janë mall

mendime,…pendim

kujtime…

dhimbje…refleksion…

ëndërr

për rikthim…

 

 

 

Kujtimet…!!!

 

Shpesh futem në kujtime

në ata gjurmë që më si shkel, kurrë

rri me ta ,ju flas, i njomë herë herë

me nganjë pikë lot…mallë, nostalgji

më bëjnë fëmijë, më çojn tek nëna

në krahët e babait…

tek xhaxhallarët, tek dajat

tek rrugicë e fminisë,

tek ata degë pemësh

që bëhesha sorkalle,

hidhesha ti cikë

me to e zgjata shtatin

sa herë më dërgonte nëna

tek komshitë, të marrim hua

një filxhan kripë

kujtimet,…që më bëjnë sërish të re

me çojnë tek ata caqe, puthjesh

ata emocione, ata sy

ata vargje të fshehura në gji

ku e përpija qiellin…puthja diellin

tek ata ditë, ku shihja ëndrra

tek ecja rrugësh…botës i thoja

hë…a më sheh…???…Unë jam e dashuruar

jam pranverë..në lulëzim…

dhe ndjeja brenda meje atë aromë…

ehhh…kujtimet…janë Unë…

ehhh…ata kohë, që më nuk vijnë…!!!

Kujtim do të mbetet edhe kjo ditë

që do ta kërkoj me mallë …një ditë…

s’dua ta humbë…sot di ta jetoj edhe më mirë

ja di vlerën…!!!

Jam më e sigurtë se kurrë…

 

 

 

KUSH E GJET ?

 

E ka gjetur “Mrekullin”

parajsën, paqen e vertetë

Ai që gjen shpirtin e vet

tek një tjetër shpirt

është sikur të besojmë në ëndrrat,

sikur ta kapim diellin, yjet

sikur të rrimë mbi re ,mbi hënë

sikur të flejmë në detë, pa u lagë

po kush e gjet në këtë jetë

shpirtin e vet ?

As nëna se pati foshnjën si desh,

as motrat vëllezërit s’janë njësoj,

e kush se kërkoj, shpirtin binjak

kush nuk vajtoj dashurinë që kërkoj

ta fusë në gji, në shpirtë

ta gjejë vetëm njëherë vetëvehten…

thonë…!!!…Ata që e gjetën

rrojtën pak bashkë,

vdiqën…pa u njoftë…e pa u dashtë…

 

 

 

PËR PAK PAQE…

( vargje shpirti)

 

Nata me hapa breshke

eci sonde ,mes errësirës e zhurmës

së heshtjes, që ma gërdhishti shpirtin

mi vrau veshët..deri në “meninghe”…!!

Tëmthat tung..tung, si në një tren

që s’ka stacion, as shpresë…

vëreja majën e hundës ,që dondolonte

si akrepat e orës ,që kishin ngelë në vend…

gjoksi shpellë,therr, e djeg…

U zvarrit , kjo natë kërrusur,si kurrë..

se lëshoi thesin e gurëve,të thepisur

e gozhdave të ditës ,ju bënë shumë…

kërkon një shteg…!!

Si një plakë, që s’ka kivet më ,ja mbajta dorën..

edhe hënën e pash me lot

sonde ,tek shtrydhja sytë,për pak gjumë…

aman veç..të humbë…!!

Unë dhe nata..në dialog ,të heshtur…

thamë kaq shumë..

sigurisht na ndjeu nga larg,ndonjë shpirt

që na desh,këtë sensacion ëndërrova

kur u struka njomshëm, në jastëk

e më shumë pezmatohej ky mish..çdo qelizë…..!!

Nata dhe unë..të dyja, straniere ,në këtë tokë

që ma dha emrin edhe mua e huaj..

u zvarrita me shkarpat,që akilin ma gjakosën

deri në palcë, m’ja lodhi zemrës ritmin…

shpirti, ka ditë që ka plasë..!

Edhe sonde..vetëm hëna na pa…

ju luta në gjunjë…si kurrë

të ma tregojë një udhë ,për pak paqe…

oohhh…për pak gjumë..!!

Drita zbardhi ,su ndal..

e marrakosur…su ndala..as unë..!!

po eci…..hiq ..e mos këput

e di qëë ngjëjt ekzistojnë

balsam i shenjtë për plagët,

idea…*gjithçka e ka një fund*…….!!!

 

 

 

NDJEHET MRËSIA

 

Edhe nga larg ndjehet

ajo ç’ka shpirti e thoteë

edhe nga zëri…për telefon

edhe nga larg përqafojmë

edhe nga interneti rrimë

me njëri tjetrin..falim dhurata

kafe, lule…edhe pse virtuale

gëzojmë shuajm mallë

japim forcë, kurajo

edhe nga larg e ndjejmë

një puthje na ngroh

një frazë me shpirt,një të dua fort

na ndez ndjenjat ,na prek thellë.

Njësoj si të jemi pranë… .

 

 

 

KAM SHPIRT XINGARE

 

Kam qef t’i ndryshoj gjërat shpesh

të ndërroj rrugët , mos bie të njëjtës

kam qef të ndërroj vend gjërave ku jetoj

të ndryshoj diçka në veshje në flokë

të ndërroj vend mobiljeve në dhomë

nuk mundem ti shoh gjërat njësoj

kam qef edhe të ndërroj vend ,shtëpi

dhe kam ndërruar shpesh residencë

edhe kur isha mirë, mërgova, pata qef të ndërroj

fati më hodhi larg duheve të europës

kam qef të jem banore pak përqark botës

në çdo shtet kam qef të jem ,nomad

zemrën e dua pa zinxhirë,

dua të jem tepër e lirë

them që kam lindë,  xingare në shpirt

…se di…???…

 

 

One thought on “Poezi nga Rrekoni Sterkaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s