Poezi nga Teuta Osmani

 

13335600_612841572207653_1255268828657521684_n

Poezi nga Teuta Osmani

 

 

Ëndrra…

 

Ëndrra shohim përditë

ëndrra u bëmë qysh kur kemi hapur sytë.

Ëndrra më ndjek  pas,

kufijve të vizioneve që prekin perëndimet

si një emër që nyjëzon jetën pafajësi

ashtu…

endur pas fijesh e hijesh të padukshme.

 

Ëndrra do thoni ju!

Ëndrrat e mija rrinë akoma zgjuar,

të zbritura

perdeve të zverdhura të natës yje

në një mori  të kthyer përjetimesh.

 

Ato,

si vetë qenia trazim

fshehur paskuintave të  qiellit hapësirë

Të çelura si ditët në agime,

si drita që rrëzëllon mes syve.

E zgjimi nga to,

mbetur  sfondit tim të shpirtit!

 

 

Dritë e kuqe!

 

Sot në mëngjes nga dritarja shikoja
një diell i kuq kuqonte ,në qiell të vrenjtur
si një hënë më dukej ,një rreth pa rreze
tek mendoja e çuditur, nga kjo pikë që ndizej

sikur të ish e vetme në qiellin blu
kjo dritë e kuqe ,që se kam parë kurrë
dhe kur hëna nuk dukej ,kish humbur gjurmë
thash’ janë mbleksur të dy, s’ka se si.

 

 

Nën pemën e jetës  

 

Mbi lëvozhga vezësh të thyera nën pemë stinësh,
mbi hoje bletësh ,mjalti i jetës .
Si vemjet e shtrira mbi trungun e mbjellë
çel dita ,çelin ëndrrat ,të etura me flet.

Dhe mbi to vështrime sysh ,nën dritën e diellit,
lëvrijnë si të jenë sëmundje ,e hije të pamëshirë.
Jetë e ngrysur nëpër diej,nëpër qiej fluturuar,
me netët e porsa ikur ,të fjetura ëndrra përditë.

 

 

Mua

 

Mua më konkurojnë dhe stinët
Stinët e lena stogje për të ardhmen
Stinët e shkuara si flet kalendarët
E stina që tani sapo erdhi e shkruar dallgëve

E shkruar me kalem më ngjyra ylberi
Me bojërat e lëngëta si retë në qiell
Me ngjyrat e lapsa ve shumëvargesh
Të bëra mes fantazise së fëmijëve engjej.

Të bëra me ëndrrat e tyre si ne djep
Të bëra nga gjurmët e tyre si flet
Fletët që përshkojnë natyrën e bukur
Ku flet në agim dielli ditëve ndritur.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s