VEPËR ME INTERES TË GJERË LETRAR (Rreth opusit letrar të autorit Flori Bruqi) / Nga Dr.Lumturie H. Haxhiaj

flori-1

 

VEPËR ME INTERES TË GJERË LETRAR

 (Rreth opusit letrar të autorit Flori Bruqi)

 

 

Nga Dr.Lumturie H. Haxhiaj

 

 

Shkrimtari Flori Bruqi, nga Prishtina, që në periudhën e kaluar kishte bërë emër më tepër si gazetar dhe atë prej kronisti, iu rrek edhe fushës së letërsisë, duke botuar kështu poezi, tregime, novela, romane, dhe libra shkencor. Vepra e tij kap një volum prej 10 librash “Zjarri i Diellit”(poezi,1995), “Ndërgjegjja”(roman, 1995), “Vrasësit e liridonëve”(roman, 1996), “Ringjallja”(roman, 1996), “Gjarpërinjtë e pallatit” (roman, 1996),”Dorezëza”(roman, 1997), “Tokë e djegur” (roman,1998), “Burri dhe gruaja” (libër-publicistiko-shkencor,2000), “Pallati i Akreonit”(roman,2000), “Vademecum DDD” (libër shkencor,2002). Duke lexuar këto vepra, siç shprehet edhe kritika që e ka përcjellë botimin e tyre, shprehja e autorit është mjaft e lirshme, kemi të bëjmë me ngjarje të vërteta, të përjetuara, gjithmonë bazuar në realitetin objektiv, veçanërisht gjatë periudhave të ndryshme, që nga shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi, e cila jepet në romanin “Ringjallja” e gjer te temat politike, që e kanë shtyer njeriun të demostrojë, të rebelohet dhe më në fund të bëjë sfidë kundër regjimit, spiunëve dhe kukudhëve të ndryshëm çfarë kanë vepruar në Kosovë dhe në shtetin amë Shqipëri (veprat:Ndërgjegjja,Gjarpërintë e pallatit, Pallati i Akreonit). Vepër me motive të ndryshme Romani “Ndërgjegjja”(1996) është më tepër një kronikë e sublimuar, thotë shkrimtari Rushit Ramabaja, dhe vazhdon:Ajo ka një gjuhë specifike të viteve të hidhura, kur Beogardi në sy të botës proklamonte ndryshe dhe mabnte nën okupim popullin shiptar, ndërsa këndej shtypte lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve, në mënyrë më barbare.Ndërkaq, romansieri Mehmet Kajtazi për këtë roman shprehet se “disa gazetarë sevilë, të cilët të vërtetën e mbulonin me gënjeshtra, emrat e të cilëve diheshin-atëbotë, mirëpo, autori Flori Bruqi nuk bie në ujëra të turbullta dhe nuk është hakmarrës”. Dy autorë, kritikë dhe mbase njëri botues apo redactor, kurse tjetri recensent për romanin “Gjarërinjtë e Pallatit” (1996) shprehen mjaft pozitivisht. Z.Nikolë Frangaj, nga Shkodra, shkruan kështu: “Autori për më tepër në këtë roman i bën një kritikë të hapur atyre gazetarëve qyqarë, që i përshtaten regjimit, shënon për më tepër aktet absurde të tyre, del Flori Bruqi 54 përballë tyre dhe sfidon”. Ndërkaq, Prof. Arian Blushi, nga Tirana, thotë se “Ligji i fortë”, anathema dhe censura që u bëhet shkrimtarëve dhe njerëzve të penës nga regjimi komunsit është temë e romanit “Gjarpërinjtë e pallatit”, të Flori Bruqit”. “Uran Dukagjini, një intelektual i pavarur, një shkrimatar bie ndesh në regjimin komunist jugosllav dhe argatët e tij, i cili vrojton pjesën më të shëmtuar të një shteti të çoroditur”, shkruan Blushi. Romani”Pallati i Ankreonit”(2000) është i ndarë në 18 kapituj të lidhur në mënyrë kontinuele me një mesazh të qartë, që të flakën dukuritë e shëmtuara, si thashëthemet, përgojimet, klanet,sepse krijuesi duhet të merret vetëm me anën letrare dhe figurative.Prof.Selim Krasniqi për këtë roman thotë:”Vetë titulli i romanit tregon se”Pallati” është i mbushur me mjaft kukudhë e cerberë të nëntokës, sepse vet Akeroni, sipas mitilogjisë greke, është emri i lumit dhe mbretërisë së nëntokës. Krahas persiatjeve të shumta të Uranit,autori me mjaft mjeshtri, e përshkruan luftën e UÇK-së në tërë Kosovën, si në Drenicë,Dukagji n,Llap,Shalë,shkruan për “Kosova-press”-in (2000), Prof.Krasniqi. “Romani që ka zgjuar interesin më së shumti të lexuesit është pa dyshim romani “Vrasësit e liridonëve”(1996),roman ky që pas botimit të tij në Prishtinë,u ribotua edhe në Tiranë e Nju-Jork. Autori Bruqi, që e shkroi një roman të tillë,në radhë të parë shpreh jo vetëm talentin e tij,por edhe guximin,që t’u rreket temave të tilla”…shkroi në “Fjala e jonë” shkrimtari Bedri Halimi. Romani”Vrasësit e liridonëve” është një lloj apologjie kushtuar Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës , si dhe disa patriotëve të tjerë si Enver Hadri e ndonjë tjetri.Vetë tema e romanit”Vrasësit e liridonëve” thotë shkrimtari dhe shkencëtari dr.Shyqri Galica(“Zëri i Kosovës”,1996) është sugjestive, e kapshme për lexuesin.Aktet barbare mbi popullin shqiptar nga regjimi serbian nuk pushonin, u desh të ngihet një gjeneratë e re intelektualësh, mërgimtarësh që të sfidonin mbi këtë katrahurë të së keqës.Kush tjetër pos një Jusufi,Bardhoshi,Kadriu dhe Enveri, si dhe shumë të tjerë. Vrasësit e Liridonëve apo synimet baladeske Autori Flori Bruqi,thotë shkrimtari Gani Xhafolli,(“Fjala e jonë”,1996) nuk kufizohet shumë vetëm në jetën e tyre,por bën një paralelizëm midis të keqes,barbararisë dhe aktit të vetëflijimit,një synim ky baladesk, plot guxim , një ndjenjë e mosnënshtrimit çfarë është veprimi i vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës,Enver Hadrit e shumë e shumë të tjerëve, të cilët i vrau UDB-ja. “Romani “Vrasësit e liridonëve” është një roman më tepër politik dhe pikërisht NËSE KAM DITUR TË GUXOJ 55 trajton një peridhë shumë të ndieshme,shumë tragjike,atë të viteve 80-ta , kur regjimi i Beogradit shtypte demonstruesit shqipëtarë, i ndiqte, i burgoste dhe i vriste më në fund.Për të shtruar duke zgjedhur një temë të tillë, autorit Flori Bruqi, iu ka dashur të njohë më mirë shpirtin revolucionar të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës,natyrisht,nëse nuk ia ka arritur gjer në pikën më të ndieshme,mjafton që i ka hyrë kësaj teme dhe mendoj se është vepra e parë që iu kushtohet këtyre patriotëve të lëvizjes kombëtare”,shkroi për këtë roman (“Rilindja”,1996) poeti Esat Loshi.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s