Poezi nga Teuta Sadiku

 

Teuta

Poezi nga Teuta Sadiku

 

 

Nga jeta kulturore

 

Femrat e qytetit tim në një ekspozitë

qëndrojnë varur pas kornizave,

brenda mureve

mbyllur në tabu,

pa atë vijëlakimin e kuq në fytyrë (buzëqeshjen )

të dhunuara,

gërshetprera për çnderim

pa gojë,

pa sy ,

të vrara në emër të dashurisë,

me atë busullën tik-tak, të larë në flori

të ciflosur diku,

Piktorët i lanë portretet në ekspozitë,

dhe u mblodhën të festojnë në një klub.

Vizitorët për një javë rresht do kundrojnë me kërshëri,

piktura, tablo, portete në vaj prej nga dëgjohet një kujë.

Do ndahen dhe çmime,

radio dhe TV do flasin aq shumë

për tenderin, për shumat që u derdhën dhe humbën.

Një fëmijë, atje tek kthesa e rrugës

hedh në dheun e njomë portrete e imazhe

që i ka parë me sytë e tij.

Nuk i pëlqejnë ,

janë bardh e zi,

pa shkëlqim, të zbehta, pa dritë ,

Zgjat dorën të marrë pak ngjyrë,

por dielli u fsheh pas një reje

dhe ia krisi papritur një shi.

Fëmija zgjati duart të mbrojë portretin e nënës së tij.

Një fotograf që u gjend aty pranë

shkrepi një foto me blic.

-Mistrec fëmijë, më bëre pis,

shau fotografi,dhe u largua me besdi,

kur pa se fëmija përplasi me forcë këmbët ,

mbi xhamat e veshura të qytetim tim,

pasqyruar në pellgun me ujë plot shkëlqim.

 

Në faqen e parë gazetat shkruajnë

se pas ekspozitës së pikturës

do të hapet ekspozita e fotografisë.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s