Poezi nga Arianita Hoxha

 

13335512_508711962657737_1543941765896358799_n

Poezi nga Arianita Hoxha

 

 

Imazh i shuar

 

Humbe nga kujtesa `spo të gjeja më
Ç`do ditë harroja diçka nga imazhi yt
Dhe një mëngjes të bukur s` kujtoja asgjë
S`kujtoja më ngjyrën e flokëve as sytë

Kam frik se kan mbetur terr në shpirt
Veniten zbehen do kthehen në baltë
Ndoshta të lodhura do trokasin një ditë
Endrrave të mia do luajnë në mes natë.

 

 

 

***

 

Muzgut të shuhen fjalët që s’ ti thashë
Netëve gjithë ç’ndjeva viteve për ty
Një jetë do lutesha për atë ç`ka pash
Mos t’ thahej loti që dikur flinte në sy.

 

 

Një ditë për tu harruar

 

Ku të kërkoj më thuaj ku ?
Apo të humba pa të gjetur
Unë sot si gjeta sytë e tu
Ato me muzgun ishin tretur

Mes njerëzve habitur mbeta
Kjo ditë e zbrazët për çudi
Unë s’ trishtohem si s’ të gjeta
Por si të humba s’ di se si;

 

 

Nostalgji

 

Në mbrëmje u kthye ai në shtëpi
Mbas derës priti një kohë të gjatë
Po për çudi s` përgjigjej asnjeri
S`dëgjohej koridorit as kolla  e thatë

Ajo kish ikur një letër kishte lënë
lotëve të saj akoma ishte e lagur
Shumë fjalë nga mërzia kishte thënë
Nga inati që për dreq e kishte kapur

Po largohem asgjë s`po marr me vete
Dukej sikur fliste me sy një foto e saj
Në shpirt do mbetesh pengu i kësaj jete
Ju duk se dhoma u mbush me lule maji

Shtëpia ju duk bosh fare e shkretë
Gjethet në dritare sillnin lajme vjeshte
Hapat dhomës çapiteshin lehtë-  lehtë
Përpara syve ju shfaq ajo tek qeshte.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s