Poezi nga Beqir Binishi

Beqir binishi

Poezi nga Beqir Binishi

 

 

Para çmendurisë

 

të rrimë edhe pak
edhe pak të duhemi
më deri në agim nuk ka dashuri
nuk ka asgjë pos çmendurisë.

 

 

në shtëpinë e vjetër

 

njëmijë e një lira ari I paguaj me të harru
gjuhen me munden me lidhen nyje
mos me të kënduar
sytë mi mbyllen
mos me të pa
në krejt këtë hallakatje
ari s`është tjetër veçse metal
ma ke marrë zemrën
në heshtje flet me të
në shtëpinë e vjetër
dritaret i mjegullon klimë tjetër
nga maje bregu jeta na ndjell
heshtja mbjell dritën
në bebëzat e syrit
e zemrat nisen në rrugën e diellit
nuk ka mundësi me të harru
derisa kjo ngrehinë lahet në shi.

 

 

Shpërngulja e parë

( Nënës)

 

Në parajsën time i pa ditur kam qenë
Duke u enden poshtë lartë
Të kam lënduar oj nënë
E nuk kam ditën me të thënë më fal

Ishte vendim dashurie kur me nxore jashtë
Ç`faj kisha bërë që dënimi të jetë meritë
Me trishtim filloi jeta parajsën kur e lash
I pakënaqur qaja dhe bëra një hap
Piva jetë në gjoksin tënd

Mi puthe sytë qaje me mua bashkë
Në kohë e errët rrethuar me djaj
U flijove si qiri në boten e mbrapsht
Kthesave të jetesë nga udhëkryqi me dal

Ishte urdhri parajsën me lë Ai tha dhe u bë
Ishte dëshira prej nëne në dritë me më pa
Transit jemi e dashura nëna ime e pa faj
Që na ngjizja e gjakut qeniet nisen mu zhbë

Në parajsën time duke u enden poshtë lartë
Të kam lënduar oj nënë
E nuk kam ditën me të thënë më fal
Digjesh e kurrë nuk mbaron
Nëna qiriu që flakëron.

 

 

Femër shqiptare

 

Ti e ndershmja ime motër
Kudo që ndodhësh
Ti që nga vetja lind
Bimën e zemrës
E ma zbukuron truallin

Ti shqiptare kudo qe ndodhesh
Poete që lind nga zemra vargun
Ku rrezon dashuria në kërkim të njeriut
Dhe mbjell dritë në sytë e fëmijëve
Për dheun e mbjellën me eshtra të gjyshërve

Ti që punon bareve
Dhe brenda vetes e rritë
Lulëkuqen shqiptare
Si gjen ma të shtrenjte

Të dua dhe thellë të rruaj në zemër
Të kam falur kur ti ja fale
Bimën e zemrës ja fal (e) një Ali pasha
tokës që nuk arriti me të mbajt

Kur shqip mendon të dua sido që je
Edhe kur me trupin tënd bën si do
Por që kurrë nuk harron
Se atdheut ja ke borxh një zog shqiponje
Të dua….!

 

 

Kuvendim

 

O zot kush qe ai i marrë
Që nisi dëshmoreve gjëmën me ja bërë

Mbi trupin tënd ata i lan eshtrat
Me të ruajt emrin edhe nderin

Mëkëmbës me ka shqiptari
Me ngritën kështjellën e lirisë i pari

Mallko o atdhe
Mos pastë vend ku me preh

Mos pastë varr ai tradhtar
Qe deshi dritën e syve me ta marr

Sa here ndërron stina
Moti me bubullima

Janë bij Llapushe qiellit në fluturim
Ligjërojnë për lirin për ardhmërinë

Gatitur me luftuar për nder për Dardani
Dielli me ndriçuar mbi Shqipëri!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s