Poezi nga Ollga Selmani

 

Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani

 

 

Vijmë dhe ikim

 

Në këtë botë, të gjithë shkruajnë ekzistencën e tyre.

Disa, e shkruajnë edhe në letër .

Disa, nuk kanë as letër, as laps, hiç,

po e shkruajnë në memorjen e kësaj bote, të vjetër .

 

Në të gjitha hapësirat, ku shkelëm, ku folëm,

ku menduam për gjithëçka e për veten, hiç,

ku shpikëm, ku vramë njeri tjetërin, sa deshëm,

shkruam gjurmët, në qytetërim .

 

Për qytetërimin e kësaj bote të madhe

apo të vogël, quaje si të duash,

për ekzistencën e saj historike,

vijmë dhe ikim, menduar.

 

 

 

Pa ty

 

Do më mungosh shumë, deri atëherë .

Këto që po them, nuk janë fjalë pa rëndësi .

Nuk janë as frymëzim i induktuar poetësh,

që rrinë në një breg, për frymëzim të ri .

 

Nuk janë  fjalë, të pa dëgjuara fjalorësh,

as metafora, për pa gjumësinë,

as alegori, për dihatjet e çrregullta,

që më japin ditët, të gjitha, pa ty.

 

 

 

Do ketë qënë

 

Në ishullin tonë të sa po mbërritur,

pasqyra, nuk gjënden, gjëkund .

S’ka ardhur akoma kjo shpikje këtu

e njerëzit pasqyrohen në sy dhe në ujë .

 

Në ujë edhe devijon pasqyrimi,

nga flladet dhe valëvitjet e dallgëve këtu.

Po kur më afron dhe shihemi në sy,

përtej pasqyrimit, jam fatlum .

 

Aty, përveç pamjes , shihet përtej.

Të tjera hapësira shpërfaqen .

Do ketë qënë mungesa e pasqyrave vërtetë,

atëherë, kur shpirti, në sy, zu të shfaqej .

 

 

 

Kërkon

 

Kjo mbrëmje vere, pa paragjykime,

i mbështiell valët, i puth, i prek.

I shtërngon fort, në gjirin e saj,

se pas pak do humb e s’do të jetë.

 

Qeshet qielli në katër qoshe.

Dehet i tëri deri në fund .

Kjo natë vere, ndoshta nga dehjet,

kërkon në përhumbje, diçka, me ngut .

 

 

 

Krateri i vullkanit

 

Asnjë s’afrohet këtyre anëve .

Të gjithë mbajnë mënd shkatërrimin .

Unë, krateri i këtij vullkani,

jam vend pikëllimi .

 

I shoh të gjithë prej së larti .

Kam hije trishtimi .

Jam trembja, hija e rëndë .

Më ka frikë bari dhe gjethja e blirit .

 

Jetoj i vetëm, larg të gjithëve .

I përbindëshëm, zotëroj tmerr .

Mbas bëmave dhe ligësive,

nxij i tëri dhe vdes nëpër terr .

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s