Poezi nga Zyba Hysa
PËRQAFUAR…
Pritja… kurrë s’është qëllim!
Njeriu pret… kur ndjehet plot!
Nëse pritjen… e quaj durim…
Edhe takimi është fare i kotë!
Unë pres… se përmes pritjes,
Jam e ndriçuar, ndjehem mirë,
E pres takimin e përtëritjes…
Jo s’e kam mbetur për mëshirë!
Të pres me gazin e vitepritjes…
Se mbrenda pritjes kemi qënë dy!
Nëse në zemër s’do më trokitje,
Kurrë s’do të shikoja më me sy!
Unë pres, se kështu më flasin,
Ëndrrave takimet zjarr pa shuar,
Dhe ëndërrimet… duart zgjasin…
Shkrin largësia, mbemë përqafuar!
FALEMINDERIT
Atë dritë q’solle tek unë,
Faleminderit, s’ma ke shuar,
Ndjehem e ndriçuar!
S’ MJAFTON…
S’je poet veçse shkruan vargje,
E vargjet i mbulon me heshtje…
N’vent të këkthisje e të qaje,
Ç’të rrëmbyen e pse e deshte!
Vargu, thjesht rënkimë plage,
S’mjafton veçse të rënkojmë!
Bëhuni bashkë, o ajkë prej ajke
Errësirën shekullore t’ndriçojmë!
Vërtet ke mësuar veç të rënkosh,
Plaç në vend bashkë me vargje!
Në kërkon veten të shpëtosh,
Kalite dhe fjalën si teh shpate!
Ti shkruan pafund për dashurinë,
E për dashurinë kurrë s’lufton,
Pafundësisht edhe për Shqipërinë,
Po kurrë nuk dite t’i dashurosh!
NJË SHTIZË DIELL
E lodhur… Kërkoj pak qetësi,
Symbullur… gjendem oazës,
Si mjelmë e bardhë çuçurijë
N’akord me ritmin e valëzës!
Pemët puthur me ujin pasqyrë,
Zogjtë kanë mbetur gojëhapur,
Nëse s’ia njihni jetës çdo ngjyrë,
Oazës fytyrën ia kanë spërkatur!
Dielli q’larg, dërgon një shtizë diell,
As mjellma s’e priste këtë zjarrmadh!
Me harkun e mallit çau nëpër pemë,
Ndanë mjellmës, si mjellmë u shfaq!
VALLËZOVA ME DHIMBJEN
Ti e di,
Jam e sinqertë e s’kam pse gënjej,
Q’bashkë kemi qënë veç të lumtur!
Në ditët e qiejve të sertë,
Kurrë idhninë s’e kam kaluar me pirje alkooli,
Apo drogra tjera, siç bëjnë zakonisht djemtë,
Për të përballuar dhimbjen pa u shkundur…
Durova gjer në klithje, palcës së zemrës majëthikën e saj,
Për të besuar ëmbëlsinë e mjaltit të këngës,
Q’hyjtë e qiellit kompozuan në Maj…!
Larg e afër kumbon…!
S’piva alkool… as drogë, jo, nuk piva,
Vallëzova mes dhimbjes,
Nën tingujt e këngës së Majit tonë!