Poezi nga Festim Liti

 

Festim

Poezi nga Festim Liti 

 

 

NË  ËNDËRR ME VIKTOR HYGONË

 

Në Pere La Sheze ka ardhur pranvera,

Harlisen trëndafilë, manjola e qiparisë…

Nuk e di ç’ kërkoje,

Por ike për pak ditë nga kjo parajsë mortore,

M’ i trezove ëndrrat në një natë të trishtë.

Zëri yt, ulërimë, theu xhamat e heshtjes,

Krisi pasqyrat e rrezeve të mendimit…

Ç’ deshe Poet, ç’deshe?!

Që erdhe në këtë humbëtirë të çjerrë,

Si nofulla të hapure krokodili…

Mund të takoheshim bri Senës së qetë,

Atje, te shkallët e Katedrales Hyjnore,

Ne shoqeri me Esmeralden dhe Kuazimodone,

Por Ti, si gjithmonë kokëshkretë,

I beftë si një meteor,

Theve korracën e kafkes sime.

I cartur,kerkoje neper erresire,

Gavroshin, Kozeten e Zhan Val Zhanin….

Tek unë nuk i gjete,

Endeshe udhëve të pluhurosura si i marrosur…

Po si nuk e kuptove, O Mjeshtër i Madh,

Se ne kemi me dhjetra e qindra të tillë personazhe,

Jo mbi barikadat në mbrojtje të Republikës Franceze,

Por në barikadat e turpit që quhen Fanarë…

 

 

KUR ATË NUK E PASHË

(Nga cikli  “Motive rinore”)

 

Iu gëzova Pranverës,

Kur rendëte pas meje,

Me shkëlqimin e ngjyrave,

E freskinë e blerimit,

Në çast u thanë të gjitha lulet,

Kur nuk pashë atë,

Që i fala lutjet, përgjërimin….

 

 

TIRANË…..LARISA

 

Trajektore e hallit,

Trajektore e dhimbjes,

Trajektore e mallit.

U parashkrua nga lart fati im,

Të zbres në kërthizë të Thesalisë,

Kaq pranë Olimpit mitik,

Fronit të Perëndisë…..

Një çerek shekulli,

Ëndrra të zjarrta më shoqëruan,

Përzier me të trishtuara shgjëndërra.

Me duart e varfra, të lodhura, të egërsura,

Këputa edhe trandëfilë, edhe gjemba,

Veç Tirana, kurrë s’ më tradhëtoi,

Engjëll mbrojtës ishte për mua,

Kudo ku më shkeli këmba…..

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s