Poezi nga Lumo Kolleshi

 

lumo kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

 

PARFUMET

 

Ty shpesh të shkrep në kokë diçka e papritur,

Diçka e vetëtimtë në kokë ty të shkrep shpesh.

Pas Dedalit antik hapin tënd e ke ngritur,

Në labirinthet e gjërave dritë kërkon të gjesh.

Ja, sot kërkon të dish ç’ janë parfumet

Dhe unë ta kthej ashtu me shaka:

Aty është ngjizur shpirti i luleve

Dhe pak benzinë pa tjetër aty ka.

Ka aty dhe këmbë e krahë bletësh,

Pranvera të shkuara e hënë të pagjumë,

Ka, pa dyshim dhe vuajtje poetësh,

Ëndrra përrallore aty ka më shumë.

Mjafton pastaj një shkrepse sysh mashkullorë,

Zjarrin ta ndezësh dhe mbi dëbore.

 

 

 

***

 

Në vendin tim,

Në sheshe,

Në parqe,

Në rrugë,

Me gishtat e dorës i numëron statujat.

Vendi im nga statujat ka frikë

Dhe frikë duhet të ketë,

Statujat tona nuk rrojnë dot pa pushtet.

 

 

 

Emocion

 

Dje dita ishte plot diell,

Pa ujë kisha lënë vazot e borzilokut po dje.

Deri në orën nëntë të mbrëmjes isha vërtet në qiell.

Pyes veten: Po sot ku je?

Përgjigjie nuk ka.

Ëndrra e natës si krah i thyer zogu.

Me duhej pa tjetër, or shok, or vella,

Ky mëngjes me aromë borziloku.

 

 

 

PËRDHOSJE NE OLIMP

 

Në tempullin e Atenës për qejfin e tyre shtrirë,

Meduza, e bija e Forkiut dhe rrëmbimtari Poseidon.

Në tempull, shenjat nuk janë aspak për mirë,

Përdhosja e tempullit vet Olimpin alarmon.

Në orën fatale mbrrin zemërimi,

Një zemërim që shkund male e shkëmbinj,

Bukuria bie copash në hone harrimi,

Flokët e bukur janë bërë gjarprinj.

Arsyeja thyen kokën në gurë të nxirosur,

Çdo njeri që sheh, po kthehet në gur.

Kërkohet Persseu në këtë makth të pasosur,

Një dhuratë për Atenën kërkohet si dikur.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s