Poezi nga Sarë Gjergji

 

Sare Gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

 

 

SOT

 

E shihja me sytë e shpirtit
plot afsh e doja
hardhinë kokërr pjekur
as vile as kokërr s’i mora dot
veç aromë e saj
n’trajtë zëri m’erdhi
e m’dehi shkëlqim i saj
çdo asht
ah, sa shumë e ndjeva sot
e s’di si t’ia them
tash që në heshtje katandisur jam.

 

 

Meditim për dashurinë

 

n’çastin kur mungon ti
shpirti im në grimca rëre degdiset
në shkretëtirë shndërrohet

as tokë e qiell
as det e diell
s’më thonë gjë për Ligjin e Gravitetit

ringjalljes t’i besoj
m’bën veç prania jote
amshimi im, Ti.

 

 

 

NË VEND TË LUTJES

 

Tërësisht i yti jam
e Diela ime
praninë tënde e ndiej kudo
edhe kur gojën kyçur mbaj
zemra himne t’ këndon…

 

 

TI…

 

M e flatrat e shpirtit të ekzaltuar
përtej ëndrrës hënore fluturon
e në kopshtin e mistershëm të vargut zbret…
Ti, kush tha, trill?!

Ti, realitet,
përbrenda meje digjesh praruar,
ti, e përdiellta
dhe emri yt në çdo qelizë timen
shprush ëndrrat,
gjersa në flokun tënd
gjurmë e gishtërinjve të mi shtrihet,
pemë e jetës sërish lulëzon.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s