ATA KANË VETËM NJË STINË / Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Mimoza cekici rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

 

 

ATA KANË VETËM NJË STINË

 

Një stinë të vetme ata kanë

pranverën e tyre të bukur

sa herë ai atë e puthte,

ajo shndërohej në një flutur.

 

Mjaftonte veç një shtrëngim dore

një shkrirje trupash, e pafjalë

të shkrinin ngricat dimërore

dhe sytë të ndrinin si kristalë.

 

Gjith’ qenia e saj bëhej lëndinë

ku bridhnin kuaj prej nektari

me trëndafila e jaseminë

për ta s’ kish vlerë kalendari.

 

Pa pritur mijëra dallëndyshe

me simfoni mbushnin qytetin

dhe s’ kish se si të ndodhte ndryshe

ata e donin njëri- tjetrin.

 

Ata jetonin vetëm një stinë

si rrënja në shkëmb mbin lumturia

me zogj të bardhë e jaseminë

kjo stinë mban emrin dashuria.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s