Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

Sofia doko arapaj - 1

 Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

 

 

Pluhur

 

Do vi një ditë që zilia do bëjë të sajën,

do përgatiten flatra shatra-patra,

për luftën në qiejt e tretjes…

do dashurohen retë me krete,

do martohen vetëtimat me vrimat

lum kush thithi lëngun e etjes…

 

 

 

***

 

Ah,

që s’ guxoj të të shoh drejt në sy

me copëtove zemrën, i pafati ti,

sa ke vuajtur tërë natën, i vetmuar,

kush kokën, me fishekë të ka qëlluar…

atë birrë të hapur, qenush s’ e shoh dot,

sa turp, që jam njeri, në këtë botë!

Nuk mund të flasesh dot o miku im,

po më tund bishtin,veç për pakëz ndihmë…

pak tokë… poshtë shkëmbit shtuf,

erë kokëkrisur… më pas ulerimë,

mustaqekrehur, a fik rrënjëdalë,

në qafe një rrip e në kokë një vrimë…

Trembur zogjtë, ua prishën folenë,

lëngojnë shtatëshpirtërat, e përse,

sa turp që jam njeri në këtë botë,

shoh e… s’ kam fuqi, zërin të ngre!

 

 

 

Halli im

 

Mos me fol ti aq embel

se tmerrohem…

rroj ne boten e eger,

ku i gjalli ha te gjalle…

Mos ji aq i dhemshur

se lendohem,

kujtoj veten e vjeter,

qe aq shume e kam mall…

 

 

 

***

 

Do thërras

si s’ do të therras,

por duhet të presësh gjatë…

dredha rrugësh që të lënë  pa frymë

gryka malesh, prej vetëtimash të çjerra,

rrjedha lumenjsh, që thahen në gjunjë,

sythe shpresash, të këputura, të prera…

 

 

Kur t i bie anës e anës Saharës

përmes etjes, lumturisë afër mundit,

dije se për ne s’ do ketë më ujë,

gruas tënde do t’ i jap pikën e fundit…

 

 

 

Kërkoj lëkurën time

 

Diku, lart përmbi degë,

a thellë, nën një plis,

mes barit të thatë,

ku sfurku pickon…

në bishtaja fasulesh,

kur rrihnim nën lis ,

rri e vështroj,

kërkoj lëkurën time….

 

Ja, shishja dhallit,

ku pinim me radhë,

ja, rrushi me bukë,

djathi në shteg,

thesi është joni,

i brigadierit kandar,

rri e vështroj,

kërkoj lëkurën time…

 

Oh, si s’ ma qepi,

daja një fustan,

nuk gjeti mbase,

copën më të mirë,

si humbën atletet,

derën në dyqan,

rri e vëshroj,

kërkoj lëkurën time…

 

Eeeej , ti çesmë,

që rrjedh, natë e dite,

të lashë e të gjeta

mërzitur, ç’ të gjeti,

po vij, po mbush ujë,

të pastroj, të bëj dritë,

rri e vështroj,

kërkoj lëkurën time…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s