Poezi nga Fleta Satka
Ndjenjat në karuselin e pritjes
Ndjenjat, në karuselin e pritjes,
Ulërijnë në ngjyrën, e të shpresës zë,
Ku pa fjalë, pa ecje, pa dritë në shpirt’
Dëgjohen britmat, kur dhimbjen lë!
Më ler dashuri, të përqafoj n’ ëndërr
Të paktën të ndjesh, se jam e vërtetë
Një zemër të kërkova, asgjë tjetër
Të lutem shpirtin, lermë ta prek
Në ecjet e tua, nuk do rëndohesh
Lermë mua shpirtin, në duar ta mbaj
Apo ke frikë, se ndjej dhimbjen tënde
Dhe me zemrën tënde, nis të qaj…!
Ngjyrat e shpresës
Të kujtohet, kur shkruaja vargje për Ty
Në një fletore me fjalë dashurie
Si nuk kuptoje, se ishe aty
Thelbi i çdo poezie…
T’i solla një ditë, lexoji të thashë
Dhe prisja të kuptoje ndjenjat e mia
Se kjo vajzë e re, që të shihte në sy
Me ty e marrtë dreqi, ish dashuruar
Fletoren m’ a ktheve, asnjë fjalë nuk the
Më bëre atë çast, të urrej veten time
Dhe që atëherë, s’ jam parë në pasqyrë
Sikur doja, të më shihje vetëm ti …!”
Pa dritë në shpirt
E mora rininë…
e vendosa përmbi një letër të bardhë
në formën e duhanit të thatë.
e lotët tek binin mbi të
ndihmonin duart
për t’ a dredhur kollaj,
kështu, bindshëm
në formën e një cigareje
t’ a pija për t’ harruar,
dhe tek vazhdoja të qaja
hirin pamenduar
e shkunda në duar
aty dhe e shova fundin
në duart e mpira,
ku tymi vinte vërdallë
me dhimbjen
e gjërave më të shtrenjta
që kisha në shpirt
e më iken…,
hapa syte dhe përballë meje
kishte njerëz,
po, po, njerëz…
të cilët m’a kishte ënda
ti pështyja n’ fytyrë…!”
Kur dhimbjen lë!
Erdhi mbrëmja, u ndezën neonet
Me qytetin mbuluar në shi
Në një stol të vjetër, befas u shfaqe
Sikur ulur, qëndroje ti
U afrova pranë, të përshëndesja
Se me ty më kish të ngjarë
Më fal o Zot, se nuk e dija
Që ish një shpirt i vrarë
Dhe ika larg, s’a larg s’ e di
Si mundej vallë, të ish vegim
Kështu ndodh, kur ke shumë mall
Dhe thellë në shpirt, mbart dashurinë!