Poezi nga Mirvete Mehmeti

 

mirvete mehmeti

Poezi nga Mirvete Mehmeti

 

 

DUA TË PI

 

Dua të pi

të dehem deri në alivani

më e rënd se loti im

prej mërgimtareje

nuk është as dehja

prandaj

më jepni të pi se

vajtje- ardhjet

m’ kan ardh në grykë!

 

 

 

KJO RRUGË

 

Kjo rrugë

sikur tallet,

asfalt e baltë

cilëndo të zgjedhë

shi më sjell

trokëllim ndëgjoj

larg shumë larg

hapa të ngadalshëm ka,

vetëm ditët ecin

si akrepat e orës

drejt stacionit

ku mendja s’e din

syri s’e sheh

 

 

 

NATË

 

Vetëm qiriu

si llamburitës

ndriqon dhomën

zhurmë makinash

i shtyjnë mendimet

tek bisqet

që i këputën nga trungu.

Shpirt i tyre

pushon mbi ret

E qershorin më lan peng

për mbamendje

me shiun

që as ombrella se pret.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s