Poezi nga Pilo Zyba

Pilo Zyba

Poezi nga Pilo Zyba

 

 

PËRPARA TEJE

 

Përpara teje baruti fjalës s’di pse më laget,
E pushka e frymëzimit nuk di,pse s’shkrep,
Heshtja, i bën që të ulin kokat edhe malet,
Dhe gezimin që endet syve shpejt ma vret!

Para teje, lente e vështrimit nuk ka ngjyrë,
Figura i bëhet e pa qartë, edhe miza-miza.
Kjo, duket kur më ikën e shfaqet në fytyrë,
Nga qimet që më dalin e ngjajnë me driza!

Përpara teje, goja mbetet pa këngë,pa fjalë,
Pa bëlbëzimet,përkedheljet që jep çdo ditë.
Ajo ngjet me mëngjesin, kur dielli s’ka dalë,
Kur lepuri qëndron i fshehur,dhe gjithë frikë…

Përpara teje,bukuri, mbetem e mahnitem i tëri,
Tjetër nëna më lindi,tjetër bukuria jote më bëri!

 

 

 

UNË JAM ILAÇI JOT

 

Flokët derdhur supesh si ujvarë vargmalesh,
Kur me shkon ngadalë,si zogu këmbë-lehtë.
Supet e brishtë përkund,e nuk di të ndalesh,
Flladi e ndalon frymën, kur rend nëpër fletë!

Ti shkon dhe përkundesh si pemë me kokrra,
Vështrimet e mia të ndjekin,me naze,me turp.
Të përkëdhelin në supe,me krehje të ngrohta,
Të bëjnë tatuazhe me buzë nëpër tëndin trup!

Ti hapat hedh si një nuse kur ngrihet në valle,
Melodi në flokë krehur ngelur ke buzën e valë.
Ajo të vesh me të bardha, të xhvesh nga halle,
Si stetoskopi i mjekut që viziton pa thënë fjalë…

Unë,jam ilaçi jot,që në qarkullim porsa ka dalë!

 

 

 

NJË NUR BUKURIE

 

Një nur bukurie endet nëpër portretin tënd,
Një nur i lehtë, i bardhë, e si vello nusërie.
Ai, që nga ëndërrimet e thella të përmënd,
E në ëndërrime të tjera rend dhe të shpie!

Si bletë puntore vjen, e të ulet mbi vetull,
Që nga cep i qerpikut të shikon në retinë.
Si Ylber harkuar mbi mal dhe mbi tjegull,
Që ngjyrat i shfaq nepër tënden bukurinë.

Mbi buzët e embla,që rrinë gjusmë-hapur,
Mbi shprehjen e çiltër të gëzim -lumturisë.
Ndjenjën fluturuese, në sy për të ta kapur,
E të ta bëjë tufë me lule te portë e shtëpisë…

Dhe vargu më çel lule mbi qerpik të poezisë !

 

 

 

TU POQËN QERSHITË

 

Zbriti Vera e nxehtë te mani,dhe te shtogu,
Si me parashutë, si nga pënda e një zogu…

Qershizës së vogël që qëndronte në pritë,
Ja skuqi të ëmblat, edhe të gjitha bukuritë…

I skuqi të gjitha kokërrzat nëpër tëndin trup,
Syçkat ua uli, pastaj i mbuloi me pakëz turp…

Më pas rendi e u fut edhe nëpër timin varg,
Sivjet dot nuk i vola,nuk i putha,se isha larg…

Por ato prapë u poqën,u skuqën gjithë naze,
Që të jenë të ëmbla,dhe të jenë të bëra taze…

Ndonse nuk i putha, përkëdhela, nuk i vadita,
Me duar e me buzë,dhe me gjuhë nuk i selita…

Prapë si sumbulla vese qëndrojnë në sytjenë,
Si dy aktore të bukura, që presin nëpër skenë…

Gjithë emocione rrinë,e kërkojnë duart-trokitje,
Ashtu mes dehjesh, dëshirash, e në përpëlitje…

Rrinë e shikojnë kalimtarët kur tunden ngadalë,
Ajrin e kthejnë muzikë, si deti i pafund me valë…

Këtë vit qershizat u rritën dhe u poqën pa mua,
Nga dielli mallit tim,që gjithë vitin nuk m’u shua…

Qershizat e kuqe,që më kanë të vjedhur zemrën,
Vinë këtu në Londër,më zgjojnë muzikë,këngën…

Ato shkojnë hapa rëndë dhe me kokën përpjetë,
Bukurinë edhe pjekjen, e marrin lart që nga retë…

Nga retë e dëshirës që dërgoj në të tuat kodra,
Mbi hiret e lehta, dhe të brishtat mollë të vogla…

Gjithë botën përshëndesin në mbrëmje e agime,
Pjesë e bukurisë tënde,por dhe e krenarisë time…

U poqën qershizat,e dashur,në gjithë tëndin trup,
Në degë të sisëve rrinë të mbuluara me pak turp…

Unë jetoj larg, me buzët e fantazisë i vjel, i këput!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s