Poezi nga Pullumb Ahmeti

pullumb Ahmeti

Poezi nga Pullumb Ahmeti

 

 

MOS U ZEMËRUA?

 

Belbëzonte poeti
ndër dhëmbë ca fjalë
të shpirtit,një brengë,

Hedh sytë nga deti.
tek vjen një valë
mbi të një pendë,

Me ujin e kripur
marë detit hua
e ktheu në bojë.

U ul papritur
filloi nxituar
me zë të këndojë.

Një flet nxori xhepit
dy vargje hodhi,
aty valës pranë,

Një erë frynte detit
sirenën i solli
ngarkuar me mallë,

Syri kur e pa
mendje marruar
u çua nga vëndi,

Sa kapet era
sirenë përmalluar
ku shkoi, humbi?

U tret me valën
a vala e treti
mos u zemërua?

E priti gjith natën
kështu ajo deshi,
s’qe fat’a thua?

Dhe drita zbardhi
me valën u puth
në rërën e lagur

Sirena ja mbathi
vallë ku u zhduk
mëngjesit pa zbardhur?

U ngrit dhe notoi
valës së kaltër
detit të thellë

Sirenën kërkoi
mos deti me hatër
ja kishte fsheh?

 

 

 

SA MIRË

 

Si lumja vashë për këtë gjumë
Nëpër ëndrra pse përpëlitesh
Nën qerpik ndalem pa zhurmë
Një puthje jap e ti më shtriqesh.

Zgjova vashën prej gjumit sonte
Thëllëzë duarve zuri t’më dridhej
Buzë prushuara sa puthje donte
S’kuptova vallë,nga unë pse frikej?

E,puthja derdhet e të prek gushën
Buza s’më ndalet ç’kërkon e etur?
Vasha dridhet eh, s’më jep buzën
Dhe sytë e saj te unë ç’ka hedhur,

T’i vidhja doja shpejt buzëqeshjen
Tek derdhej grykës me gurgullima
E rroka fort shumë fort prej vetes
Ç’ja ndjeva kurmit ca drithërima.

Ç’mu zgjua vasha kjo grykëzënë
me sytë e ndritshëm si dy yje
shkëlqenin fort si natë pa hënë
ç’më pati vasha që ngusht mu ndie?

 

 

 

NA BËRI TË ÇARTUR…

 

S’e di si një endërr syve më mbeti
a yll i këputur rrotull hënës ngeli
eh ç’të shikoj përpara m’u shfaqe
dy gropëza të vogla bulonin në faqe
zemra flakëndezur,trëndafilin dërgon
petales së purpurt një lot bulëzon
në mes gishtash, me gishtat pleksur
qëndron trëndafili,vallë pse kishte ngecur?
Fjalë ëmbla spo del dhe syri loton
pik pik pik derdh lot,buzës qëndron
këta sy dalldisur mbushur liqen
si vesa pikojnë ndalen shkëlqejn,
Buza i dridhet diçka belbëzon
c’far më kërkon c’far s’do të më thot?
lehtë trendafilin e mbështes në dorë,
gishtat dridhen lehtë buza përvëlon,
Ora. dy zero tre ,i mesit të natës
Jeni super poet flet buza e vashës
thashë se më ike, me krahët si flutur
kërkoja mes lulesh ti prap më e bukur
drejt teje zgjata dorën ,t’ju përkëdhel
mbi buzën tënde një puthje zë çel
puthje e shpirtit ,aq shumë dëshiruar,
eh.thotë poeti si mjaltë e mjaltuar
me vargjet valë deti shpirtin freskon
gëzuar i them kur verë më ofron
dhe pikën e saja në buzë e ndala
me puthjen e epshit ngadalë ja thava
e dridhej mikja e fjalë s’më thoshte
pinim verën ku derdhej mbi gjokse
eh,dridhem dhe unë e buzën ndala
poshtë mes gjiresh ,bërë si dardha
pija i etshëm dehur,verën e kuqe
thërriste mikja me buzët burbuqe
e mirrja mes duarsh s’ndalte në puthje
kuptova më vonë se isha në ëndrra
e kisha pak largë,mos vallë ja kish ënda?
Një zile dërgova po s’qe e thënë
telefonin kish fikur,ndoshta që mbrëmë
e pash që ëndërroja jo s’isha në gjumë
u ngrita ngadalë.jashtë bënte furtunë
u nisa të shkoja ,te mikja e bukur
jashte vetetinë,ah,s’ishte e mundur
do thotë dhe mikja të prita aq gjatë
ç’ti them dhe unë kur kishte shtrëngatë
prita sa shiu reshti mbas pak
u nisa drejt saj errësirës në mesnat
dritares trokita me gishtat mbi xham
mikja me priste ç’kish veshur fustan
hapi dritaren eh ç’me ftoi brënda
buzët ç’më fali, eh sa të ëmbla
Uaauuu sa e bukur,më mbyte me vargje
buza më puthte dhe fjala nuk ndalte
u derdh e tëra në krahet e mia
aty e ndjeva ç’zjarr ka dashuria
sytë kryqëzuam liqenesh thellë
buzët prushuar sa zjarre na ndjen
në duar e ngrita si rrallë ndonjëherë
puthjet e saja më çuan në jermë
e rrotullova miken lehtë nëpër dhomë
mos më lesho,flet,vetëm shtrëngomë
ta ndjej thell shpirtit vlagun e epshit
hoqi nga trupi bluzën lëshoi sheshit
ç’më turbullove me buronjat e tua
pa mendje u ndala etjen të shuaj
s’u ndjeve fare si ëngjëll qëndrove
buzën e prushtë ngadal ma kafshove
derdhje nga shpirti gjithë tëngat mbledhur
eh vashë e njomë mes epshit e dehur.
rrezje mëngjesit hyri prej perdes
sa vonë na përmendi të dyve prej dehjes
ika prej vashës mes shiut i lagur
eh dashuria e zjartë na bëri të çartur.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s