Poezi nga Muhamet Mustafaj

muhamet Mustafaj

Poezi nga Muhamet Mustafaj

 

 

Ura e drurit mbi Shushicë

 

Dhe tashi seç mu kujtua
ura prej drurit
mbi Shushicën e vjetër.

Trokitja e patkojve
të kuajve
mbi dërrasa të vjetruara.
Ikën ujë
me valtë e bardha
e unë kthehem prapë
në vitet e arta.

Fort më mbante nëna
për dore
ura na tregonte se ku të shkelnim
kjo shushicë e bukur gjarpërore
mes grykës valtë e saj shperthenin.

 

 

Do ti këndoj vetmisë

 

Do të flija mbi retë e bardha
porsi zog shtegtar
do thurja çerdhe.

Se di a do të mbretëroj paqja
a do të më pyesnin nga erdhe.

Mund të më afrohej hëna
me gjoks të më përqafoj
i qetë gjerë në orët e vona
vetmisë do ti këndoj.

 

 

Lozonjare

 

Me ep syrin ti shohë yjet
se si vallëzojnë, në hapësirë
në mes gjinjëve grykëmali
sikur tretem në humbëtirë.

Fije bari vesë mëngjesi
ujëvarë flokësh ngjyrë argjendtë,
bukuri platonike
e brymosur
në shpirtin tënd.

Eja lozonjare e lendinave
puhiz flladi pranveror,
dora ime trendafila
qe do thurë për ty kurorë.

 

 

Hije e leckosur

 

Eh,më njihni ju mua
s’më njihni fare
hije e leckosur
përsonazh i dështuar.

Mbi podium
dhelprat
dhe qeni plak
aktrojnë,hedhin valle.

Ju,qeshni ,qeshni
përse s’qeshni
qeshni të gjithë ti,ti e ti
kukullat na bëjnë të qeshemi
na kthejnë pak ca në fëmijëri
pak sa mëndje lehtë
në këtë botë plot magji.

Ç’janë këta aktorë famoz
që shkrijnë bjeshkët
e oqeane shtërojnë
e lozin bixhoz
eh të mjerët shtatë lëkura
i ndërrojnë
të tetën përgatisin
të parën e festojnë
më të afërmit e fisit.

E unë hije e leckosur
labirintheve të errëta
këndoj ditirambe.

 

 

Motër çame

 

Më prit pran shkëmbit te larë
ku dielli rrezët i hedh përditë
ku vala e Jonit përplaset mbi zallë
e trandafilja ne vesë shëndritë

Më prit me shuaj këtë mallë
robëruar thellë në shpirt
ah fjalë e bekuar dhe e rrallë
sytë e vërbuar seç mi ndritë

Më prit tek shkëmbi i larë
ku dëgjonim këngë dhe cicërimë
aty ku fluturat fluturonin mbi barë
aty ku lulët me gas mbinë

Më prit me ep dorën motër çame
dergom nëpër viset e Çamëris
edhe sikur te bie në istikame
sdot më ndalon fryma e Ilirisë

Më prit pran shkëmbit te larë
ku dielli rrezët i hedh përditë
ku vala e Jonit përplaset mbi zallë
e trandafilja ne vesë shëndritë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s