Poezi nga Mimoza Çobo

 

Mimoza cobo - 1

Poezi nga Mimoza Çobo

 

 

NË ËNDËRR MOS QAJ PËR MUA!

 

Ti si fëmijë qan në ëndërr për mua,
se reve zhdukem e kokën s’kthej pas,
s’i dhuroj asnjë puthje buzëve të tua,
ndaj kërkon gjurmët kur reve humbas.

Dhe në fund të botës të kem shkuar,
atje ku shpirtrat s’vdesin asnjëherë,
pas meje do vish tek tokë e bekuar,
gjallë a vdekur do ta hapësh atë derë.

Ti do më marrësh krahëve fluturuar,
buzët do m’i njomësh kroit si njëherë,
qepallat s’do reshtësh së puthëruar,
gjersa qerpiku të gjallojë pa u ndjerë.

Dhe do çel si lulja shpirtit fletë-fletë,
petalet do përhap mbi ballin e bukur,
mos qaj nëse në ëndërr ti s’më gjen,
se shtratit pas trupit tënd jam strukur.

Për ty vdes e ëngjëll ngjallem prapë,
të bredh lëndinës së gjirit porsi flutur
dhe ëndrrave të shtegtoj si zog i paqtë,
mëngjeseve të ulem qerpikut të bukur…

 

 

PETALEVE LOTË DO DERDHËSH NËN ZË…

 

Mes trëndafilave vashë do të shoh si dikur,
e sipër petaleve lotë do derdhësh nën zë.
Se harron atë ditë,sa shumë djalin ke pritur,
sa në gjumin e parë shfaqet ëngjëll gjithnjë.

E sheh kur vë buzën në gas,për së largu,
vrapon drejt tij,por ai humbet në mugëtirë,
e shqetësuar mezi pret,sa të zbardhi agu,
petaleve të shkelësh ngadalë ndaj të gdhirë.

Një zë përmes flladit se ç’të ngrohu në gji,
ti rende si e marrë kopshtit duke thirrur.
Mos vallë ëndërra të ndiqte,apo e ndiqje ti?!
Se gjurma ngeli vesës e zëri mbeti ngjirur.

Po ç’është kjo torturë që të vret çast e orë,
prej ëndrrës djali flet me lotë malli ndër sy;
“Zgjohu e dashur,se po të pres në oborrë,
por,mos u trëmb,nëse gjak rrjedh në fytyrë!”

Kur e pa djalin gjakosur,i’a nisi me të qarë,
por ai e perkedheli e i tha; S’dua të qash!
Nuk jam mes të gjallëve,ndaj mos më shaj,
që të lash të prisje dhe një fjalë s’ta thash!

O lot,që rrjedh syrit,piko buzës së tharë,
jepi jetë dashurisë që tretet pa patur faj,
o fllad përkëdhel djalëziun,iku duke qarë,
e ti vashe puth petalet e hidhja qiellit lart!

Mes trëndafilave vashë do të shoh si dikur,
por sipër petalkuqeve puthje s’do këtë më.
Se harroj atë ditë,kur djali qiellit ishte nisur,
por dhe sot më dhimbesh kur pret si gjithnjë…

 

 

SA BUKUR TË JESH NËNË!

 

Tashmë ti ke hedhur hapin madhor si grua,
je bërë nënë e përkushtuar dhe e bukur,
një pëllumb pranvere lodron krahëve të tua,
belbëzimeve foshnjore je nëna më e lumtur.

Kur gjumi fëmijës ia mbyll qepallat me duar,
ti nuk largohesh pa i dhenë një të puthur,
mbi ballin e fëmijës,ndrin si hëna mrekulluar
e faqeve lodron,siç lot lëndinës një flutur.

Kur birin merr krahëve lumturohesh shumë,
me dashuri ia mbështet kokën në kraharorë,
kur fëmija uritur thithëron gjoksin pa zhurmë,
ti çmëndesh pas gjurmës që lë e vogla gojë.

Se poleni i artë me dashurinë është përzjerë,
çdo qelizë e jotja tek foshnja është shkrirë,
sado larg të jesh, të ndjen afshit nëper erë
dhe buzët njomëzake afron gjoksit për të pirë.

Për të,je rrezedrita që çel agimet ngadalë,
je ylli i mëngjesit që shfaqet ndaj të gdhirë,
përmbi kryet e tij këndon ninullën e rrallë,
“Pëllumb i bukur të më rritesh,biri im i mirë”!

 

 

Përkëdhele jetën bija ime

 

Prëhërit m’u ule si një flutur pranvere,
të ndjej aromën që vitet se kanë tretur,
por një lot vetëtiti si kristal asaj faqeje,
ishte loti më i bukur që syri yt ka derdhur.

Mos u frikëso,bijë, kur ndesh një furtunë,
se jeta strehës ngadalë ecën çapitur,
ti përkëdhele ashtu siç të përkëdhel unë,
rrëmbeja asaj zemrën me fjalën e ndritur.

Pas teje si manare ajo do vijë e qeshur,
dhe do të ulet ëmbëlsisht mbi qërpikë,
pa do ta puthë lehtë syrin kur rri vrejtur
atëherë bija ime do ndjesh mrekullitë.

Nëse udhëve ndonjë gjemb ty të çjerrë,
ti mos u mërzit,por hiqe këmbën lehtë,
se rrugës së jetës ndesh me ndonjë ferr,
që është mësuar të grrisi e çjerri të tjerë.

Kur ndonjë fëshfërimë të prek me fjalë,
afroje veshin dhe dëgjoje si fëmijë,
nëse ja ndjen në zemër shpirtin e bardhë,
bëhe mikeshën,ku të derdhësh mërzinë.

Bukuria e shpirtit është armë e fshehtë,
të nderon bije dhe kur jeta s’të buzëqesh,
pa të pyetur fare të serviret sofrës e qetë,
dhe pret të shohë,je e zonja t’ia dalësh vetë.

Uroje jetën bija ime për çka të ka dhënë,
kërkoji me zemër në dorë një fat të mbarë,
se ti nuk e di, por lutjet e ëmbëla i dëgjon,
nuk nguron të sjellë ate qe do, fatin e bardhë.

 

Shkëputur nga libri me poezi “Dashuria është bekim”

 

 

TI JE GËNJESHTARE

 

Njëherë më thua do ndryshoj,o sot,o kurrë!
Do ndryshoj tërësisht,gjer në deje e thua,
herën tjetër më tradhëton me të parin burrë
e unë qyqari ngopem me gënjeshtrat e tua.

Ti nuk rron dot pa gënjyer, moj e dashur,
po ç’të bëj,kur sevdanë kam shtënë me ty,
sa ndonjëherë, zemërimin që kam pasur,
djallëzisht ma ke fshirë me të ëmblën fytyrë.

E di,që ti më ke robëruar dhe me vete flas,
sa kokën mënjanë mbanë e mira mamaja,
ç’të bëj,që ti më ke lidhur gjer në palcë,
sa dhe puthjen e uruar ma jep maja-maja.

Kur puthesh me shokun tim,veten se dua,
rebelohem si luani kur i’a prekin sinorin,
pas tij rri si putanë dhe kjo më tërbon mua,
sa ndonjëherë për të,zhvesh gjithë kraharorin.

Nëse zoti të pikturoi,ty fëmrën më të bukur,
pse kërkon t’ma zhubrosësh djalërinë mua?!
Nëse zoti të dhuroj hijeshinë që ka një flutur,
hijeshinë tënde dua,por urrej tradhëtitë e tua.

Ndoshta të kam dhënë më shumë dashuri,
ndoshta ta dhash zemrën kur ti se meritoje,
eh,bukuroshe e athët,dashuria është pasuri,
ti,s’ke për ta kuptuar,se pas euros u marrose.

Lamtumirë të them dhe pse jam i hidhëruar,
se hidhërimin ma qepe ti bukuroshe e shitur,
lamtumirë të them,me shpirt e zemër lënduar,
nëse do pendohesh, unë s’jam duke të pritur…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s