Poezi nga Xhemile Adili
ZGALEM I FATIT QË DUA TË VJEN
Oh, mbrëmë nata, dita, koha… morën arratinë, u hap hon i nxirë, rash në të, dola pashë një dritë. Pa fund mikloja mendimet, të mbështillen me ëndrrat që më bënë shkrumb, të dal dhe unë në breg.
Ato shtohen, si vitet, plagët, udhëtimet e mia drejt tyre,
Kërkojnë të ik nga ky pellg mëkatarësh, Të ik nëpër natë me sy yjesh që më rrahin shpatullat: “Mos u ndal, ec, kapto rrugë, gjer tek fati që doemos të pret!” Duar me gishta ere që përkëdhelin, më sfidojnë për mbarë,
E buzë që digjen, që dua të më njohin e t’i njoh, prushohen,
Ashtu si qiejt nga vetëtimat, si livadhet me lule të një besimi Përkulem, lus Zotin! Drejto sytë mbi shpellën e shpirtit tim!
Oh, sa jam lutur për atë shikim sysh, yjet e tërë qiellit,
Por që akoma i pres, i dua me shpirt e nuk di si duken
Vetëm di që kanë shumë diell dhe i kërkova me jetë,
Kur desha të humbas në thellësi të tyre, më të mos dal
Desha të mbështes kokën mbi rrahje zemre me fytyrë jete
Aty në shpirt, aty brigjesh të çdo ndjenje, aty kurrë ku s’qesh
Aty në burimin e fjalës tënde që pushon…po! Pranë meje!
Ah, sa i dua lulet, fjalët, brigjet, buzëqeshjet që mbjellin shpirtin e jetën time në këtë Ishull të Veçantë në këtë Ishull të Shenjtë, plot, plot zjarr besimi të madh! Vetëm aty shpirti prehet në paqe… Më lerë të të prek!
Dhe vetëm aty shpirti më bëhet zgalem…
Ku je, ku je, ku je?
VJEN NJË DITË KOHA
E kaluara me mban mend mirë
Dhe unë e kujtoj deri në detaje
Edhe pse kanë kaluar vite e vite
Zot sa më ka tmerruar
Vitesh me engjëjt kraharorit si pezëm
Kur akoma rri në strofullin e tij
E shpirtit e përkunda me ninulla dhembje
Buzëqeshjen ta gllabëronte thellësisë së saj
Kur dritën davariste akoma pa lindur agimi
Besoj që dhe këtë këngë trishtimi
Që këndoj për të si himn dhembje më dëgjon
Vitesh qëndroi të thella shpirti
Shëtiti gjithë rrugët e zemrës hyri poreve
Pa më pyetur detyruar nga djajtë, demonët
Nëpër zemër të copëtuar ecte plagët shkelte
Dhe fjalët lidheshin nyje në grykë
E bëheshin varr i kohës sime të humbur
Ditët t’i hanin pak e nga pak në heshtje
Çapitnin mbi dhimbje si mbi llucë
Ishte dhembja ime, jo e tyre
Ndaj shkelnin sa mundeshin
Pas ofshamave që grisnin qiellin
Ngrinin dhe dolli, gëzonin, festonin kotësinë
E mashtrimeve të mia të pafundme
Se më doje dhe ti më ndjeje si unë
Sa të pamëshirshëm se s’kishin mëshirë
Ishin të zhveshur nga ndjenja, njerëzorja
Dhe vjen një dite dhe koha t’i tregojë mëkatet
Edhe pse ti s’i pranon të duket nënçmim
Mua më duken normale
Se vetëm kur të ndjesh dhembje
Ke për ta kuptuar ç’ është dhembja
Që shkatërroi një jetë dhe një dashuri
Që sa e imja ishte edhe jotja
Dhe që s’mund të ketë një herë të dytë.