Poezi nga Elda E. Dilo
Pranvera
Gonxhet e luleve erëmira puthin tokën
Drita e hënës ëmbëlsuar me mjaltë
përzihet brenda çdo pike hyjnore
Deti i dashurisë mbushet me rreze drite
Çdo degë e pemës fillon të vallëzojë
Qielli është i qeshur e plotë ngjyra
Gishtat luajnë në flautin hyjnor
Shirat e dashurisë lehtë janë përhapur
Edhe hëna na bekon
Në këtë bekim të pavdekshëm.