Poezi nga Jakovos Kabanelis
***
Kundërshtoj, kundërshtoj, kundërshtoj
tjetërkush ndër duar të mbajë litarë
kundërshtoj të më bëni ç’të doni
kundërshtoj të mbytem mjegullimesh i vrarë.
Kundërshtoj, kundërshtoj, kundërshtoj
të jesh ti… dhe unë thjeshtë viktimë
tek fatet e mia nëpërkëmb, komandon
në të begatën tokën time… ujin tim!
Kundërshtoj, kundërshtoj, kundërshtoj
ta shoh gjithë jetën, të mbyllur rrugën time
kundërshtoj të kem ide, që heshtojnë
të pres motet të sjellin, të bukurat agime!
Shqipëroi: Vasil Çuklla