VAJZA E FSHATIT / Rrëfenjë nga Agron Mema

VAJZA E FSHATIT

 

 

Agron mema

Rrëfenjë nga Agron Mema

 

 

Plaka Hanëme uli sytë tek boshti i furkës, pështiu dy gishtrinjtë e dorës me të cilët përdrodhi fijen e bardhë të leshit që dilte nga shtëllunga e ngulur tek dhëmbët e furkës dhe mblidhej lëmsh tek boshti. Pasi i fshiu gishtrinjtë tek çitjanet e sajë të zeza me lulka të vogëla e të bardha, ngriti pak shaminë e bardhë mbi ballë duke zbuluar një tufë cullufesh të bardha që dikur ngjyrën ia kishin zili edhe korbinjtë, pa nga neve me një vështrim hetues dhe mes një psherëtime të rëndë na pyeti:

-Po mirë, o djem, ç’u duhen këto histori? U iku koha, sot kanë ardhur ndryshe e me ato qeshet. Ja i ngjanë si kësajë nate që fërtuna përplaset në xhame me klithma ujkonje, po oxhaku me zjarrin që na ngroh, duket sikur e përqesh ëtë kohë të inatosur, por edhe ajo sikur ja shton lezetin flakës së oxhakut me inatin e sajë. Qenë kohë të vështira , o djem!Ç’tu them.

Ne pamë njeri-tjetrin në sy dhe e kuptuam këmbënguljen e plakës për të rrëfyer historinë që kish ndodhur vite të shkuara në atë fshat, por që kish mbetur në histori edhe si gjë e rëndë turpi sipas kanunit, por edhe si krenari e gjakut që s’bëhet ujë po se po, por edhe po u bë nuk pihet. Na interesonte shumë ta dëgjonim nga goja e plakës Hanëme që ndonse i kish kapërcier vitet e një shekulli, kish një memorie për tu pasur zili dhe po ashtu edhe një fizik të mirë. Madje siç thamë, po tirrte furkën pa përdorur as syzet. Nuk e kishin lënë as sytë e veshët, as mendja e as këmbët e duart dhe për këtë thoshte se qe ushqyer gjithë jetën me dhallën e freskët të dybekut, topat e gjaplit që dilnin mbi të, mishin e qeingjave  e deri edhe tek veshjet që i kish të gjitha prej leshit të deleve. Po edhe ai ujë që buronte prej maleve të argjendëta që të jepte shëndet e të largonte lodhje e rrudha. Ajo freski pyjesh e ato cicërima zogjsh që sikur jetoje parajsën e vërtetë. Ata burra që në krah të tyre merrje siguri dhe krenari. Ja të gjitha këto, -tha plaka Hanëme, – më kanë bërë që të jem kjo që jam.

Ne këmbëngulëm, se fundja edhe për atë punë kishim vajtur dhe plaka labe, që shpesh thoshte se kishin ardhur disa kohë më parë se ajo të lindëte , nga viset e bukura të çamërisë, psherëtiu disa herë thellë, një psherëtimë që i shkuli gjoksin dhe ja nisi:”Në ato vite të largëta, po të zeza për jetën e gruas, ekzistonin kanune gjakësore. Ah mor djem si erdhi koha sot!…Manxurana qe Manxuranë për kokë të Manxuranës. Siç kish emrin edhe qe; e bukur e erëmirë. Qe në atë moshë që femra rritet si lastar dita –ditës, aty tek 15-16 vjeçe. Edhe vet çuditeshim me bukurinë e sajë. E mbase edhe kjo qe fati i lig i sajë; mos e hëngrëm me sy të shkretën. Qe nja dy vjetë më e madhe nga unë. Athere shkonim varg të gjitha , njëra pas tjetrës tek kroi  përposh fshatit , me bucela ngarkuar, për të mbushur ujë. Dëgjonim herë-herës edhe fyejt e barinjve e zemra na fërgëllonte. E ndienim se cila qe cula e djalit të secilës. Zemra ndjen shumë. Po qenë vetëm ëndrra se nuki qe e thënë, do të mirje atë që vendosej nga babai. Eh , moj kohë, si erdhe tani moj e shkretë e lumë si këto vajza që e gëzojnë.Kështu rrodhën ditët dhe morëm vesh se Manxurana e Veipit dhe Hatixhesë së Belulajve që rrinin, ja përtej tek horia përballë, na u fejua me një djalë nga fshati përtej , familje e kamur dhe djalë i pashëm.Çift i ujdisur nga zoti. Manxurana nuk doli më nga shtëpia. Shkonim dhe e takonim. Lotonte e shkreta dhe sytë i kish të kuq. Një ditë më mbajti nga mënga dhe më pëshpëriti:Hanëme, motër, e ke parë gjë? Mos, të prefsha leshtë,-ju përgjigja dhe pashë rreth e rrotull se mos na dëgjonte njeri,- mos se tani je me burrë. Që nga ai moment ika me vrap. Qenë punë me zarar, të ikte koka. Po ndodhi hataja. Manxurana e donte Nexhipin dhe një natë rrëshkitën të dy në përrua , nën aromën dhe hijen e blireve. Të rinj , të dashuruar. Tek ktheheshin, Nexipi përfundon në humnerë. Nuk zgjati shumë e Manxurana qe shtatzanë. E mendoni , more djem, se ç’qe kjo për atë kohë? U pupu e shkreta. Shkova dhe e poqa në shtëpi. E shkreta si qe katandisur gjithë ajo bukuri. Po babai i sajë qëlloi njeri i mirë. Kish bërë shumë edhe nëpër botë. Njeri i parë dhe i dëgjuar. Vajzën e donte shumë. Krushqit nga horia dërguan haber sipas zakoneve.Edhe kryeplaku i fshatit qëlloi njeri i mirë dhe u pleqërua kjo punë që të hapej fjalë që Manxurana u pushkatua dhe ju hodh ushqim lukunisë së ujqve, por njëkohësisht, vajza duhej të hiqej nga fshati dhe të mbhej e fshehtë. Kështu u bë. Vetëm pesë burra në fshat e dinin të vërtetën. E qamë me lot të shkretën përsëgjalli për shumë vite se nuk e dinim të vërtetën. I ati, Veipi, bashkë me kryeplakun shkuan në Janinë tek miku i tyre, Petro ja thoshin siç e mësuam më vonë. Miku i priti mirë dhe këta i besuan vajzën, fatin e sajë. Petro e çon në kish dhe e pagëzon Marika, u dha besën dhe tani është vajza e tij. Miqtë u panë mirë në sy. Qe koha e sundimit të Ali Pashë Tepelenës. Kohë me rreziqe.Dhe Petro doli besnik, mik për kokë, mik që sot nuk i gjen kollaj, o djem, duhet të kesh mendjen nga miku. Petro e martoi Marikën me një burrë të ve, po fisnik. Arhond, po fatkeq se i qe djegur shtëpia dhe bashkë me gruan e edhe fëmijët. I qante shpirti Vasil kaurit për fëmijë dhe gruan. Thoshin se e kish pasur të bukur. Po kur pa Manxuranën-Marikë, i duall nga vëndi fare sytë. U marros nga sevdaja i ziu. Petro ja tha hallin e vajzës se kaurët nuk e gënjejnë njëri-tjetrin. Po qëlloi njeri i mirë Vasil kauri, se edhe e pamë se shumë vite erdhi dhe në fshat. E mori nuse dhe nuk e la të dështonte fëmijën me Nexhip ziun atë natë të zezë në honet e blireve, hone që edhe bletët shkojnë me frikë. Këto mi ka treguar Manxurana , kohë shumë më pas kur u takuam në fshat. Vasili e kish marrë gruan e re , e kish puthur dhe i kish thënë se do ta kalonin jetën të lumtur, por fëmijë nuk do lindnin më, do ti kushtoheshin atij fëmije që ajo rriste në bark si provë dashurie dhe besnikërie e të dyve; asajë nuk i dha zoti të gëzojë babain e fëmijës dhe këtij si baba nuk i la të drejtën të gëzojë fëmijën. Dhe lindën djalë.Ja vunë emrin foti, që në gjuhën e tyre do të thotë dritë, ja si i themi neve kësajë që vëmë mbi buhari me vajguri, foti. Do jkaloni vite e djali i mori këmbët. Kalonin mirë. Po mirë thonë që gjaku nuk bëhet ujë. Qe kohë lufte. Luftion këtu austriakë, grekë e italinaë. Ç’të them, o djem, vëndi kufoma e erë kërme, filluam dhe të sëmureshim prej tyre.Njëherë u bë luftë e madhe dhe burra e djem nga fshati e krahina i shkrehtin grekërit deri në Janinë. Po thonë mirë që vëndi yt të jep fuqi. Aty grekët i thyen luftëtarët tanë. U shpërndanë grupe-grupe për të shpëtuar kokën. Këta të fshatit tonë, 10 burra e djem, qëndruan nëpër kodrat e fshatit ku qe martuar Manxurana plotë një javë pa ngrënë e pa pirë, sa edhe pa duhen.Nuk keshin nga vejin. Grekët i keshën rrethuar keq.Ahtu të sfilitur e të uritur deri në raskapi, njëriprej tyre që qe nga të pestët burra të fshatit që dinte të fshehtën e fshehjes së Manxuranës, e theu heshtjen: more burra, po këtu kemi vajzën e fshatit tonë, more. Manxuranën e mbani mënd?E panë njëri-tjetrin të hutuar dhe filluan edhe zënkën. Mirë lufta, po nuk i lij rehat as hunda. Dikush, nga më të rinjtë qe dakort që të shkonin tek Manxurana, por më të vjetrit kundërshtuan se më mirë të vriteshin se sa të ktheheshin me turp në fshat. Si mund të shkonintek ajo që i kish turpëruar. Madje kur të shkonin do të përsëritnin gjygjin dhe do të ndëshkonin mashtuesit. Më në fund vendosën dhe shkuan.Qe natë e zezë pis. Natë me shi e pabesi. Kudo vshë dhe erë. Manxurana i vuri në hajat se rruga qe me rrizik. Njerzit e fshatit të sajë, ata që e kishin përzënë si të përdalë, madje e dinin të vdekur, kërkonin të mbronin kokën  nga ushtria e atyre që i kishin hedhur dorën dhe siguruar një jetë princeshe. Të bëhet , ç’të bëhet , tha me vete. Janë gjaku im!Njëri nga ata është xhaxhai i djalit tim, vëllai i Nexhipit, ai që kundërshtonte edhe më shumë të mos shkonin dhe të përsërisnin gjygjin e ta ndëshkonin. Dërgoi djalin në hajat me shishe të rakisë. Sytë e xhaxhait u ngulën tek të nipit. Seç ndjenë të dy tek ai vështrim. Dhe burrat e tjerë e panë me vëmendje.Dhe kur iku djali, ata i thanë se sa të ngjaka ky djalë. Vasili u kthye nga mejhaneja, ndonse luftë , po mejhanet frekuentoheshin dhe ushtria nuk ndërhynte e nuk ngiste njeri. E pa burrin e përgjëruar. Vasili ndjeu tek ai vështrim mëshirë. Gruaja nuk e kish parë kurrë në mënyrë të atillë. Ç’kishte ndodhur vallë me gruan e tij të bukur që e donte shumë. E dëgjoi deri në fund dhe kur hodhi xhaketën supeve i tha të bëjë kostumet, nga ato të tija gati, dhe ushqimin. Vet shkoi e u përshëndosh. U bë një darkë e madhe. U hap fjalë se vasili fejonte djalin me një vajzë të parisë nga jugu shqiptar. Pinë e kënduan. Vasilin nuki e mbante vendi, pa le më Manxuranë zezën. Epo sot, o miq të mi,- ngriti dollinë Vasili,-sot unë martohem me të vërtetë se më kanë ardhur dasmorët nga fshati gruas. Gëzuar!Hëngrën e pinë plotë tri ditë e të katërtën, herët me mëngjes, u përcollën deri në kufi ku topat dhe pushkët gjëmonin akoma dhe ajri mbante era barot. U ndanë me përshëndoshje. Po rrugës u plasi sherri përsëri.Si do ta thoshin në fshat këtë histori, turpi nuk do t’u ndahej. Kështu mbritën deri në fshat, pa vendosur gjë, po të gjithë e thanë në shtëpitë e tyre. Fjala u hap në fshat: Manxurana është e gjallë, ajo shpëtoi dhjetë tabute në fshat. Ajo ka dhe djalë, djalë nga fshati ynë. O, sa u gëzuam ne shoqet e sajë , more djem , kur morëm vesh se qe e gjallë dhe jetonte e lumtur dhe kish bërë edhe këtë gjest. Si gjithmonë , gratë duall portë më portë , edhe si lajmëtar e, edhe si testuese. U mblodh paria e pleqësia. Kuvend një javë rresht. Vetëm ata flasin se fshati rijë në heshtje. U vendos që Manxurana të falej e të vinte në fshat. Erdhi dhe haberë nga përtej horisë se zakoni kërkonte shpagim për turpin e bërë derës së tyre. Po fshati u përgjigj se do maten mirë për këtë dhe mirë është ta harrojnë. Dhe u ftua Manxurana në fshat. Po dasëm në mes të fshatit. Vate dhe tek honi i blireve me Vasilin, aty i tregoi edhe djalit se kë kish baba. Këtu morëm vesh edhe neve historinë e shtatzanisë dhe të Manxuranës pasi iku nga fshati fshehtas. Nga përtej horisë u dëgjua vetëm një krismë arme e thatë që çau ajrin. Vasili bëri ktua të bukur në fshat dhe pruri edhe makinë që shërbente për të na çuar në qytet. Djali është bërë i madh në Greqi, po tani Vasili dhe manxurana nuk janë më. Ja jetoj unë akoma që ua tregoj juve” Këtu plaka hanëme e heshti rrëfimin duke fshirë sytë me shami dhe përzjeu pak prushin dhe urat që lëshuan xixa të ndritshme rreth oxhakut në fluturim nga hinka e zezë e buharisë drejt qiellit që që ianatosur keq atë natë…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s