
NË KORÇË, KU NJË DITË E ZAKONSHME ËSHTË PËRTEJ TË ZAKOSHMES Reportazh nga Hyqmet B. Hasko Gjithmonë kam udhëtuar me një ndjesi befje dhe sensacioni shpirtëror drejt Korçës, jo vetëm për shkak të miqve të shumtë … Continue reading
NË KORÇË, KU NJË DITË E ZAKONSHME ËSHTË PËRTEJ TË ZAKOSHMES Reportazh nga Hyqmet B. Hasko Gjithmonë kam udhëtuar me një ndjesi befje dhe sensacioni shpirtëror drejt Korçës, jo vetëm për shkak të miqve të shumtë … Continue reading
Të flesh mes aromës së lirikave pranverore Rreth lirikave të Veledin Korkutit Nga : Agron Mema Edhe në një vëllim poetik, një sy i stëritur lexuesi, kap profilin e profesionit të autorit. Kjo ndodh edhe me … Continue reading
Poezi nga Eliverta Kanina ( Anelli)
PA VETVETEN
Jam një tërësi mungesash që frymoj
Edhe jeta vetë është mungesa e vdekjes
Mungesa në sende, njerëz, ndjesi
Mungesa që vallzojnë mes dashurisë dhe urrejtjes.
Mungesa që lehtësojnë, por që edhe dhëmbin
Mungesa që s’mungojnë, edhe kur ndihen
Të jem për gjithkënd një prezencë e këndshme dua
Mungesë le të bëhem për arsye që s’dihen.
Mungesat e përhershme më lodhin në heshtje
Më mësojnë si të jetoj edhe pa to
Si mundet një mungesë e vetvetes të jetë kaq prezente?
Më ulërin duke më përdorur siç di veç ajo…
ANTIBOTË
Në botën e mjellmave s’ka vend për një korb
Që liqenin s’e njeh, as vozitjen fisnike
Krakërima e tij veç kërma ndjell e sjell
Që lakminë ia kënaqin
Larg dritës, në shpella ku rri strukur
Në kërkim të vemjeve që errësira ia servir
Zërin ia ngjir me ajrin e mykur
Zishëm kur botës i kumton
Duke ia errur edhe më pendët
Që më të zi e bëjnë të duket
Buzë një liqeni të kaltër
Para fisnikërisë së një mjellme…
BUZËMBRËMJE
Tirana erëmon kudo aromë bliresh
Sikur do të filtrojë frymëshkëmbimet e njerëzve
Deri në dehje…
Njerëzit në pamundësi për të ndalur kutërbimin e veseve të tyre
Të lindura e të mësuara nëpër kohëra
Pavarsisht se të lashtë a të vonë
Në faj ndihen, mbjellin luleblire
Vazhdojnë të kutërbojnë…
PËR ATA QË DINË TË DUAN SHUMË
Më përsërit sa unë askush s’të deshi
A thua nuk do të më duash më kaq shumë
Dashuria jote më ka mbytur pa më lënë
Të të dua, ashtu siç di vetëm unë.
Si ty askush s’më deshi vërtet
Dhe s’ka për të më dashur asnjë tjetër
Se unë jam e shkarë por nuk shkas kaq kollaj
Ta lë të më shkojë ëndrra e vjetër.
Si unë, të tjerat që të vijnë pas
As ty s’do të të duan deri në vetmohim
Dhe nëpër vargje s’do të të thurin ojna e ledhe
Siç unë ta kam dëshmuar dashurinë.
Ndoshta si ne janë, ndoshta dhe ndryshe
Ata që dinë të duan shumë, dhe veç një herë
Jashtëtokësorë, të çmendur a demode janë dukur
Specialë prej dashurisë, si ne janë ndierë.
As dashuria jonë nuk është sezonale
Si veshjet ta ndërrojmë,sipas trendit
Ata që dinë të duan shumë në çdo kohë
Si në urban, në shpirt s’lëshojnë lehtë vendin.
Poems by George Onsy A DIALOGUE WITH MY CREATURES I was going to write a poem But my words got bored They revolted They moved … they jumped They ran away from All circles of meanings, Getting … Continue reading
Poesie di Anna Costa GIOVINEZZA DI FIELE Coperta di insulti , la panchina verde arrugginita, un pigolio quasi incessante il gocciolio che colava dalla fronte , devastata da caldo e ansia. Respiravo a grande boccate, non … Continue reading
Shtëpia Botuese “ ADA” publikon vëllimin poetik “Kjo quhet dashuri” të autores Fitore Doma. Autore : Fitore Doma Titulli : Kjo quhet dashuri Botimi i parë, 2016 ISBN: 978-9928-204-97-4 Përgatiti për botim: Roland Lushi Formati : 14x20cm Të … Continue reading
Shtëpia Botuese “ ADA” publikon librin “Zërat e së ardhmes” të dy vajzave të vogla nga Vushtria, Kosovë, SaraYmeri dhe Anisa Ymeri, të redaktuar nga autori Lulzim Hajdari. Autore: SaraYmeri, Anisa Ymeri Titulli : Zërat e … Continue reading
Shtëpia Botuese “3 zen”, Prishtinë publikon vëllimin poetik “TI, QINDVJETËSH” të autores Vjollca Ajasllari-Koni . “TI, QINDVJETËSH” është titulli i më i ri i librit me poezi të autores Vjollca Ajasllari-Koni. Autorja vjen me botimin e tretë … Continue reading
Shtëpia Botuese “3 zen” Prishtinë publikon vëllimin poetik “Shpresë e përlotur” të autorit Hysen Grajçevci. Titulli : Shpresë e përlotur Autor: Hysen Grajçevci. Redaktor: Agron Shele Lektor: Sadik Bicaj. Recenzent: Xheladin A. Çitaku. Dizajni: Fatmir Grajçevci. Shtëpia Botuese: … Continue reading