NË SHKALLËT E UNIVERSITETIT / Tregim nga Pilo Zyba

NË SHKALLËT E UNIVERSITETIT

 

 

Pilo Zyba

Tregim nga Pilo Zyba

 

Sokrati mori pultin e televizorit dhe e mbylli.Kishte dit; që mëngjes e mbrëmje, dëgjonte vetëm zhurmë për votimin e një ligji kundër korrupsionit.Tërhoqi më forcë gjithashtu dhe deren e pallatit në të cilin jetonte prej 25 vjetësh,sepse pjesën tjetër e kishte të skalitur në tru dhe nuk mund ta harronte edhe po të donte.Koha jashtë dukej e mirë,por brënda tij re të dëndura mendimesh trazoheshin, përplaseshin, tek tuk, dëgjohej ndonjë bubullimë,apo ndonjë vetëtimë mendimi, më pas binte përsëri në qetësi.Në një qetësi të gënjeshtërt, sepse ai në çdo orë të ditës ngjante i pa përqëndruar dhe nervoz.

Kapërceu me hap të matur lumin e Lanës dhe doli nga krahu i Shallvareve, një ëmër ky që nuk e dinte as ai vetë se nga i kishte mbetur kësaj lagje.Kjo ishte rruga e tij edhe kur shkonte në gjimnaz, dhe më pas në universitet.Mbërtheu mirë këmishën, më pas xhakoventen dhe vendosi kapucin që i varej pas shpinës.Në rrugë kalonin makina të të gjitha llojeve dhe cilësive, por ai vetëm u hidhte një vështrim dhe shikonte rrugën përpara.Ah, mendoi, ky ligj i korrupsionit dhe padrejtësive, që nuk ka për të kaluar asnjeherë.Krehu mjekrën e gjatë me gishta,dhe, flokët që e pengonin të shikonte dhe kuptonte se, edhe vetullat i ishin zgjatur, ashtu si zgjatej tërkuza e padrejtësisë në kohën ku jetonte.

Në shkallët e mëdha të universitetit shkonte gjithmonë në të njëjtën orë, në mëngjes, pa hyrë mirë brënda studentët dhe profesorët, apo dekanët.U ul në qëndrën e shkallëve si gjithmonë dhe po priste, disa e përshëndesnin dhe disa kalonin pa i folur.Shumë nga studentët dhe profesoret çuditeshin kur e shikonin këtu këtë burrë 55 vjecar, që flokët kishin filluar ti zbardheshin, dhe, mjekra i kishte marrë pamjen e një filozofi.Për habinë e të gjithëve, disa e mërrnin për të çmendur, ose për një njëri me fiksime, që çdo mengjes ulej në këto shkallë, sepse askush nuk kuptonte dhe as nuk dinte e nuk shikonte qe ai të lupte diçka.Përpara kishte vetem dy duart e tij të kryqëzuara, dhe, veshtrimin lart, sikur kërkonte diçka me sy nga dritaret e hapura apo të mbyllura të universitetit.Mbi taracën e madhe të Universitetit, një tufë e madhe me pëllumba, here çanin ajrin e ngjiteshin lart qiellin, here uleshin poshte dhe luanin me degët e pemëve, që tundeshin nga era.Sokrati mendonte, vetëm mendonte dhe, treste vështrimin herë thellë dritareve, here nga rruga,andej nga vinin në grupe apo vetëm studentet.Përballë ishte Instituti i Larte i Arteve, nga dëgjoheshin edhe tinguj muzike, por dhe tabelat apo banderolat që studentet e pikturës vendosnin herë pas here.

Sokrati qëndronte aty në të njëjtën orë, në të njëjtin vënd, dhe pasi kalonin aty ata qe hynin brënda ai ngrihej pak si me pertesë, dhe, merrte rrugën e kthimit, ose të rrugës nga kishte punën e tij viteve të fundit.

Këtë mëngjes dukej më i zymtë, më i plakur, më i heshtur.Studentët që tashmë ishin mësuar me të, e përshendesnin dhe futeshin brënda.Sokrati herë vinte buzen në gaz, herë mërrte me buzë retë e qiellit dhe i zbriste mbi ballë.Për shumicën e tyre këpuste një tendafil buzëqeshje nga buza e tij, sepse buzëqeshjet i kishte të rralla në jetën e tij, dhe, tundte kokën në shënjë urimi.Ky rit kishte krijuar te studentet një monoment të heshtur, të një njeriu të heshtur, që ata e shikonin gjithmonë në të njëjtin vënd, në të njëjtën orë, por nuk kuptonin vlerat, qellimin dhe, arsyen e ketij monomenti njeri.Kishte kohë që Sokrati ishte kthyer në temë për zgjidhje te studentet e Universitetit.Shumica e shikonin atë si mit, disa si të çmëndur,e shumë të tjere si një lypes, por që nuk lupte asgje.Studentët të tërhequr grupe grupe e diskutonin këtë figurë mistike ,që ndoshta diçka fliste në gjuhën e saj, por që nuk e kuptonte askush.Kjo ra në sy dhe në Dekanat.Ndaj atë ditë të martë, kur ndahej dhe nje javë nga aprovimi apo jo i ligjit kundër korrupsionit dhe padrejtesive.Këtë mëngjes studentët nuk ishin futur brënda por kishin mbushur shkallët, dhe, në mes të tyre qëndronte njeriu me pamjen e tij të çuditëshme, i heshtur, i qëte dhe i pa fjalë.

Profesoria e Universitetit dhe dekania e tij zonja,Fitore Diploma, në fakt mbiemri diploma i kishte mbetur që prej 35 vjetësh kur kishte marrë shkelqyer diplomen e saj të universitetit dhe kishte mbetur përfundimisht profesore e jashtme në atë kohë, e me pas petagoge e tashme prej shume vitet dekane e këtij universiteti, në degën e drejtësisë.Mbiemrin e saj të vërtetë e kishte “Pula” ndërsa pas martesës, ”skifteri”, ndonse nuk kishte asgje të përbashkët me skifterin, por kishte më shumë me dhelpren, sepse kishte një vështrim të vjedhur, një shikim të pa qëndrushëm dhe lakonik. Fitorja kur pa grupin e studentëve dhe diskutimet e tyre në shkallë, duke u ngjitur me takat e saj të larta, me flokët pis të zeza dhe me nje fustan të modës së fundit, ndërrojë dosjen nga ana e dorës së majtë dhe u thirri studentëve.Por ata nuk lëvizën, vetëm shikonin me kureshtje njeriun që qëndronte i heshtur në mesin e tyre.

Duke parë që studentët nuk po lëviznin, por dhe që shikonin nga njeriu i çuditshëm i kohëve të fundit, ajo i vajti pranë dhe i foli.I foli me një ton jo të zakonshëm, dhe, jo si i fliste çdo ditë nga larg, por të prerë dhe të ashpër.

-Mirmëngjes,zotëri!

Tjetri hodhi vështrimin nga këmbet e saj të plota dhe u ngrit me veshtrimin e tij lart,neper gjunjë e kofshë,ne mesin e trashur disi,në kraharorin e bëshëm dhe supet e rrumbullakosura nga mosha.

-Mirmëngjes, zonja Dekane!

-Për ju nuk jam dekane, dhe, emrin nuk e kam dekane, por Fitore.

Të kuptoj,foli tjetri me kokën gjithnjë të ulur,këtë emër ua vune ata që u linden dhe qe si duket e dinin rrugen e fitoreve qe do korrje në jetë.

Çdo njeri ka fitoret e tij në jetë, zotëri.Unë kam të miat, për këtë nuk ka mbetur të flisni ju, sepse flasin çdo ditë veprat e mia, karjera ime, vota e popullit që më kanë zgjedhur për të ruajtur interesat e tij.

Fitorja prej disa zgjedhjesh ishte dhe deputete në parlamentin e Shqiperisë.

-Gëzohem për sukseset tuaja zonjë.Sokrati qëndronte me kokën ulur, dhe, kishte mbuluar ballin dhe sytë me flokët e gjatë.Që herët kam lexua dhe paguar bukurinë dhe mençurinë tuaj.

-Nuk jemi këtu për fjalë dhe debate, zotëri, u lutem të mos qëndroni më në këtë vënd, ndryshe do lajmëroj policinë tu vijë dhe tu marri.

-Nuk habitem për këtë, zonja Fitore, sepse fitoret në jetën tuaj, janë të mbeshtetura në themelet e policisë!

-Deputetes i erdhi inat, por e përmbajti veten.

-U lutem të ngriheni dhe të largoheni, ndryshe do tu ngrejmë me forcë.Biseda po behej e hapur, studentet të shtyrë nga kureshtja u afruan dhe me shume.Dekania u ndie keq.Largojuni, zotëri, çfar kërkoni këtu?

-Kërkoj diplomën time, zonjë!

-Diplomën tuaj, cilën diplomë? Nëse kërkoni diplomën, ajo nuk kërkohet te shkallët, por brënda në dekanat dhe në dosjet dhe arshivat e Universitetit.

-Me falni zonjë, Sokrati lëvizi nga vëndi, por nuk u ngrit.Do ta votoni ligjin për korrupsionin dhe padrejtësitë që janë bërë dhe bëhen në këtë komb?

Dekania u revoltua:

-Këtu jam dekane, zotëri, nuk jam deputete, nëse keni diçka për të pyetur në këtë drejtim, atëherë ejani në zyrën time ku jam deputet e zgjedhur nga masa.Këtu jam e zgjedhur nga aftësitë e mia personale si petagoge dhe Dekane e këtij Universiteti.

Mbi taracën e universiteti zbriti një skifter i cili i trëmbi pëllumbat kur u lëshua mbi ta, pemët filluan të fëshfërinin me zhurmë, re të dëndura u dukën se zbritën dhe po mbulonin krahët e blerta të gjelbërimit pranveror rreth Universitetit.Pëllumbat përplaseshin nëpër degë dhe shumë prej tyre zbritën deri poshtë në shkallët dhe pranë këmbëve të tyre.Studentët thirrën një zëri, vëndi oshëtiu dhe mbushi qiellin.Skifteri grabitqar u tremb dhe iku, por në ikje e sipër u përplas në xhamat e dritares së madhe të katit të dytë.Në dritaren e zonjës dekane, dhe, nga goditja u përplas në tokë, xhami u thye, dhe gastaret ju ngulën nëpër trup.Masa e studentëve mbeti pa frymë.Sokrati gjeti rastin dhe u ngrit në këmbë:

-Skifteri u përplas në dritaren e zyres tuaj dhe mori dënimin, zonja dekane.

Fitores i pëlqeu ky krahasim.

-Zotëri ,ne dhe nga ana figurative, por dhe nga ana shteterore jemi të zgjedhur për të ruajtur të drejten.Skifteri ishte nje grabitqar, dhe, fundi i tyre dihet.

Sokrati, u ngrit përfundimisht, hoqi kapuçin, e kapi dekanen nga të dyja duart, dhe, mbasi krehu me dorë flokët që i binin mbi sy i foli me zë të lartë, sa ngjante se dhe vetë universiteti dhe krejt universi degjonte rreth.

Dekania kur e pa në sy u drodh e tëra dhe i ra nga dora dosja e madhe me emrat e studentëve.

-Fitore, jam unë, thirri Sokrati, jam unë! Jam unë ai që puthja dhe përkëdhelja kurmin tuaj, ai që u mësoja dhe në shtrat dhe në universitet se si ishte jeta, cila ishte rruga që duhej të ndiqje në jetë, dhe jo ajo që more dhe bëre.

Fitorja tërhoqi duart dhe mbylli veshët të mos dëgjonte, por thirrja e Sokratit ishte sokëllime, rrufe që përcillte bubullimen e saj qiellit të drejtesisë përpara shkallëve të universitetit.

-Ju, jeni këtu në sajë të diplomës time zonjë.Ti bashkë me operativin e sigurimit të kohës, që kishte prorsitur babai juaj zëvëndës ministër paraqitët mbrojtjen e diplomës time në universitet.Unë këtë nuk e dija dhe pas 5 ditësh u paraqita me te njëjtën temë,me ate teme qe Ju vodhët ne dhomën time të gjumit, dhe u quajta hajdut i temes tuaj.Operativi me veprimin tuaj, fjalen tuaj, pabesinë tuaj dhe dëshmine tuaj,me futi në burg per 8 vjet.

Fitorja e kapi nga duart dhe bërtiste:

-Mjaft,mjaft Sokrat, ajo pa në sytë e tij dallgët e urrejtjes.Nuk e kontrollonte dot me veten, flokët i ishin shkrishur, guret e kalase se bukurisë dhe krenarisë i ishin rrëzuar,ngjante si një këshjtjellë e cila ka rënë në duart e kundërshtarëve, pas nje beteje të gjatë gjakatare dhe shkaterrimtare.

Ai e pa thellë ne sy dhe i foli me atë zerin e tij, që nuk ishte i pa njohur për të:

-Në trupin tënd, në sytë e tu, lexoja me buzë ditët e gëzimeve të mia, Fitore.Në kraharorin tënd kisha gjykatën time të drejtësisë dhe të besës.Në thellësi të shpirtit kërkoja lumturinë, por gjeta shkatërrimin tim.

Në shkallët e Universiteti kishte pllakosur një heshtje e thellë, skena kishte tashmë vetem dy aktorë,dhe qindra spektatorë që e ndiqnin, por që kishin mbetur gojë hapur dhe memece nga tragjedia që luhej.Një erë e fortë mori banderolën e madhe me një pikturë të varur në murin e institutit të lartë të Arteve dhe e lëshoje ne tokë, pastaj me forcën e saj e merrte zvarr nëpër rrugë si për të treguar se çdo gjë e pikturuar nuk mund ti qëndrojë kohës.Era tundte degët e pemëve rreth universitetit,që ngjanin me një sinfoni të madhe me nota Bethoviane të shkëputur nga sinfonia e nëntë,”revolucioni”.

–Dekania i vendosi dorën në gojë dhe i bërtiste:

-Pusho, të lutem pusho!

-Unë pushoj, bërtiti ai, por dallgët e shpirtit dhe fryma që mbaj të mbyllur brënda nuk mund të pushojnë.Më thuaj, do ta votosh ligjin kundër korrupsionit dhe barazisë gjyqësore kombëtare, dhe e shkundi fort.Në ato çaste pa se dekania u përkund dy tri herë dhe, u lëshua pa ndjenja në tokë.Studentët e panë të këputej nga rrufeja e drejtësisë të fjalëve te tij, si dega e një peme, por askush nuk u afria ti jepte ndihmen e shpejtë.Sokrati vendosi në telefon numurat e ndihmës së shpejte dhe po i mbante kokën.I foli ngadalë dhe me brishtësi:

-Të kam dashur,Fitore, të kam dashur si gjënë më të çmuar në jetë.Më thuaj, do ta votosh ligjin për drejtësinë dhe kunder korrupsionit?Por ajo nuk përgjigjej, heshtja e saj ishte thikë me dy presa, kur të rizgjohet, nuk dinim, do ishte me të kaluarën apo me të ardhmen!

 

 

One thought on “NË SHKALLËT E UNIVERSITETIT / Tregim nga Pilo Zyba

  1. Ne fillim shkruhet “pedagoge” dhe jo petagoge…
    e dyta nuk mundet qe nje dekane te jete edhe deputete ne te njejten kohe…
    e treta , dekanen e zgjedhin koleget me vota dhe jo diploma e shkelqyer
    e katerta … ja ke fut pak kot gjithsesi stili shume i bukur…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s