NË SKAJ TË PLEVICËS / Tregim nga Ramiz Kuqi

NË SKAJ TË PLEVICËS

 

 

ramiz kuqi

Tregim nga Ramiz Kuqi

 

Nata sonte ishte e ftohtë. Përkundër diellit që të përcëllonte ditën. A. pasi ujiti ca mollë në pemishte, mori kosën dhe një shat dhe u nis drejt pemishtës së madhe ku kishte mbjellë që disa vite mollë të llojeve të ndryshme.Pa rënë muzgu, la ujin e ndarë në disa vija u ngjit shpatit. Mbi udhë pa një mollë trupshkurtër me mollë të mëdha dhe u ndje i habitur. Kaq mollë një trung i hollë? Pastaj mbylli laurën me një dry të vogël , hapi derën e veturës dhe u fut brenda. Bëri disa metra deri të një kthesë, e cila i solli nostalgji . Kurrë e harruar ! Kjo kthesë e ktheu disa vite pas.Kujtime e kujtime, lot nëpër mollëza !

Kur mbërriu të Kroi, mori një shishe të plastikës dhe e mbushi me ujë të ftohtë.Ujë që të pike në lule të ballit-thonin pleqtë dikur. Afër shitores rrinte një çun a mesoburrë, me syza dhe fliste me dikënd në telefon. Dukej se ishte nervoz.

Në ndarje të udhës së affaltuar, ktheu në të majtë. Nëpër pllaka guri kishte mbirë bari. Një shtyllë elektrike e rrëzuar para ca ditësh kishte djegur adapter e makina larjesh.Era e forte kishte përplasur drunj, thyer dega pemësh . Në rrugë A. pa një tufë fëmijësh . I u bë zemra mal. Luanin, qeshnin dhe e përshëndetën me dorë. Të qeshura fëmijësh !

Kur hapi derën e oborrit, pa se lulet e mbjella kishin nisur të thaheshin. Hoqi rrobat e bëra me baltë gjatë vaditjes , bëri një banjo dhe mori një gotë verë e doli në oborr. Sytë iu ngulitën në vendin ku dikur ishte plevica e vjetër, djegur deri në themel. Ajo ditë nuk iu hoq kurrë nga mendja. Kur hynë forcat e NATOS, ai kaloi kufirin për t’u kthyer në vendlindje. Rrugës pa vetëm bagëtinë pa njeri dhe ca qen që i ndiqnin hap pas hapi. Macat mjaullonin duke kaluar nga oborri në oborr, sigurisht se kërkonin të shihnin njerëz . Dukeshin edhe ato të mërzitura e të vemuara. Iu ngritën leshrat e kokës.Iu duk se po e tërhiqte një force e pashpjegueshme drejt qiellit. As vetë nuk ishte në gjendje të kuptonte se çfarë po ndodhte.Nuk gjeti force për ta përballuar këtë llahtari stine.Kur hyri në fshat, nuk gjeti asnjë oxhak shtëpie në këmbë.. Të gjitha ishin rrafshuar me tokë nga dora e barbarëve. Po sonte diçka tjetër ia ngacmoi shpirtin A. Iu duk se e pa portretin e nënës, e cila në skaj të plevicës kishte dale, si çdo here për ta përcjellë djalin.E sa here ai kapërcente udhën gjarpërore, ktthente kokën pas. Ajo nëna zemërthyera kishte vënë duar në brinj dhe nuk ikte nga aty derisa ai nuk shihej më. Ajo brodhi nëpër oborr dhe u zhduk. Ai mbeti gojëhapur. Deshti t’i afrohej , ta përqafonte, ta ndjente dorën e saj të butë, t’i fliste. Po ajo nuk foli. Një lumë lotësh e mbërthyen, një lumë.Sa vite paskan ikur ? Sa e sa !

Mblodhi plaçkat e vendosura mbi tavolinë, u fut mbrenda dhe nuk gjeti pajtim me veten. Nata po ikte A. nuk i shkoqi sytë nga plevica e vjetër. Disa here doli sërish në oborr, po nuk e pa më portretin e saj, Ishte në ëndërr imagjinative?

Natë e ftohtë. Dëgjoi ca të lehura qensh. Një shqiponjë, çuditërisht, hapi krahët dhe fluturoj drejt Kepit të Shqiponjës, buzë prroi kur në ditët më të vështira të luftës, njerëzit ishin strehuar për t’i shpëtuar vdekjes.

Në skaj të plevicës malli e trazoi sonte A.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s