Poezi nga Elona Tabaku

Elona Tabaku

Poezi nga Elona Tabaku

 

 

KUR TI S’ JE.

 

Dielli mbytet nëpër valë

Kur ti je në rrugëtim

E hëna  s’pranon të dalë

Kur nuk vjen ti shpirti im.

 

Era vajton nëpër male

Shiu tokën gris ngadal’

Lotët mbi buzë hedhin valle

Kur zemra digjet në mall.

 

Edhe koha qan për ne.

Për të tonën dashuri.

Qielli lotët derdh mbi dhe

Kur pran meje nuk je ti.

 

Le të fryjë erë mbi valë

Le të bjerë bor’ e shi

Dielli fare le t’mos dalë

Veç me mua të jesh ti!

 

 

 

IMAZHI YT.

 

U pengova dhe rash në shtratin e mendimit,

E degët e mallit u thyen ngadal”.

E përkundur në djepin e trishtimit

Për ty o shpirt, mendoj plot mall.

 

Përqafohem fort me imazhin tënd,

E krahët si degë, pas trupit mbështillen.

Zemra në kraharor, s’po më zë vënd,

Dhe buzët nga malli fort më dridhen.

 

 

 

KUSH JE TI?!

 

Kush je ti?

Ti dyfytyrësh njeri që vëngër më vështon.

Ti që me vështrimin nën vetull, më gllabëron.

 

Kush je ti?

Ti që derdh vrer mbi rrugën e jetës time.

Ti që thyen buzëqeshje e prish gëzime.

 

Kush je ti?

Ti që gjykon jetën time kaq shumë.

Ti që s’di tjetër veç të notosh në llumë.

 

Kush je ti?

Ti që mundohesh të më gjunjëzosh mua,

Dije se s’më trëmbin fjalët e tua.

 

 

 

MELODI LOTËSH.

 

Mbi qërpikët e zinj loti luan

Plot dhembje notat e një melodie

Dhe me penën e artë mbi buzë shkruan

Vargje plot zjarr, për një mall dashurie.

 

I shkund qërpikët e lagur ngadal’

Dhe mbi buzë derdh petale trëndafili

Dashurinë e humbur kujton plot mall

E digjet në heshtje si vaj kandili.

 

Rilind si kristal mbi syrin e brisht

Ky lot malli i pikëlluar

E mbi qërpikë luan sërisht

Notat e një melodie të trishtuar.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s