Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin ” Një artist në dyert e botës” të autorit Vangjush Koça dhe parathënie nga Irina Hysi.

 

13599824_10208234309448116_2880098147162997547_n

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin ” Një artist në dyert e botës” të autorit Vangjush Koça dhe parathënie nga Irina Hysi.

 

 

Titulli: Një artist në dyert e botës

Autor: Vangjush Koça

Redaktor: Roland Lushi

Copyright-Vangjush Koça – 2016

Të gjitha të drejtat e këtij botimi janë të rezervuara

 

 

Roland-Lushi

Roland Lushi

 

Botimet ” ADA”

Botim i parë, 2016

ISBN: 978-9928-4347-8-4

Shtëpia Botuese “ADA”

Rruga: Nasi Pavllo Nr.20

E-mail: rlushi@yahoo.it

Cel: +3554 68 221 9016

Tiranë, korrik 2016

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Koça, Vangjush

Një artist në dyert e botës : tregime / Vangjush

Koça ; red. Roland Lushi. – Tiranë : Ada, 2016

144 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-4347-8-4

1.Letërsia shqipe 2.Tregime dhe novela

821.18 -32

 

 

PROLOG

 

Libri:-“Jeta e artistit në dyert e botës, nis me tregimin e parë, Lutjen, e cila merr vlerën e thënieve të urta si sekretin e thurjes së fjalës. Ajo që vihet re në këtë frymëҫlirim përtejbote, si izolim dhe frustrim ekzistencial, i cili shpreh kotësinë si një arratisje të tij psikologjike, aftësitë e tij narrative për të krijuar karaktere autentike dhe dialog real!

Lutja, është një gotë vere, e cila si fillim duket interesante, e kthyer vërtik ajo të kthen, një fuqi! Çdo paragraph duket si një zog që përsërit të njëjtën temë!

Bazuar në Lutjen, autori ka reflektuar ngritjen e tij artistike me eksperiencën e vetë gjatë asaj periudhe, si emigrant i ndjeshëm, në kërkim të vlerave për veten, ai largohet në mungesë të mendimeve që mund të shërbejnë si epitaf e shkruar në formën e një interviste me veten. “Elementë që identifikojnë atë me lexuesin.

Autori shfaqet me psikollogjinë e tij në vetën e parë.

Jeta e tij, si jeta e të gjithëve, është në kaos, dhe e vetmja fije shprese emigracioni, ku do shpalosi vlerat e tij si njeri dhe si artist që sigurisht s`është aspak e lehtë me mendje e zemër, lutja si shëruesja, lidh plagët në fushën shpirtërore, duke gjetur një lidhje të rëndësishme me përvojën e kohës dhe veçanërisht ç’ka të bëjë me ekzistencën emocionale.

Perëndia e bën të njëjtën gjë. Ai përfundon veten rreth hallit tuaj dhe mbron për të funksionuar siç duhet përsëri si personazh fuqiplotë, kjo përbën dhe strukturȅn e tekstit.

Autori tregimtar nis si një restaurues veprash arti duke u angazhur për të njohur një profesion të ri në fushën e ringjalljes së engjȅjve, veprave të vjetra që në Austri, mund ti siguronte një të ardhur konstante për të mbijetuar ai dhe familja që do e ndiqte nga pas prej punës si restaurator, për të mundësuar një jetë normale.

“Beteja e parë e artistit paraqet një tabllo, midis ferrit dhe parajsës ku qëndronte një ushtar me uniformë romake i dëmtuar 50 %. Një vepër që nisi me inisjativën e vet pa lejen e askujt, vepër që kushtonte miljona dhe zëri i shefit që bërtiste HERR KOCA…kommen sie hierr…

-Kush e ka bërë, duke shfletuar një libër arti, dridhja e duarve, pȅrmbajtja dhe përgjigja:

Unë! Tha me zë të dridhur dhe mori një top me pambuk në dorë e terpentinë…-Nein-Nein ulëriu ai mos e prek , e ke bërë shumë mirë vetëm helmeta e ushtarit nuk është kjo dhe tregoi nga libri që kish në dorë, kjo duhet …Po, pa problem e bëj tani si të doni ju Zoti Dallendörfer…etj.

Çdo akt – në vazhdim, thur emocione në një kohë sasiore hulumtuese, me shumë imazhe, ku përfshihet të menduarit rreth objekteve perceptuese. Përcaktimi në gjuhën e veprës është vetë emigranti artist, në kërkimin e një rruge të ndershme, ku atributi hyjnor në aspekte të aftësimit, lartësohet mbi vlerat, madhështinë dhe bukurinë e thjeshtësisë.

Ky ishte dhe pranimi në atelier! Sfida ndaj fatit, dhe ligjet, luftës së jetës, urtëpranuar nga artisti si Zot i natyrës dhe krenar për potecialin dhe individiualitetin. Atje ktheu dhe rrota e historisë mbi ecurinë e artistit…

Ngjarjet shërbejnë si një fill lidhës në tekst, duke na rrëfyer tregimet e tij me personazhet realë, artisti Vangjush Koca kthehet pranë nesh, pas një kohe tȅ gjatë, me këtë libȅr.

Shprehje të ҫliruara dhe indisiplinuara që krijojnë imazhe, e përfytyrime prej krijuesit, trasparentizohen thjesht si një vetëinterpretues të kuptimit, ngrejnȅ godinën harmonike të autorit!

Pjesa tjetër është ikje dhe ecje në vartësi.”

Për të kuptuar karakterin e librit:- Jeta e artistit në dyert e botës”, në kujtimet e tij ndiqet domosdoshmëria e udhëtimit me elemente të parëndësishëm, por që ecuria e ngjarjes tërheq, për të zbuluar botën dhe dyert e saj ku shkel me finalitet, vetëvetja me botȅzȅn në krah!

 

 

irina hysi

Inv:- Irina Hysi

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s