Letër Krijuesëve, intelektualëve t’Atdheut tim / Nga Musa Jupolli

Letër Krijuesëve, intelektualëve t’Atdheut tim

 

 

13645205_10210120436475504_771811909242230829_n

Nga Musa Jupolli

 

Vetëm arti dhe kultura mund ta shpëtojnë kombin tonë sot. Andaj thirrja ime i drejtohet të gjithë krijuesëve, intelektualëve , që të angazhohemi në çështjën e kombit tonë, që të dalim nga ky kaos sa politik(dështim ekonomik e diplomatik, ku veqohet edhe “Demarkacioni”) aq i besimeve fetare (turqizmi dhe arabizmi) .

Arti dhe literatura janë vërtetësia ideale, janë identiteti ynë që nuk thehet.

Arti frymon etikë e shkencë, njohje të natyrës, besimit, rendin moral, mitologji dhe mite të një populli. Bukuria e artit në trojët tona arbërore ka bukurinë e shpirtit dhe filozofinë që duhet të jetë në takim sot !

Kultura shqiptare është kopsht i banjimit (banuese) trashëguar që nga kohët pëllazge, ilire e arbërore, pasuri artistike, etike e sociale e identitetit tonë.

Synimet turko-sllavo-arabe janë të qëllimshme që ta zbehin dhe ta zhdukin këtë pasuri të dëshmuar nga arkeologët, antropologët dhe filozofët, identitetin tonë të bukur dhe të njëshëm në Ballkan dhe Evropë.

Antropologjia jonë sociale e kulturore dëshmon gjeografinë e kombit tonë: arti, literatura, arkitektura janë dëshmia më e mirë e shtetit tonë laïk, pra LIBRI është Bibla jonë që daton nga Homeri e tej më, filozofi kjo që edhe sot mbetet në kërkim.

Arkitekturë, pikturë, muzikë, literaturë e gjuhë janë DRITË e kombit tonë .

Turkoizmi sot në trojet shqiptare paraqet rrezikun më të madh të këtij shekulli në hecje, siq dikur në pesë shekullin e ndalimit të librit shqip, sot të futjës së mikrobit në besim të ndasisë, të fanatizmit, të rënjës së moralit dhe ndarjës së bukur të të mënduarit shqip e të bukurisë së shpirtit shqiptar .

 

I juaj Musa Jupolli !

 

11.08.2016, Paris

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s