Poezi nga cikli poetik “profetik” të poetit Vasil Çuklla

 

Vasil cuklla

Poezi nga cikli poetik “profetik” të poetit Vasil Çuklla

 

 

(Qesh pak!… E qeshura të zgjat jetën!)

 

“Lartësi e njeriut fillon nga fundkëmbët , tek koka.
Aty dhe në vazhdim… gjithshka përbën Shtatin!”…
Fjalë huazuar, nga një poet i madh,
që ndoshta, çdo kush, do të desh t’i ketë fatin!

Po mirë rri mendoj… dhe më bren kjo pyetje!…
“Aty dhe në vazhdim”!… – “Lojë shtati ,fatale”! -…
Ku Zot, të kërkosh Shtatin, kush vallë po ma thotë
Kur i gjori njeri… qëndron në verikale?!…

 

 

 

Nga cikli “profetik”!

 

(I paduruari nuk ka se si të jetë ëndërimtar!
Të paditurit edhe pse nxitojnë, jetën s’e ndryshojnë…
Shumë, shumë ta lejnë… të rrjedhë si më parë!…
Ose të nxijnë jetën, po s’mundën ta shkatërojnë!)

 

***

 

Pas pak, nuk duket në foto, por pas pak…
Reçipetat bien, porsi sipar i skenës!
Nis, shfaqet premiera: “Dy diej cullak!”
Siç nis çdo premierë, nën emrin e Helenës!

Bukurisë përallore, që mbiemër s’ka…
Ja!… I sheh dy diej, tek ndrisin me ëndje?!
Më kot i shqyen sytë! Më kot, s’ke për t’i parë
Po nuk pate sy, diku thellë, në mendje!

(Pas pak thashë, pas pak!… Ti rri!… Prit edhe pak!)

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s