TI MË THUA, SAADIU (Ты сказала, что Саади) – Poezi nga Sergej ESENIN / Shqipëroi: Maksim Rakipaj

Sergey_Yesenin

Poezi nga Sergej ESENIN

 

 

 TI MË THUA, SAADIU (Ты сказала, что Саади)

 

Saadiu, sipas teje,

Tjetër s’puthte, vetëm sisë.

Prit, mëso, ta dish prej meje,

Për hatër të Perëndisë!

 

“Në Eufrat”, -ti vazhdon këngën,

Lulet më hir se vajzat kanë”.

I pasur të kisha qënë,

Të dytat kisha përlarë.

 

Lule s’do t’lija një për be,

Veç njërës që më jep hare

Dhe të mos mbetej përmbi dhe

Tjetër si imja Shagane.

 

Me betime jam mërzitur,

Me betim s’më fut në kurth,

Pra, meqë poet jam lindur,

Si poetët, unë të puth.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

 

Maks Rakipaj

Shqipëroi: Maksim Rakipaj

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s