Poezi nga Leonora Lokaj
Në bregun e ëndrrave do të pres
Hipur në kalë Troje pushtove shpirtin tim
Si dallgët e deti përplasur mbi gjoks shkëmbi
Ikja jote në agun plot shi rrënoj boten time
Përbrenda me dogji, oh sa dhembi
Nuk është dashur te vije në bregdetin tim
As të ta hapja portën për tënden dhuratë
Stuhi të dalldisura po rrahin shpirtin tim
E unë nuk di në të mallkoj apo të të japë uratë
Pabesisht hyre brenda times zemër
Theve, përplase, dogje çdo gjë brenda meje
Si për çudi akoma tatuazh në shpritë mbaj tëndin emër
Si të vetmin kujtim që kam prej teje
Ti rrënove muret e zemrës sime prej naives
U bërë kryefjalë zemre, i shpirtit refren
Këngë e mëngjeseve të mija te rrahura prej dhembjes
…dhe akoma mbeta peng duke jetuar për ty ëndrrën
Shpresat e mija dridhet prej trishtimit
Ikja jote si ujëvarë malli pikon mbi timen kujtesë
Assesi nuk po mundem për ty t’i hapë dyert e harrimit
E gjunjëzuar nga verbëria në bregun e ëndrrave gjithmonë do të pres.