Nga Bostoni në ..Devoll / Nga Namik Selmani

Nga Bostoni në ..Devoll

 

 

namik
Nga Namik Selmani

 
Një jetë të tërë e kisha ëndërr të prekja Devollin, me lulet e mollishtet e tij. Me njerëazit e tij poetë dhe këngëtarë. Po, hë do të thoni ju, kush të ka penguar ty që ke shkuar në disa shtete e që njeh edhe Kosovën, edhe vëllezërit shqiptarë të Maqedonisë që një ditë me një makinë, me një autobus, të hipje e me një cicëron që janë vetë fushat e begatuara të Luginës, të zbresësh e t’ia marrësh një kënge diku në një buzë are, diku në një mollishte për të. E kur të të shohin të të ms qujanë të marrë. Tek të shihje diku ca fëmijë, ca të rritur që të hidhnin një valle si palë deti. Po, hë, de thoni ju, kaq i vonuar qënke me veten pa shkuar atje e pa marrë pak aromë fjale nga kryepoeti Dritëro Agolli. Besomoni se është një nga mëkatet që shpesh i marrim me vete në varr pa dashur që t’ia tregojmë njeriut, familjarëve pa le ta vinin në një shkrim. Po, sërish besomëni se Devolli i Punës, i Bukurisë, i Begatisë, i Valles, I Dashurisë nuk mund të prekej nëse nuk do të kishe në krah një kryedevolli si Fuat Memelli që ka qenë dhe mbetet edhe sot kur bora ia ka mbuluar flokët. Ndaj unë dhe miqtë e tij duhet ta falenderojmë atë nga zemra.
Jo, bre, joo, nuk mund të prekja pa këtë njeri të mirë, këtë atdhetar të mire, këtë gojë ëmbël që ta bën më të bukur jetën në këtë botë të trazuar me ndarje me gjyqe me klithma e protesta kahdo. Dhe pse do thioni ju. Në rininë tonë e për dhjetra vite më vonë me mikrofonin e artistit, të gazetarit na e bëri më ta dashur jo vetëm Devollin, por mbarë atdheun tonë të dashur. U takuam para një muaji në Boston. Rrrinim aty diku, vetëm pak metra larg kishës së Shën Gjergjit ose si i thonë në Amerikë Kishës së Fan Nolit. Dhe më thoshte për planet e ardhmes në Shqipëri. Donte që t’i jepte bashkëdevollinjve një dhuratë të bukur nga ato që të mbeten në shpirt, në sëndykët e jetës pa e humbur kurrë aromën. Edhe atje e kishte mendjen tek libri. Te Libri i Sinicës, me të cilin ka vite që punon bashkë me Ibrahim Memellin Me mësuesin e palodhur Ibrahim që kishte po atë pasion si vetë Fuati. E takuam atë sa hymë në Devoll në një shtëpi që vinte aromë luleje, djerse. Fliste për librin me poezi që ia kishte vënë titullin “Më mbetën sytë” Erdhi pak para meje në Tiranë dhe ashtu si di të punojë vetëm Fuati, e nxorri librin .Një botim shumë cilësor. Një tufë me poezi për Devollin, për të larguarët nga jeta. Për shpirtin e Devollit që bleron në çdo stinë dhe që unë ia vura titullin e shkrimit për të në librin tim për Bostonin “Njeriu i Blerimit Fuat Memelli” Dhe ky devolli gjer në majën e thotë si thotë Mbreti i Poezisë sonë Dritëro Agolli, donte që ta përuronte në Devoll, në Bilisht që është zemra e Devollit librin e tij. Në një festë ku nuk mungonte edhe Enveria, motra, një këngëtare e jashtëzakonshme devollite dhe djali I tij Erioni. Në një farë mënyrë e të dy përfaqësonin edhe familjen e Fuatit që është larg në Amerikë në botë. Një festë që vazhdon një vit të tërë na priste në Devoll, Festa e Poezisë së Dritëro Agollit që këtë vit ka 85-vjetorin e lindjes së tij. Diçka nuk mora vesh. Nuk kishte ardhur as dhe një përfaqësues nga Bashkia. Nuk do kenë patur kohë besoj. Dhe ku mund të gëzosh më shumë për poetin se sa në atë truall shenjtërie. Këë radhë nikoqirët ishin Klubi “Miqtë e Dritëroit” . Një klub letrar që ka vite që promovon jo vetëm veprat e tij të mrekullueshme, por edhe të gjithë devollinjve në Shqipëri e në Botë. Para pak ditësh edhe Fuati e kishte takuar poetin si miq të vjetër që janë. Sa bukur do të ishte që në Bilisht, pse jo edhe në Tiranë, të shihnin edhe një muze të madh, të merituar, të bukur, të dritëzuar, me veprat e Dritoëro Agollit. U bë me Kadarenë. Mirë u bë, po për Mbretin e Këngës e të Vargut kur do të bëhet? Të shpresojmë sa më shpejt. Ai nuk është vetëm i Devollit, por i mbarë shqiptarisë Në qendër të Bilishtit na priste vëllazërisht Përparim Memelli një njeri i punës dhe shumë patriot. Duket se edhe rakia e Devollit ishte e ëmbël shumë bashkë me mikpritjen e tij
U zgjodh kisha ku për një rastësi të bukur, po jo çudi, edhe prifti ishte një poet, aktor, i dashuruar me lulet e me një jetë më të mirë se kjo0 që prekim. Kishte botuar libra më poezi e quhej Arian Larashi. Kosta Nake na qënkej një tjetër Portë plot dritë e Devollit, një shumëgjuhësh, një shkrimtar i talentuar, studiues dhe një organizator i mrekullueshëm. Ai mori përsipër që ta drejtonte aktivitetin. Festën, thuaj. E nisëm me një dokumentar nga ato që syri i artistit, i të dashuruarit me këngën me tokën devollite, Fuat Memelli e kishte bërë mrekullisht. E ka shfaqur në shumë vende të botës, edhe në Kanada edhe në Amerikë, edhe në Francë. Një dokumentar për artin e Devollit mrekullueshëm filmi të linte pa frymë për emocionet e tij. Më tej Lefter Babi në emer të Klubit “Miqtë e Dritëroit” foli për poezinë e përkushtimin e Fuati për vendlindjen. Më tej, Guri Seferi, në emër të Shoqatës “Devolli” që mban prej vitesh gazetën e tyre. Edhe Fuati, atje në Boston ka ngritur vetë Shoqatën Devolli” Madje ka takuar edhe vetë kryetarin e bashkisë në Boston dhe ia ka treguar planet e bukura të këtij komuniteti. Bukur folën që të gjithë. Njëri pas tjetrit u ngritën në atë tribunë miqsh studiuesi Oliver Topçiu, këngëtari popullor, profesori dhe fabulisti Endri Fifo, shkrimtari Istref Haxhillari, mësuesi sinicar Ibrahim Memelli. Në emër të grupimit “Vatra” kishte ardhur posaçërisht nga Korça një nga adminstratoret e këtij grupimi Vjollca Muka, gazetari Jani Gusha, studiuesi Destan Danglli, pastori Arjan Larashi, etj. Me një zë u pranua edhe propozimi nga Endri Fifo që ai të merrte titullin më të lartë “Nderi i Kombit” ose “Mjeshtër i madh” që ai e ka meritua prej vitesh. Më duhej që të flisja edhe unë. E kisha shkruar në hyrje të librit të tij mendimin tim miqësisht dhe profesionalasht. .Po Fuati është nga ata njerëz që, sado të thuash, ke mbetur borxh për mirësinë që ai rrezaton, për talentin e tij. E kur lexova poezinë e tij për nënën, një poezi shumë e ndjerë edhe qava pak. Qava sikur ta kisha vëlla Fuat Memellin. Ai shkruante për të gjithë nënat. Më tej foto, foto që fiksojnë sadopak kujtimin e kësaj dite. Një drekë miqsh të një lokal jasht Bilishtit e plotësoi dhe më shumë hartën e urimeve. Nuri Dragoi një mik prej dekadash me të, kishte ardhur enkas nga Tirana. Ndoshta edhe një urim i mikut të tij shkrimtar nga Minesota i SHBA Shefqet Meko kishte ardhur në heshtje. Këngët e kënduara apo dhe krijuara aty për aty të Endri Fifos, ishin mjaltë e shkuar mjaltit. Sytë e Fuat Memellit më shumë se tek ajo kopertinë libri, ishin tek të gjithë zemrat e miqve të tij devollinj. Viti i Devollit aty në Bilisht merrte jetë në atë libër të bukur të Fuatit, në atë urim kolëeltiv për 70-vjetorin e ditëlindjes së tij dhe në atë mençuri brezash që i dhanë asaj dite një aromë e kurorë feste.
Ndaj mos më mëkatoni që nuk kisha shkuar pak më parë në Devoll. Do të vija me një kryedevolli si Fuat Memelli. E kur flet Fuati hapen të gjithë Portat e Mençurisë, të mikpriptjes, të poezisë, të së nesërmes. Nga Bostoni në Devoll. Bukur. Nuk është kalërim qiellor i Kostandinit. Po rikthimi te gjaku, te djepi i këngës, te toka, të vargu, te kënga, pa të cilën Fuat Memelli e mbarë devollinjtë kurrë nuk mbeten jetimë në jetën e tyre. Këtu e në të gjithë qijet e kontineteve ku ka shkuar e do të shkojë.

 

Bilisht, Tiranë qershor 2016

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s