Cikël poetik nga Xhevrije Kurtishi Nimani
SOT ISHA VETË ARTI
Një simfoni pa dashje
Seç më shkon ndër mend
E gjeniut të përjetshëm
Të madhit Beethoven.
Piktura e Mona Lizës
Të bëhet sikur flet
Jam legjenda vet
Do të jetojë për jetë.
Afër kisha një libër
Një kryevepër
Romeo dhe Zhulijeta
Po kush mund të jetë tjetër.
Titaniku tha
“Këtu jam dhe unë”
Historia ime
Do të ju lë pa gjumë.
Eh, ky arti i gjerë
Arti i bukurisë
Gjithmonë do të krijojë
Kryevepra të dashurisë.
GJUHA E POETIT
Herë e butë si mëndafshi
Herë dallgë, dallgë
Si valët e dalldisura
Të detit!
Vallë përse?
Është ndjenja
E momentit
Ndjenja e mallit
Të vendlindjes
Mallit fëmijëror.
Dëshirës për ditë
Më të mira
Lutjes për shëndetin e nënës
Bekimin e saj
Në dritën e hënës.
Dëshirës për rritjen
E fëmijës
Ditë më të mirë
Për vajzën,djalin
Motrën e vëllain.
Ti poet
Mendje m’prehtë
Gjuha jote
Të flet vet!
KUR DOLA NGA SHTËPIA
Kur dola nga shtëpia
As vetë nuk e dija
Se ku do të gdhija
Në valixhet e mija.
Kujtimet palosa
O zot sa e pata vështirë
T’i them shtëpisë lamtumirë.
Si të shkojë e të tregojë
T’i them nënës ta përmallojë
Mblodha vetën e gjithë fuçinë
Ta fshi lotin e të mos më bien.
Me vete mora
Vetëm këngën
Bekimin e nënës
Që më dha në dritë të hënës.
MILIONA…YJE!
Miliona dhe biliona
Yje në qiell
Unë vetëm njërin dua
Nga ata do ta zgjedh.
Miliona dhe biliona herë
Deri në infinit
Të kërkoj dhe të dua
Se të kam shumë dritë!
LUMTURIA E ZEMRËS
Deshta të shkruaj
Për lumturinë e zemrës
Zemra mu përgjigj:
„Ajo është në mendjen tënde“!
E pyeta mendjen
Çfarë të bëjë,?
Ajo më dëftoi:
“Bëjë atë çfarë zemra ndjenë“.
Mendja dhe zemra
Të dyja një detyrë kanë
Të gjejnë lumturin e shpirtit
Dhe atë ta lumturojnë.
MENDIMI MË TRADHËTON
Ti mendje disi je trazua dhe
Sikur vetëm një rrugë ke mësua!
Unë filloj të shkoj në veri
E ti mendim pse
Pse aty s’rri?
Kthej kokën dhe nuk të shoh
Je kthyer atje ku Ti vet do.
Nuk ka forcë të të ndaloj
Prandaj shko, shko
Nuk do të pengojë.
PRANVERA SJELL MALL
Është më e bukura stinë
Plot diell e dritë
Lule dhe behar por
Pranvera sjell dhe shumë mall.
Është stinë e lumturisë
Zogut e lule qershisë
Pranvera di të jetë
Dhe stinë e mërzisë!!!
AMBASADORE KOMBI
(KRENARI SHQIPTARE)
E bukura shqiptare
Punëtore dhe krenare
Je racë e bukurisë
Dhe e dashurisë.
Asnjëherë s’u përkule
Dhe pse erërat të trazuan
Ti qëndrove gjithmonë e fortë
Dhe për këtë je e admiruar.
Lëshove rrënjë atje ku je
Ngase nga tuajat je shkëputur
Me shumë mund e vendosmëri
Në ambasadore je shëndrruar.
Je e lumtur për vetveten
Me karakterin tënd të çeliktë
Arrite të bëhesh dhe një shembull
Për fëmijët e tu plot dritë.
Dhe me punën tënde të palodhur
Vetën dhe kombin ke lartësuar!
QETËSI MBRËMJE
Sa herë mendja zë fill
Në ëndrrat e dashurisë
Puhiza e natës lanë faqet
Në fytyrën engjëllore.
Ledhatimet e erës
Freskojnë ballin
Imagjinata e mendjes
Përkundet në lumturinë
E shpirtit.
Qetësi mbrëmje
Çlodhje, dëshirë
Në agimet e bardha
Shpresë e Re fillon.
KUR TË JESH MËRZITUR SHUMË
Kur të jesh mërzitur
Shumë
Dëgjo këngën
Që bashkë vallëzuam.
Mbylli sytë
Dhe më mendo
Aty afër
Do të jem unë.
Kur të jesh mërzitur
Shumë
Dëgjo zogjtë
Si cicërojnë.
Mbylli sytë
Dhe më mendo
Aty pranë lumit
Do të jem të dy.
Kur të jesh mërzitur
Shumë
Dëgjo shiun
Në dritare.
Mbylli sytë
Dhe më mendo
Në kraharorin tënd
Do të jem unë.
Kur të jesh mërzitur
Shumë
Dhe askund nuk gjënë
Ngushëllim.
Aty diku
Në raftin e librave
Do të gjesh shkrimet
Që të kam lenë.
SË BASHKU
Gjithandej
Diell, dritë
Bukuri natyrore
Të pa numërtua.
Edhe ne dy
Frymojmë
Në gjithë këtë
Madhështi magjepsëse.
Por, pse, pse loti
Qëndron në qepallat
A thua ne e ujisim
Tërë këtë bukuri.
Pra, të gëzojmë
Dhe të lumturohemi
Sëbashku edhe dhimbja
Bëhet më e lehtë.
TË FALEMINDERIT
Krijuesi ynë
Zoti i gjithësisë
Të faleminderit Ty
Për këtë dhunti
Që më fale Ti.
Këtu gjej shpresën
Gjej dhe qetësinë
Kur shkruaj vargun
Largoi dhe mërzinë.
I harroj të gjitha
Të këqija e mjerime
Bëhem zog i malit
Fluturoj n’çerdhe
Të beharit.
Pastaj bëhem erë
Dhe fllad pranvere
Bëhem lule kopshti
Dhe shpresë vlere.
Bëhem diell
Shëndrris që n’agim
Ngrohë dhe zemra të ngrira
Bëjë dhe dy luftim.
FIJE SHPRESE
Ti dhe unë
Të gjithë
Një nga një.
Diku thellë
Në brendi
Kem një fije
Shprese dhe bese.
Unë dhe ti
Ti dhe unë
Dikund kem një lumë
Që e duam shumë.
Unë dhe vetëm unë
Kam lumin tim
Është vetëm i imi.
Dhe e dua shumë.
Ti dhe vetëm ti
Me shumë xhelozi
E ruan lumin tënd
Është vetëm për ty.
Lumi
Unë dhe ti
Kem një afërsi
Që e ruajmë
Thellë në gji.
KUJTIMI
Në kujtimin për Ty
Hëna më shoqëron
Lëshon rreze drite
Shpirtin t’ma shëron.
Mandej më rri krah
Nga do që unë shkoj
Nuk do t‘më lë vetëm
“Të kam mike”, më dëfton.
Sonte unë dhe ti
Do rrimë deri në agim
Ndoshta ditë e re
Do jetë shpresë për gëzim.
NËN DRITËN E QIRIUT
Në dritën e qiriut
Vargëzimin nis poeti
Për ditën që shkoi
Dhe asgjë më nuk mbeti.
Mblodhi shkronja
Dhe bëri fjalë
Pastaj varg
Nesër ndoshta këngë.
Nga kjo ditë
Që sapo mbaroi
Vetëm poeti
Gjatë do ta kujtoi.
Dhe lexuesi
Ai që është me fat
E kupton të kaluarën
Dhe bënë dallimin
Me kohën që ai e jeton.
NË HESHTJE PIKON LOTI
Sa mall ka zemra
Shpirti s’gjen qetësi
Kujtimi vjen vërdallë
Shpalos kujtimet një nga një.
O zemër plot drithërime
Nga gjoksi donë të dal
Loti pikon në heshtje
Si pika shiu në behar.