Qenësia e dashurisë në poezinë e Fatime Kullit / Nga: Ndue Ukaj

Qenësia e dashurisë në poezinë e Fatime Kullit

 

 

Ndue-Ukaj

Nga:  Ndue Ukaj

poet, studiues & kritikë

 

Poezia e Kullit, e ndërtuar rreth dashurisë, përcjell tek lexuesi mesazhe të fuqishme, të cilat shpeshherë thyejnë klishetë letrare. Ajo demonstron me guxim dashurinë e gruas, e cila, është e plotfuqishme në relacionet me burrin, e stigmatizon varësinë dhe pushtetin e mashkullit ndaj gruas, me një stil elegantë poetik. Këtë, si shembull e hasim tek poezia “Më lër të të zbuloj…” “, ku poetja këndon: “Për dashurinë time/ Tërbohem vetë…/ S’e dua tërbimin tënd në qenien time”. Ky “konfrontim” poetik, esencialisht ndërfut idetë e shkrimtares për relacionet mashkull-femër. Poetja shkruan me virtuozitet dhe kurdoherë vargjet e saj dridhmuese të tronditin me fuqinë e mendimeve dhe bukurinë e të shprehurit: “Ëndrra është luftë zjarresh…/ Unë freskohem/ nën ujërat e zjarrit”. (Nën ujërat e zjarrit).

 

 

fatime 1

Fatime Kulli

 

Poezia e Kullit ngërthen në vete një impuls të thellë njerëzor, ku emocioni shkrihet në harmoni më të bukurën, me artin, me të përjetshmen, me ritmet e këngës poetike, me dashurinë si ndjenjë e ndjesi, emocione këto të cilat e përshkojnë poezinë fuqishëm dhe e bëjnë atë të ëmbël: “Shkëmbi u lëkund/ Nën gjuhë të pasionit…/ Shtrëngata u fsheh/ Nga frikë e saj”. (Nën gjuhë të pasionit…). Poezia e Kullit shquhet për një tekstuliatet drithmues, ngase vërehet në çdo varg, pulsi i fuqishëm i inspirimit të thellë, ai atij inspirimi autentik që shpërthen fuqishëm; ndjesia e thellë dhe përjetësia e fjalëve me vargje të goditura artistikisht. Shenjat poetike e simbolet në poezinë e Kullit janë dridhmuese, ngase fjala poetike është e përjetuar me dramaticitet të fuqishëm dhe ajo rënkon fuqishëm:

 

 

13775533_10208437848897395_1829185518913096715_n

Këpucët e Mjegullës

 

“Fjala rënkon nën mure muzgjesh” (Korniza). Këto poezi kanë një ëmbëlsi të dyfishtë, janë një art i bukur, i këndshëm dhe një art i ndjerë thellësisht, ku dashuria, duke qenë kryetema, jep para lexuesit botën e pasur të një poete të formuar që di të shkruaj bukur. Prandaj tek poezia “Me qumështin e syrit” , insiston ta zhvesh ëndrrën, reminishencën, prandaj evokon: “Mos e lër ëndrrën të të ikë/ Pa i zhveshur edhe lëkurën e fundit”. Dhe kjo mbi të gjitha për faktin se “Hija e ëndrrës sime/ lëviz në telat e veglës/ së lashtë muzikore”. (Shtegtare e simfonisë…)

Një veçanti e poezisë së Kullit, gjithsesi funksionale e origjinale, mbetet sistemi figurativ i pasur dhe me gjetje adekuate, pastaj leksiku dhe shenjat poetike, që shënjojnë idetë fuqishëm poetikisht. Kësisoj, poezia e Kullit, duke ngërthyer në vete trajta shumëdimensionale të këndimit poetike, shpërfaq trajtat e një poetike elitare që duhet tumirur si tejet e rëndësishme në poezinë shqipe.

Janë të realizuara në një nivel të lartë artistik, poezitë: “Të dua, të dua…se jam grua”, “Dritë mbi errësirë…”, “Mërmërinë nën puhizë të dashurisë…” , ”Nuk munde të deshifrosh shenjtërinë time”, “ E përgjumur si kufomë në shtratin tënd…”, të cilat poezi shquhen për vlera antologjike.

Për fund, s’mbetet të themi asgjë më shumë, se sa të lëmë më së miri të flas vet arti i poezisë së Kullit dhe t’i përmbyllim këto përsiatje për poezinë e saj me këto vargje kuptimplota: ”I lutem dhimbjes së rrezikshme/ T’më varrosë në kopsht të hijshëm/ Me fjalë të ëmbla dashurie/ Që t’i lidh në varr mizorisht…” (Petalet shkundin hidhërimin….)

 

 (Korrik 2009)

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s