Poezi nga Koço Qorri
Shkëputur nga cikli poetik ” Ankth dashurie”
NJË SHPIRT VIRTUAL I ROBËRUAR
Pak i zhveshur, i shtrirë me lukun e shpenguar,
Nervozizëm fisnik dhe me kafe të përgjysmuar.
Ky ishte portreti që unë aty pashë,
U mrekullova prej feminitetit dhe aty e lashë.
Ti kishe një brenge, një ankth të patreguar,
Si një hyjni e derdhur, me fatin të mallkuar.
-Ik, ik,- me refuzim sikur me thoje,
-A s’te mjafton o i pashpirt që zemren ma lëndove?
Por nuk isha une, ai fatlum apo fatzi,
Që helmin e brengës e derdhi te ti.
Ç’të dënoi, ç’të lendoi, a mundesh të ma thuash,
Gjithë botën do ta jepja që ti të mos vuash.
Mos u mundo në ëndrra virtuale mik i huaj,
Ajo qenie e pikturuar dashuron që të vuaj.
Ai shpirt perfekt i baltuar në liri,
Në këtë botë të mrapshtë i lënduar do të rri.
Se ato vetëm bindjes nënshtrimin ia pranojnë,
Veç si skllave të dashurisë dhimbjen e durojnë.
Aty ndjeva se me ç’krenari transmetohet nënshtrimi,
Ç’është bukuria shpirterore, kapja dhe tundimi.
Po të le mike peri, nuk po të hyj brenda,
Shuaji andrallat që të kanë pushtuar në ëndrra.
Ta dish, ti tërheq në udhën e përparimit,
Rojtare e ndjenjës në botën e trishtimit.
JETË
Formule e shenjteruar.
Per sa shoh dhe mar ngrohtesine e diellit
Eren dhe shiun e bekuar
Kalvarin e henes ne mbreterine e yjeve,
Qe na mbajne gjalle kureshtjen,
Per misterin qe na pret,
ne mbreterine e qiellit.
Fle i sunduar nga pushteti i ëndrrës,
Zgjohem e ditoj në strehen e ankthit,
Për të kapur skajet e asaj që synoj,
Në tollovine njerezore.
I dorëzuar në botën e ndjenjës,
Më përfshin
Më mrekullon
Dhe më vdes dashuria.
Vlerë hyjnore e zbatuar,
Zhvlerëson ritmin e ditë-natës,
Me shije sipërore.
Përditë bëlbëzoj në buzë
Tingujt e shpresës,
Si kreshendo e përpjekjeve,
Që mprehin arësyen e racës tonë.
Tek përpiqen të fisnikërojnë,
Revanshin e mbijetesës,
Racional në vetën tonë.
Edhe pse ndiej trysninë e normave të Zotit,
Të cilat duhet ti them e ti bëj,
Paçka se prej së largu ndihet kutërbimi i dogmës.
Por edhe i dua,
Mendja jonë do ende kujdestari,
Se jemi minorë.
Përpiqem të gjej kuptimin e jetës,
Përjetësisht gjuetar në ndjesinë e një pune të mbaruar,
Që të çon në maja ku kundron botën,
E të shtyn më tej të karikuar,
Sekreti që të zhyt në lumturi.
Kësaj i shërben përpjekja jonë,
Me gjithçka dhe me veten.
A ndjej që frymoj dhe mendoj?
Mrekulli mbi tokë…
Jetoj.
VALLËZIM NË TEMPULL
U bë një vallëzim në tempull të vjetër.
Një tempull madhështor,
me frike të rrënuar,
me gjuhë të vdekur, veç asaj që ishte.
Një grup bërthame e ngjeshur e sundoi ritmin,
ritmin që pulsonte një energji supreme të kontrolluar.
Koka, trupi, gjymtyrët sinkron në hapësirë,
universi vertikal.
Duart lëviznin në ajër, sinjale në yjësi,
këmbët puthnin dhe mohonin tokën.
Dukej, fizikja ushqente psiqikën me frymëzim revanshi.
Ofensivë e triumfit të jetës.
Elita në gjysmë drite ndiqte spektaklin
Gurët e braktisur sikur ndiqnin me sy.
-Gjetët vendin e duhur për të thënë atë që doni,
por ata që ju nderoni pari, i njohim,
janë si myshqet mbi ne,
e dimë metaforën, e pamë:
Idetë frymëzojnë veprimin,
e veprimi gjeneron ide.
Grupi në këtë qerthull notonte.
I ngritëm tempujt,
u pushtuan nga ata,
se në fillim ndoqën progresin pastaj e vranë.
Pastaj i braktisën ata si relike.
-hej, a e ndjeni ç’ndodh kur s’i shërben jetës?
Jo po ta dinë dhe pasardhësit.
ata që ndihen fuqiplotë,
se na kanë mësyre mendjen me utopi rrenacake.
Mesazhi është horizotal
Në emër të jetës.
“Ne nuk s’fidojmë,
ne jemi vetë sfida”.
Koço Qorri