Con Claudia Piccinno la poesia travalica ogni confine.

  Con Claudia Piccinno la poesia travalica ogni confine. http://www.corrieredelsud.it/nsite/home/corriere-letterario/24480-con-claudia-piccinno-la-poesia-travalica-ogni-confine.html#.V35v_uWYuXI.facebook   In una recente Maratona di Poeti ho incontrato Claudia Piccinno, insegnante delle scuole primarie e raffinata poetessa che con la sua solarità rivela immediatamente l’origine salentina, anche se per … Continue reading

Kalvar përfytyrimi ( (pjesa e I – II ) / Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

thomas-kinkade-abstraction-719185

Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

 

Kalvar përfytyrimi

 (pjesa e I )

 

Dita-ditës pritshmëritë zbrazen, përmbysen kupat e durimit, kudo krijohet një eremi rrëqethëse. Rreth e qark shkrepëtijnë rrufetë, retë e ngarkuara shkarkojné zemërim, sikurse Zusi mbi zotat e pabindur, ndërsa unë pres  të zvarritem kufijve  të ngushtë. Nuk mund të kalosh udhës dëshiruar, të tjera vegime hapen horizontit, nën hirin e ndezur e të shpërndarë gjithandej. Le të jemi melodia pambarim, që endet jehonës së saj, zemrën peshë e ngre plot mallëngjim. Mundohem të jem vetvetja, tek të lagohem fatalisht brigjeve të fjetura. Mos e largo pritshmërinë time, bëhu pasqyrimi im i brishtë, afroje çlirimin plot ritme. Sytë i mbyll për të të gjetur diku, ndjeshmëria imagjinuese të thërret anë e kënd këtij muzgu. Tek humbas aty ku dua të jem, krejt gjthësia kthehet në një pikë të vogël. Përqendruar tek ti papushim vërtitem dhe përpëlitem si shpendi i plagosur. Dallga humbet pafundësisë pa kufij, në ikjen  e saj, ndërsa unë kotem e endem në fshehtësi.

 

 

Kalvar përfytyrimi

(pjesa e II)

 

Qëndro atij shtegu pa përcaktim, ku ngushtësia bën folenë. Nuk ka rrjedhë në këtë burim. Shtrati i ujit është shterur krejt, ka rënë thatësira duke sjellë me vete gjitë këtë  zhgënjim. Bie të fle, por gjallëria e mendimeve të trazuara  nuk i lejon sytë të mbyllen. Shpesh herë veten e pyes për gjithçka, por askush s’ i përgjigjet habisë time. Aty-këtu ngatërrohem nëpër ëndrra. Rizgjoj të pagjeturën prej kohësh, të dëshiruarën humbas pragjeve të shembura, mbetem si pikë e largët në horizont. Vështrimet erren eklipsit të tyre, nuk ka liri robërisë së pasionuar, kudo të kërkoj ditë-netëve. Largohem si ishull vetmitar, rrethuar me ujëra të paqeta, rrethuar diellit shkëlqimtar. Dy skaje të kundërta në bashkëveprim, plotësojmë njëri-tjetrin udhës tonë, tërhiqemi dhe presim shpëtim. Atje ku më pret bashkohen qiejt, bubullijnë retë tërbimin e tyre e gjithçka përreth nxihet krejt. Largohu dhe hape udhën time, mbushur enigmash dhe pabesish, këto re të ngrysura sjellin gjëmime.