Stancë grotesku / Poemë nga Hamdi MEÇA

Stancë grotesku

 

 

Hamdi Meça

Poemë nga Hamdi MEÇA

 

 

SOZIJA

 

Muzgu div.”-Po qaj për gjyshin…”.-kokrra e lotit sa kokrra e misrit.
I ndjeri plak,në varr i shpërbërë sikur njëqelizorët e tharë.
Numërues votash,numëroni dhe lotët nga pija,larg shpirtit.
Në Parlamentin e Vdekjes,del dhe cili deputet, më i paqarë.

 

 

VEZA E KOLOMBIT

 

Teatër i pasqyrës.Librin,sipas tij,shpend diellor, zgjat autori.
Lëkura hingëlliu .”-Faleminderit!”,-As hija atë libër s’e nxori.
”-Ç’lloj gjërash pëlqen ky?-Libërshkruesi me vete u ndje ca i plogët.
Bosi obez u tremb.Prapë e nxiste të hante autor i dobët.

 

 

VAMPIRËT

 

Dhe,me arsye pa arsye.Dhe,pa arsye me arsye,
Ky djalë i diellit dhe kjo vajzë e hënës,u ndanë,nga pranë.
Asgjë,më asgjë,çfarë patën nuk ka mbetur më prej të dyve.
I lëpijnë me veshë copat e dashurisë, të tjerët. I hanë.

 

 

HUMBËSIT

 

Gjithë jetën ka pirë alkol dhe pija atij nuk i ka bërë as një gjë.
Të mburrej.Trup i tij zhdukej,në çast dukej bredhi në shkëmb,
pa një boçe pishe.
Gjatë krejt kohës gruaja e tij,sa herë buzë më buzë u puth me të,
Humbte gjininë,I shoqi zhdukej.Me djallin ndërrohej
te vrima në shishe.

 

 

KAÇURRELAT

 

Nimfa Floçka e ulur në fron shiu.Ajo e ulur në një fron ylber.
S’kam sy për Floçkën,kam sy për ty.Nga ç’lloj spiralesh
në kokë ajo ferrë?
Një asnjanëse më tërheq.Një asnjanëse më përplas kryet në dhe.
Vij në vehte, larg politikës. Në kaçurrelat e ferrës strukem. S’fle.

 

 

KOKA E HUMBUR

 

Fiton Kombëtarja në futboll.I kuq perëndimi.I zi dheu.
Idhulli politik me thonj gërmon ajrin,sikurse bën dhe me mishin.
Kokën e vet të humbur po kërkon.Sizifi mitik e mbërtheu.
Sapo bën që t’ia japë.Gjithnjë mbrapsht ajo kokë e shtyn Sizifin.

 

 

PËR SYTË NË BALLË VOTONI

 

Rreze akullore në qiell e në dhe dëng-dëng,
Njerëzit përpëliten për të dalë nga një lëng.
Reformë, reformës. Për sytë në ballë votoni,o njerëz,
Secili sy nga vetja e vet në pah nxjerr brendinë e vezës.

 

 

POLITIKANI DRUID

 

Atë “Nder” vënë në ankand të shprehjes:“Ti Shqipëri më jep nder”,
Një druid parlamentar,nënvetëdijën zgjati për ta blerë.
Dhe e bleu” Nderin”e shitur.Gazeta u bë patë prej haberit.
Në shtëpi.ia la gruas ta ruajë.Ajo ” Qenit Cerber” të Ferrit.

 

 

KUPIDI NXJERR NJË ZË

 

Ujë i dashuri ishte.Ajo vetë zjarr.
E vranë.Ajo me krahë.Rrok të tijin varr.
-Si janë këta të dashurat?-Kupidi nxjerr një zë,-
S’rrinë dot pa përqafuar,qofsh baltë a tjetër gjë.

 

 

FTESË ARTISTIKE

 

“-Ec një natë për darkë”,”-“Ec një ditë për drekë,”.
Gjithnjë duke më ftuar.Sa herë të takoj.Mbete.
I thashë vetes:“-Shko…”.Sytë mbetën si pa brekë,
Shtëpinë si kërmilli e kishe marrë me vehte.

 

 

VDEKJA E TIRANISË

 

Nga toka në qiell shi me pika loti përpjetë,
Ah,sikur pikat të futen në epruveta të gjata.
Mund të zbulojnë shpejt zgjidhjen shkencëtarët e rreptë,
Sytë për të përdorur për analiza nga prostata.

 

 

ROMANTIKË ÇASTESH

 

Ai:-Ty të dua më tepër se nënën!
Ajo:-Ua,ç’thua?-Me duar mban hënën.
Nga lart hëna ra.S’u vra as dhe pak,
Po. U bë bebe te ajo në bark.

 

 

PSE, NJERI, MA PREVE FERRËN?

 

“-Pse njeri ma preve ferrën?
Të mbuloftë ferra derën!
Vinte zogu im përditë…”-
Kaq thotë lulja dhe jep shpirt.

 

 

VIZITË TURISTIKE NË BALLKAN

 

Ka në këtë botë kombe,gjithfarë racash biologjike,
Hej,kush i thotë me emra?Vendase a të huaja?
Aed nëpër Ballkan u gjenda me pasione turistike,
Vrasës, sa shumë vrasës, pashë të gjallë në statuja.

 

 

TOP MODELËT E FERRIT

 

E ngjyu trupin me benzinë.I dha flakë paf,me çakmak.
Te sekonta hipi zjarri dhe e përfshiu të gjithin fare.
Gjatë kësaj të tijin hall,afër e panë,e panë larg.
Copat e flakës po i përdorin pushtetarët për kollare.

 

 

NJËQELIZORËT

 

Penj të bardhë,penj të zinj.Lëmsh i resë në eter pezull,
Gojën sa hap secili,nga qenia e vet nxjerr mjergull.
Po kur do të vijë dita?Në mos dashtë ajo.Ardhtë nata.
Pluralizmi në këtë vend. Veç me të huajat ambasada.

 

 

TAUTOLOGJI QEVERISJESH

 

“Fort po shndrit ai diell e pak po nxeh”,flas me ju,legjendarë!
Ju,qeveri të majta e të djathta,shembull i madh.Për funeralet.
I keni mbushur qytetet e fshatrat me aq shumë pishtarë,
Nga drita e tyre vezulluese,turistët me zor gjejnë halet.

 

 

NGA SHPËTIMI I HEBRENJËVE NË SHQIPËRI

 

Ti,pse i martuar sot me një hebreje syqehlibari,
Se po “Mban çifutë në shtëpi” pret dekoratën në Jad Vashem.
Zotri,fol me botët.Duhet Hitleri të ngrihet nga varri,
Procedurat e tjera.Janë avionë pa asnjë problem.

 

 

DERRAT E CIRCESË NGA BALLKANI

 

Ti,e pazakontë,kryetar bashkie,zgjidhmë mua këtë herë.
Ç’do të bënja për ty,deputet i zonës.Pisllëk nga goja pa fund nxjerr.
Më të parën gjë, dhe në ëndërr. Për ujërat e zeza do të mendoja,
Tubacioni shkarkues të fillonte aty ku ty të hapet goja.

 

 

NOTERI DHE HIPOTEKA

 

Nga noter i atyshëm te hipotekë e këtushme,
Një rrugë e padukshme kalon me lloj-lloj kthesash.
Nga qielli gri merr hi.Që të lëshë gjurmë të dukshme,
Fshij dhe sytë nga hiri, në atë pyll pagesash.

 

 

E ZEZA, E BARDHA LUAJNË FUTBOLL

 

Qerpikë të thyer,E Zeza,E Bardha luajnë sot futboll.
Në ekspozitorë me qafa krahët varë e paqena.
Të fituarit nuk fitojnë.Por kultet.Kultet ostrale boll.
Dhe te njejësi,dhe te shumësi vetëm idhuj pa krena.

 

 

JU, QË S’ DILNI NË PROTESTA

 

Bëj thirrje dhe me figurat e magjistricës pa magji.Të poetit,
Mit politik.Liderë gjysëm mish,gjysëm hekur pijnë lëng të zjarrtë.
Ju që s’dilni në protesta-copa inertesh nga çarjet e shtetit.
Ju përdorin, për t’ju ngjitur te qypi i thyer. Nga varri i lashtë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s