Poezi nga autorë të ndryshëm grekë
Roula Triantafilou
Eolike
Të ngrinim lart vela të bardha
Erërëra udhëtare
Shtrëngatave të kaltra
Dy hëna të purpërta
Në mes oqeanesh
Dëshirash të mëndafshta.
Andonis Perdhikulis
Shpirt-epje
Epet shpirti, në të dëshirαve hon
I kthjellët, në të pupëltën ecje
Porsi erë, porsi valë bregut grahmon
Të ish me t’agut vapor të ri
T’i zgjidh’ zinxhirët e zinjë, sterë
Të rendë e çlirët, ndjenja Liri!
Kriton Athanasulis
***
I zhytur në llum, i mbytur territ
Drejt detit, milje larg, zvarritur u rreka
A thua diellin shihja për herë të parë
M’u largua prej syve… vdekja!
Tasos Livadhitis
***
Qëndronte jashtë në ara dhe skiconte përmbi baltë zogj
Mirëpo zogjtë me qiellin ishin dashuruar.
Aherë skicoi përreth, stërmundin shekullor
Dhe zogjtë fluturuan…
Shqipëroi: Vasil Çuklla