Adem Zaplluzha si droni drithërues nëpër qiellin arbëror. / Nga : Vaso Papaj

Adem Zaplluzha si droni drithërues nëpër qiellin arbëror.

 

 

Vaso papaj 1

 Nga : Vaso Papaj

 

 

Kur miku im më besoi prezantimin e vëllimit të ri poetik Në kujtesën e pemëve, pra shpirtin e tij, s’kisha sesi ta refuzoja edhe pse e dija që për mua ishte një poet i veçantë, paksa i ndërlikuar, herë hermetik dhe herë simbolik, rryma që kanë qenë prej kohësh jashtë preferencave dhe shijeve të mia të të shprehurit. Por që në vështrimin e parë, kuptova se s’kisha gabuar aspak. Të lexosh vargje, si më poshtë, ku poeti shpreh shqetësimin e tij më madhor si qytetar dhe artist, s’ke sesi mos të mrekullohesh:

 

S’ishe në gjendje të më kuptosh.

Jetova shtatëdhjetë vjet

Me një plagë të pashëruar,

Po dhe ti me shpirt të drobitur jetove

E zemër të përvëluar.

Atdheu im,

Tregomë si mund t’i shpëtojmë rrëmetit,

Si mund t’i shërojmë plagët e Gjergjit?

 

E në vazhdim, pata rastin të përfundojë befas nëpër labirintet e legjendave me rrënjë mijëravjeçare, në thellësi të magjisë së bjeshkëve, nëpër episode  historike të largët e të afërt mes të cilëve ka kaluar vendi, të jetojë dhimbjen e dhimbjeve, atë të fatit të Atdheut, të admirojë trajtimin artistik të tolerancës dhe mirëkuptimit të popullit përpara diversitetit të feve, të ndjejë plagët e emigrimit të përshkruar me një dhimbje që të trondit, por dhe që të jep forcë dhe optimizëm, të humbas në një botë që lëviz, herë brenda shpirtit të poetit, herë brenda mureve të mykur të shtëpive të braktisura, të bujtinave gjysmë të errëta, herë rrugicave të mëhallëve pa emër, por që dihen se cilat janë dhe herë çative që “blegërojnë” aty këtu mes fushës, “ku kanë zënë të shpërthejnë lastarët”, “ku bari i fishkur ngre kokë e ku s’ndalen britmat e gurëve”.

 

 

adem

Adem Zaplluzha

 

Sinqerisht me orë të tëra kam medituar në heshtje mbi ato vargje. Dhe Adem Zaplluzha më ngjau me një dron drithërues, që fluturon lart, mbi qiellin arbëror, shumë lart dhe që, sa më shumë i afrohet tokës, aq më shumë të bën të mendohesh gjatë për ta kuptuar dhe zbërthyer filozofinë e tij pozitive plot të vërteta drithëruese, por dhe ngazëlluese, shpesh herë. Vargje sa të rralla aq dhe të sinqerta këto të më poshtmet:

 

 

Nëse të harroj,

Moj Shqipëri e maleve të Naimit,

Mbi varrin tim mbiftë bar i keq,

Mu shteroftë palca e kurrizit!

Nëse të harroj u shndërrofsha në zvarranik

E mallkimi mbi brezat e fisit ti

u trashëgoftë si prikë!

 

Por kur droni vjen e të ulet pranë, të entuziazmon, të mbështjell, me lloj-lloj vellosh, dasme apo morti qofshin, të fut  e të mban në një botë nga ku s’del dot më, pa e shijuar e përpirë të tërën. Duhen orë të tëra që t’i komentosh të gjitha poezitë që përfshihen në vëllimin.

 

 

13815138_1175096965876084_1010319500_n

Në kujtesën e pemëve

 

Në kujtesën e pemëve. Do të mbushej, madje, një libër i tërë nga fillimi,  nëse do të ndodhte kjo. Akoma më shumë po të ndaleshe në vargje të veçantë dhe në figura të veçanta, të admiroje shumësinë e tyre në çdo poezi, në çdo varg, në çdo shprehje.  Po këtu s’është as koha dhe as vendi për ta bërë këtë imtësisht… Ndaj, le t’ia lemë këtë me gjithë zemër lexuesit.

 

  Durrës, 12 Maj 2015

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s