Poetesha më linçencioze moderne shqiptare e shekullit XX dhe të fillimit XX1 ( Vëllimi i F. Kullit është një kryevepër në llojin e vet, në lirikën shqiptare . ) / Nga Prof. Dr. Jup KASTRATI

 

Poetesha më linçencioze moderne shqiptare e shekullit XX dhe të fillimit XX1

 

Vëllimi i F. Kullit është një kryevepër në llojin e vet, në lirikën shqiptare.

 

 

jup kastr 1

Nga Prof. Dr. Jup KASTRATI

 

Në dekadën që porsa u mbyll, u shfaq në letrat shqipe një poete e talentuar. Është shumë produktive dhe në kulmin e krijimtarisë së vet letrare. i kam lexuar me vëmendje veprat e saj. Në tërësinë e tyre, kam ndjerë kënaqësinë që të jep një libër arti, që është shkruar me afshin e zemrës. Këto ditë, autorja jonë e mirënjohur më solli për të shqyrtuar dhe për t’i dhënë një mendim për vëllimin e poezive të saj të fundit, “Trëndafil i djersitur” Në krahasim me veprat e botuara: Ma lini portën çelë, Lakuriq mbi tastierë, Masturboj me diellin, Zemrën e dua pasqyrë, Parlament në pyll, Tensione emocionesh, Ethet e zhveshura, Deti mbytet në guackë, Shkëndija e eshkës, etjer, cikli i poezive në dorëshkrim të daktilografuara, shënon një ngritje cilësore në artin e saj poetik të natyrës lirike. Padyshim, kjo është e rëndësishme për hartuesen. Vëllimi ka poezi të sinqerta, të çiltërta, të hapura, të ndjera, të vetëdijshme, të ngrohta, të afërta, të jetuara. Është poezi moderne në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. F. Kulli është poete guximtare, thyen normat e etikës standarde dhe tabutë në krijimtarinë letrare artistike dhe refleksive.

 

 

13820579_10208469111078930_832435664_n

Trëndafil i djersitur

 

Vëllimi është një kryevepër në llojin e vet, në lirikën shqiptare, një koncentrat, një poezi e ngjeshur, sintetike dhe lakonike. Ideja është çuar në minimum. Ekonomia e fjalëve zbatohet, pothuajse në të gjitha krijimet e saj të reja. Poezia shquhet për origjinalitet, për spontanitet, për sensibilitet. Autorja është një poete e njohur në poezinë bashkëkohore. Ajo sjell një notë të re dhe një mesazh të ri në lirikën refleksive.

Nuk është e lehtë ta përcaktosh krijimin e saj se me ç’metodë artistike është ndërtuar. Ka në të ndonjë poezi hermetike, si “buzë mbi buzë\në një gotë\ mbytemi \me një gllënjkë”. Ka ndonjë tjetër për surrealizëm “më puth\ më puth for \kam etje ndezjeje\s’duroj dot…\më puth…\nëse s’mundesh\më pështyj!”. Por, aty këtu në lirikat e saj të bukura, nuk mungojnë edhe elementë verriste, realiste, neorealiste, natyraliste.

 

 

fatime 1

Fatime Kulli

 

Talenti i saj në poezi spikat me ndjeshmëri të hollë artistike në krijimtarinë lirike. Ka frymëzim, ka lehtësi në të shprehur e në të shkruar, ka stil të veçantë. Ligjërimi i saj poetik bie në sy për ëmbëlsinë, delikatesën dhe harmoninë e disa vargjeve, por jo në të gjitha. Vëllimi shënon një kthesë pozitive në krahasim me periudhën e parë të krijimtarisë poetike të autores. Ajo ka një mënyrë disi të veçantë të të shkruarit, mjaft tërheqës. Poezia shpalos para lexuesit të vëmendshëm, një punë prej qëndistareje të pjekur. Bën përpjekje që të arrijë një stil të lëmuar. Poezitë e Fatime Kullit, në përgjithësi, janë lirika të dashurisë, të erotikës. Por, ajo është shumë liçencioze, ndoshta  poetesha më linçencioze moderne shqiptare e shekullit XX dhe të fillimit XX1.

I uroj punë të mbarë, krijimtari artistike të nivelit të lartë artistik poetik, suksese të vazhdueshme në artin lirik poetik.

 

 

Prof. Dr. Jup KASTRATI

(Mësues i Popullit, Mjeshtër i Madh i punës, Intelektual Ndërkombëtar)    

(Shkodër, 13 tetor, 2001)

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s