Kalvar pèrfytyrimi (pjesa e VII – VIII ) / Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

thomas-kinkade-abstraction-719185

Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

 

Kalvar përfytyrimi

 

(pjesa e VII )

 

Nuk ka kthim pas, kufijtë u shtrinë pafundësisë së  pakthyeshme e çdo rrugë bëhete dyshimtë. Nuk të thërras, por mekem vetvetes, mbyllur guvave dhe shpellave të errëta, aty ku ti humbet e nuk të gjej dot. Rrugët e mbyllura e fshehin thesarin, çdo përpjekje duket si vetëmohim, kjo fshehtësi mbart me vete magjinë. Mbahemi pas të paarritshmes, të pakapshmes, ku çdo themel tjetërsohet dhe çdo etje shuhet. Hap pas hapi  sjellim qetësinë e mendimit, çdo pjesëz që na përbën merr kuptim, vazhdimësia krahët i shtrin pa limit. Koha ikën e nuk mbetet pas nesh, të tjera zjarre shuhen ditë-netëve, me zërin e dridhur më flet. Dua ti rendis arsyet e mbrritjes tek ti, një e nga një, pa ngutje dhe hutim. Mbetesh lumi që rrjedh papushuar, duke gjetur udhën tënde të brishtë, që shtratin grryen duke menduar. Kapur pas të vetmit drejtim, përshkoj udhën e mbetur rreziqesh si rrezja e parë shfaqur agimit.

 

Kalvar përfytyrimi

 

 (pjesa e VIII)

 

Pranë kësaj fjale të ngrohtë afrohem, nuk ka pengje vrastare që sytë ti hapin, mrekullisë tënde  përrhumb e harrohem. Më përfshin e më mban pranë, nuk mund të kundërshtoj qetësinë e falur, që më mban pezull si valë e lehtë deti. Pranëvihemi duke afruar kundërshtitë, çdo pikë takimi bëhet hendek, sfidojmë largësinë e papërfillshme. Vërtitemi rreth së njëjtës pikë, të njëjtat arsye shtyjnë dhe tërheqin, kështu e vrasim bukurinë e thellë. Vjen i lehtë si mjegull përfshirëse, u harruam rastësisë së lindur, humbas tek vjen si dëshirë në etje. Nuk ndalesh asnjëherë, kudo shpërndahesh duke sjellë harmoninë e shndritshme, në çdo lartësi më feksesh dhe më bën të të avitem. Formësojmë diçka të brishtë, që era e merr fluturimit të saj, kudo ku shfaqesh e gjen hijeshinë. Minutat kalojnë dhe nuk njohin kthim, sekondat mbushen padurimit të madh, asgjë nuk gjejmë e gjithçka e humbim.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s